QSA

Konferenca shkencore me temë: “Zhvillimet në shkencat e ligjërimit dhe lënda e gjuhës dhe e letërsisë në arsimin parauniversitar”

5 Korrik, 2019 Njoftime, QSA

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë organizon konferencën shkencore me temë: “Zhvillimet në shkencat e ligjërimit dhe lënda e gjuhës dhe e letërsisë në arsimin parauniversitar”.

Konferenca do të zhvillohet më datë 12 korrik 2019, ora 09:00, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.


Programi i konferencës.

“Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor”, ndërmjet Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Universitetit të Tiranës

4 Korrik, 2019 Njoftime

Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akad. prof. dr. Marenglen Verli dhe Universiteti i Tiranës, i përfaqësuar nga rektori prof. dr. Mynir Koni, nënshkruan një “Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë dhe kërkimit shkencor”, nëpërmjet të cilës, të dy palët bien dakord të bashkëpunojnë, për nxitjen e shkëmbimeve të shumanshme, në funksion të zhvillimit institucional. Kjo marrëveshje e nënshkruar midis dy institucioneve do të përfshijë: fushat akademike me interes të përbashkët, bazuar në parimet e barazisë dhe reciprocitetit; shkëmbimin e stafit akademik, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore; nxitjen, mbështetjen dhe realizmin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimi i arkivit të ASA-së, nga personeli akademik dhe studentët e UT.

Bashkëngjitur marrëveshja  e nënshkruar:

Marrëveshja e bashkëpunimit midis ASA dhe UT.

“Memorandumi i Mirëkuptimit për zbatimin e projekteve të përbashkëta”, ndërmjet Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Muzeut Historik Kombëtar

2 Korrik, 2019 Njoftime

Në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike, u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit për zbatimin e projekteve të përbashkëta”, ndërmjet Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Muzeut Historik Kombëtar.

Gjatë ceremonisë, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike akad. prof. dr. Marenglen Verli dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, theksuan se: Projektet që do të realizojnë, synojnë hapjen e ekspozitave të përkohshme, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar-Tiranë dhe në Akademinë e Studimeve Albanologjike, ku nëpërmjet dokumenteve arkivore, fotografive, objekteve, filmave dokumentarë dhe kronikave filmike, të japin një panoramë të përgjithshme për personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike të popullit shqiptar.

Në përfundim të fjalëve të rastit, të dy titullarët e institucioneve nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit.

“Kohësia/Temporaliteti, aspektualiteti dhe modaliteti në pikëvështrimet e gjuhësisë kognitive dhe studimi i këtyre kategorive të foljes në gjuhën shqipe” – ligjëratë e mbajtur nga prof. dr. Tomorr PLANGARICA

28 Qershor, 2019 Njoftime

Më 27 qershor 2019, në kuadër të veprimtarive shkencore të tipit  Lectorium, të planifikuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASA-së për vitin 2019, në sallën e bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë profesor Tomorr PLANGARICA mbajti ligjëratën e dytë të titulluar “Kohësia/Temporaliteti, aspektualiteti dhe modaliteti në pikëvështrimet e gjuhësisë kognitive dhe studimi i këtyre kategorive të foljes në gjuhën shqipe”.  

Përmes një vështrimi përgjithësues, ligjëruesi u përqendrua fillimisht në qasjet ndaj këtyre kategorive gjuhësore në mendimin gjuhësor të traditës (madje duke hedhur vështrimin qysh nga antikiteti e duke e ndjekur problematikën që shfaqet gjithnjë e më e pasur në mendimin gjuhësor në faza të ndryshme të evoluimit të tij, me arritje të rëndësishme në gjuhësinë strukturore e gjenerative).

Po ashtu ligjëruesi solli informacion edhe për përpjekjet me vlerë të gjuhëtarëve shqiptarë (brenda kufijve shtetërorë të Shqipërisë e përtej tyre, në Kosovë e më gjerë) në shqyrtimin e këtyre kategorive të foljes në gjuhën shqipe.

Por në mënyrë të veçantë ai u përqendrua në prurjet e sotme të teorive të të thënit e të gjuhësisë kognitive, ku vështrohet si një continuum raporti i pakundërshtueshëm mes perceptimit, kognicionit/njohjes dhe gjuhës/ligjërimit.

Duke theksuar përparësinë që sjell ndërdisiplinariteti në shqyrtimin e këtyre kategorive, ligjëruesi u përqendrua në disa aspekte e tregues parësorë që parashtrohen aktualisht për shqyrtimin e këtyre kategorive në gjuhën shqipe, të tillë si : nocionet e reja që çojnë natyrshëm në shqyrtimin e invarianteve dhe prototipeve kuptimore; vënia në dyshim e tezës dhe përcaktimeve tradicionale që mohojnë në shumë gjuhë aspektin; mbizotërimi i idesë që koha gramatikore dhe aspekti mbështeten mbi të gjithë lidhjen predikative dhe jo vetëm në predikatin leksikor; përdorimi i paraqitjeve figurale në shqyrtimin e kategorisë kohore-aspektore dhe invarianteve e organizimeve prototipike; rishikimi i konceptimit të analizës gjuhësore në lidhje me kohën; skemat përgjithësuese që mundësojnë pasqyrimin e fushave kognitive dhe raportet e varësitë që përvijohen mes tyre etj.

Më tej ligjëruesi u përqendrua  në raste konkrete të interpretimit të dukurive gjuhësore, duke u mbështetur në konceptet, metodologjitë dhe aparatin formalizues të përpunuar tashmë në kahje të caktuara të gjuhësisë kognitive, të cilat mund të përdoren në mënyrë të efektshme në shqyrtimin e këtyre kategorive në përdorimet gjuhësore të natyrave  e regjistrave të ndryshëm gjuhësorë në gjuhën shqipe.

Në përfundim të ligjëratës, diskutuesit shtruan nevojën e vijimit të interesimeve në këtë hulli shqyrtimi, si dhe të shtrirjes së këtyre informacioneve, koncepteve, metodave e modeleve të analizës në mjediset universitare e te mësuesit e gjuhës shqipe.

“10 vjet Java e Albanologjisë”

27 Qershor, 2019 Njoftime

Më 17-19 qershor 2019, në  ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë zhvilloi punimet Konferenca Ndërkombëtare “10 vjet Java e Albanologjisë”, në të cilën morën pjesë studiues të albanologjisë nga mbarë trojet shqiptare. Përveç seancës plenare, veprimtaria shkencore ishte organizuar në 5 sesione, ku u trajtuan tematikat e mëposhtme:

  1. Gjuhësi: “Probleme të shqipes standarde në komunikimin e shkruar dhe të folur sot”
  2. Letërsi: “Tregimi në letërsinë shqipe”
  3. Folklor: “Festivalet folklorike, folklori, folklorizmi dhe audienca”
  4. Etnologji: “Lufta, konfliktet dhe kultura në Kosovë – vështrime etnologjike”
  5. Histori: “Problematika e gjeografisë historike në hapësirat albanofone”.

Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike, u paraqitën në këtë veprimtari me kumtesat e mëposhtme:

  • Prof. dr. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe letërsisë, paraqiti kumtesën me titull: “Leksikografia dialektore dhe komunikimi i sotshëm gjuhësor (Rreth vlerave të Fjalorit të fjalëve dhe të shprehjeve të Kosovës të Q. Muratit)”.
  • Prof. dr. Artur Lama, studiues pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, paraqiti kumtesën me titull: “Rreth disa vlerave leksiko-kulturore të Fjalorit të fjalëve dhe shprehjeve të Kosovës (2018)”.
  • Dr. Virion Graçi, paraqiti kumtesën me titull: “Paradigma të fatit njerëzor në prozën e shkurtër të Ramis Gjinit”.
  • Dr. Rovena Vata, paraqiti kumtesën me titull: “Tregimi shqip dhe formacionet stilistike në veprën “Hi dhe Shpuzë” të Mithat Frashërit”.
  • Prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, paraqiti kumtesën me titull: “Gurt’ e kufinit: Të jetuarit në situata liminale”.
  • Prof. dr. Pëllumb Xhufi, studiues pranë Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Të dhëna të reja mbi proceset e asimilimit etnik e të rrudhjes hapësinore të popullit shqiptar”.
  • Akad. prof. dr. Marenglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, paraqiti kumtesën me titull: “Situata demografike, etnike, fetare dhe ekonomike në Kosovë, në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.
  • Dr. Ardian Muhaj, studiues pranë Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Mbi zanafillën dhe domethënien gjuhësore e historike të emërtimit Dukagjin”.
  • Prof. asoc. dr. Evalda Paci, studiues pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, paraqiti kumtesën me titull: “Çështje të receptimit të elementeve të gjeografisë kishtare në një traditë studimesh dhe botimesh albanologjike”.
  • Prof. asoc. dr. Edmond Malaj, studiues pranë Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Kontributi i Konstantin Jireçekut për gjeografinë historike të trojeve shqiptare kryesisht gjatë Mesjetës”.
  • Kandidate Dr. Blerina Kuqi, paraqiti kumtesën me titull: “Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” dhe administrata fetare në të, gjatë pushtimit Italian”.
  • Kandidate Dr. Jorina Verli, paraqiti kumtesën me titull: “Shqiptarët në trevat shqiptare veri-lindore nën pushtimin bullgar të vitit 1941”.

 

Java e Albanologjisë

26 Qershor, 2019 Njoftime

Në kuadër të “Javës së Albanologjisë” , organizuar nga Instituti Albanologjik, Prishtinë, u mbajt edhe një seksion shumë i rëndësishëm kushtuar etnologjisë.

Me dt. 18. 06. 2019, prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë, mbajti kumtesën “Gurt’ e kufinit: Të jetuarit në situata liminale”. Në këtë fjalë u diskutua për jetën në zonën kufitare Shqipëri-Kosovë, përkatësisht për mënyrën se si “zona kufitare” mund të analizohet si një areal etnografik, mbi të cilën mund të ngrihen pyetje antropologjike se si u ushtrua jeta në kuadër dhe përkundrejt politikave shtetërore. Mbajtja e këtij fokusi, ndihmon për të qëmtuar, jo thjesht raportet e pushtetit në nivel mikro apo në skaje, por edhe për të qëmtuar raportin në mes anës strukturore përvijuar në nivel shtetëror dhe përtej, si dhe për të parë praktikën. Prej këtu, mund të shtrohen pyetje për efektet sociale e kulturore të të jetuarit në këtë zona kufitare. Por përtej sensit konkret të vendosjes së kufirit në mes dy shteteve, një analizë e historive shtetërore në nivel të zonave kufitare, ndihmon për të shqyrtuar zonat e tjera kufitare krijuar në rendin simbolik, zona ku ndeshen kultura tradicionale me atë të projektuar nga shteti.

Falënderime për organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë takim.

“Kohësia/Temporaliteti, aspektualiteti dhe modaliteti në pikëvështrimet e gjuhësisë kognitive dhe studimi i këtyre kategorive të foljes në gjuhën shqipe”

24 Qershor, 2019 Njoftime

“Kohësia/Temporaliteti, aspektualiteti dhe modaliteti në pikëvështrimet e gjuhësisë kognitive dhe studimi i këtyre kategorive të foljes në gjuhën shqipe” – ky është titulli i ligjëratës që prof. dr. Tomorr PLANGARICA do të mbajë ditën e enjte, më 27.06.2019, në orën 10.00, në sallën e bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë, në kuadër të lectorium-ve të planifikuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Studimeve Albanologjike për vitin 2019.

Çështjet që do të trajtohen:

  • Kategoria gramatikore e kohës – ndër kategoritë që ka tërhequr më shumë vëmendjen e studiuesve të shqipes.
  • Vështrim (skematik) i tri etapave të trajtimit teorik të dukurive gjuhësore në mendimin gjuhësor perëndimor : prej gramatikave tradicionale (përmes qasjeve preskriptive), në strukturalizëm (përmes qasjeve deskriptive), për të arritur në analizat e diskursit dhe gjuhësinë kognitive, përmes qasjes kontekstualiste, enonciative dhe paraqitjeve mentale ikoniko-skematike.
  • Përpjekjet shqyrtuese pas gjuhësisë strukturore dhe asaj gjenerative që i lënë vend thëniepërftuesit në përshkrimet metagjuhësore. Tri gjuhësitë :
  1. Gjuhësia e UNË ose gjuhësia e subjektit folës ;
  2. Gjuhësia e UNË dhe TI ose gjuhësia e komunikimit ;
  3. Gjuhësia UNË-TI ose gjuhësia e dia-logëve.
  • Zbulimi i aspektit subjektiv në ligjërim dhe përqendrimi i vëmendjes edhe në procesin e përdorimit të gjuhës, në procesin pragmatik të të thënit.
  • Kohësia dhe aspektualiteti – objekt shqyrtimesh të veçanta në teorinë e enonciacionit dhe gjuhësinë kognitive.
  • Ndërdisiplinariteti si prirje për shqyrtime të thelluara të kategorive gjuhësore, mes tyre edhe të kohësisë dhe aspektualitetit.
  • Kohësia si koncept në evoluim në shqyrtimet shkencore.
  • Konceptet në shqyrtim – konceptet topologjike si mundësi shqyrtimi përgjatë formalizimit : dallimet aspektore mes gjendje, ngjarje, proces/procesus, intervale topologjike të vlefshmimit të lidhjeve predikative, invariant semantik, proces i të thënit, etj.
  • Referencialët kohorë fenomenalë dhe referencialët kohorë gjuhësorë.
  • Zbatimi i teorive të përftuara nga gjuhësia kognitive për studimin e kohësisë, aspektualitetit e modalitetit në gjuhën shqipe. Skemat përgjithësuese që mundësojnë pasqyrimin e fushave kognitive:
  1. Përvijimi kognitiv i një forme foljore ;
  2. Fushat e përvojës dhe mënyra dëftore ;
  3. Skema semantiko-kognitive e së tashmes së dëftores ;
  4. Skemat kognitive të kohëve të së shkuarës.

“Të studiosh poezinë si art i ligjërimit”, ligjëratë e mbajtur nga prof. Tomorr Plangarica

21 Qershor, 2019 Njoftime

Ditën enjte, më 20. 06.2019, në sallën e bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë prof. Tomorr Plangarica mbajti ligjëratën « Të studiosh poezinë si art i ligjërimit » (në vijim të veprimtarive (të tipit lectorium-e) të planifikuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë për vitin 2019).

Në ligjëratën e tij prof. dr. Plangarica synoi të vërë në dukje interesimet dhe kontributet e gjuhëtarëve të shquar, si Sosyri, Jakobsoni, Koseriu, Veinrihu, etj. në konceptualizimin e vetive dhe natyrës së diskursit poetik dhe, në mënyrë të veçantë, u përqendrua në veprën postum-e të E. Benvenistit  “Baudelaire” (2011), e cila synon të jetë një gramatikë poetike e ligjërimit poetik të Bodëlerit (madje,  si një mëtim edhe më i gjerë, kjo vepër synon të përvijojë një « fenomenologji të ligjërimit »).

Parashtrimet e bëra dhe argumentet e sjella nga ligjëruesi synonin të nxirrnin në pah nevojën për të parë e trajtuar në këtë tip të veçantë të diskursit natyrën ikonike të përftimit të tij dhe qartësimin e proceseve të analizës e interpretimit të tij, nisur nga ky parakusht. Rëndësi të veçantë ligjëruesi i kushtoi problemit : E pavetëdijshmja dhe evokimi në ngjizjen e mesazhit/tekstit poetik dhe qasjet konjitiviste në ndihmë të interpretimit të dukurive poetike.

Në parashtresën e bërë, prof. Plangarica u kujdes të kombinonte informacionet për qasjet e sotme  të natyrës teorike në shqyrtimin e kësaj problematike, me vështrimet e përvijuara historikisht, qysh nga antikiteti.

Prurjet teorike ligjëruesi i përdori më tej si mbështetje për përvijimin e një varianti leximi të poezisë Kristal të Ismail Kadaresë.

Problemet e parashtruara ngjallën diskutime mes studiuesve pjesëmarrës dhe dialogimet mes tyre theksuan nevojën për trajtesa të mëtejshme të kësaj problematike në mjediset tona shkencore.

Konferenca shkencore ndërkombëtare me temë: “Kosova – rruga drejt lirisë”

17 Qershor, 2019 Njoftime

Me 11 qershor 2019, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, u organizua në Prishtinë konferenca shkencore ndërkombëtare me temë: “Kosova – rruga drejt lirisë”. Kjo konferencë u organizua nga Instituti i Historisë  “Ali Hadri” në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike – Tiranë dhe Institutin e Trashëgimisë  Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Konferencën e përshëndeti rektori i ASA-së, akademik prof. dr. Marenglen Verli. Ndërsa drejtori i Institutit të Historisë akad. prof. dr. Beqir Meta mbajti fjalën e mbylljes. Gjithashtu, nga studiuesit e ASA-së u mbajtën këto kumtesa:

Akad. prof. dr. Beqir Meta paraqiti kumtesën me titull: “Një vështrim krahasues mbi ndërlidhjen midis faktorëve ndërkombëtarë dhe efektivitetit të rezistencës së shqiptarëve të Kosovës në shekullin e fundit”.

Akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Çështja e Kosovës dhe stabiliteti i shtetit shqiptar gjatë shek. XX”.

Prof. dr. Hamit Kaba paraqiti kumtesën me titull: “Kosova dhe politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1998-2008”.

Prof. asoc. Afrim Krasniqi paraqiti kumtesën me titull: “Kosova në aktet zyrtare të shtetit shqiptar, 1991-2018”.

 

Takimi me temë: “Lahti International Writers’ Reunion – LIWRE”

17 Qershor, 2019 Njoftime

Në datat 14 dhe 15 qershor 2019, dr. Arian Leka, studiues i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në takimin me temë: “Lahti International Writers’ Reunion – LIWRE”.
Duke filluar që nga vitit 1963, më shumë se një mijë autorë, studiues e shkrimtarë – mes tyre disa laureatë të Çmimit Nobel, – kanë marrë pjesë në bienalen unike “Lahti International Writers’ Reunion – LIWRE.” Ky forum i debatit ndërkombëtar mbi letërsinë, fton autorë, studiues, poetë, eseistë e prozatorë, të shkëmbejnë mes tyre dhe të ndajnë me një publik të gjerë dhe aktiv, mendime e ide, duke krijuar dhe zgjeruar kontakte mes kulturave dhe duke ofruar përvoja mbi shkrimin letrar apo mënyrat e studimit të letërsisë bashkëkohore etj.

Dr. Arian Leka u paraqit në “Lahti International Writers’ Reunion – LIWRE” me artikullin me temë: “Erasing the Other from the Weather Map”, duke u ndalur më së shumti në temat e përjashtimit të “Tjetrit” nga kultura, mbi kulturën e “Tjetërsimi”, tezën nacionaliste të eksperimentimit puritan mbi “letërsitë e vogla” dhe “luftën” absurde të spastrimit të gjuhës së “kulluar” letrare nga ndikimet dhe huazimet e çdo forme (oriantalizma, oksidentalizma, globalizma etj), mbi krijimin e një “gjuhe të (s)pastruar” shqipe, përfytyrimine gjuhës si një kamp përqendrimi, në të cilin nuk ka vend për të ndryshmin dhe të huajin, mbi fjalët klandestine dhe fjalët emirante në trupin e gjuhëve ballkanike si dhe çështje të urrejtjes kulturore dhe armiqësimit të kulturave fqinje.

Vëmendje të veçantë për pjesëmarrësit solli edhe ligjërata e dr. Arian Lekës mbi vonesat në proceset shoqërore dhe mbi fenomenin vonesë në kultura dhe sidomos në letërsi: Kësaj teme autori shqiptari i kushtoi pjesën hyrëse të ligjëratës, i titulluar “Pesë minuta vonesë në histori.”
Në fund dr. Arian Leka paraqiti edhe dy dokumente që dëshmojnë forma të marrëdhënies në distancë mes shoqërisë finlandeze dhe asaj shqiptare. Bëhet fjalë për dy tekste botuar përkatësisht në “Demokratia”, e vitit 1929, kur mendimtari Branko Merxhani sjell në vëmendje sistemin arsimor dhe atë politik finlandez, duke shkruar: “Të gjitha vendet e qytetëruara i kanë dhënë rëndësinë më të madhe shkollave fillore, duke i quajtur këto si guri themelor të jetës edukative kombëtare. Një komb nuk mund të jetë i sigurtë për të ardhmen e tij pa organizuar një ushtri ideale e të fortë mësuesish. Statuti i një Shteti të ri si Finlanda, qytetarëve analfabetë u ka mohuar të drejtat politike.”
Dokumenti i dytë që dr. Arian Leka paraqiti përballë publikut finlandez lidhet me një artikull të botuar po në “Demokratia”, e vitit 1932, ku sërish Branko Merxhani i referohet Johan Vilhelm Snellman-it, filozofit, burrit të shtetit dhe njërit prej krijuesve të Finlandës moderne. Duke ia drejtuar jo pa pikëllim shqiptarëve të 87 viteve më parë Merxhani shkruan se ne shqiptarët janë “një popull i vogël si finlandezët dhe s’kemi tjetër mjet për të mbrojtur veten përveç sa ta çlirojmë popullin tonë nga skllavëria dhe errësira e paditurisë. Vetëm një kulturë kombëtare dhe një qytetërim, më i lartë nga ai që kanë fqinjët tonë, do të mundin të sigurojnë të ardhmen tonë!”
Ndërkohë, për të cilësuar rolin e intelektualit në shoqëri autori sjell fjalët e J. V. Snellman-it, ku mes të tjerash shkruhet: “Intelektual nuk do të thotë të veshëç roba të modës, kapello të kohës dhe kollaro që shkëlqen. Grupi intelektual është si truri i një populli. Kombi nuk ju mësoi që të merni një rrogë të majme dhe të dëfreni mbrëmanet nëpër kafenetë, duke lojtur kartëra dhe domino. Të gjithë të diturit e kanë për detyrë të përpiqen për lartësimin e arsimit kombëtar, për të sgjuar ndërgjegjen kombëtare dhe për të forcuar vullnetin kombëtar. Mësouni fshatarëvet, puntorëvet dhe klasavet të varfëra të qyteteve një mënyrë më të mirë për të jetuar!”
Pjesë të zgjedhura nga artikulli i dr. Arian Lekes në gjuhët finlandezë dhe angleze u publikuan dhe mund të lexohen në linqet në vijim.

https://www.liwre.fi/…/uploa…/2019/06/1ArianLekaSUOMEKSI.pdf

https://www.liwre.fi/…/uploa…/2019/06/1ArianLekaENGLANTI.pdf

Përveç pjesëmarrjes në bienalen unike “International Writers’ Reunion 2019” dr. Arian Leka dha edhe një intervistë për gazetaren Erja Toumaala, e cila u transmetua përmes valëve të stacionit publik të radios finlandeze YLE, që mund të ndiqet në këtë link.

https://areena.yle.fi/1-50142779?autoplay=true

Konferenca ndërkombëtare me titull: “Mulla Idriz Gjilani me bashkëluftëtarë në mbrojtje të Shqipërisë etnike”

17 Qershor, 2019 Njoftime

Në datat 14-15 qershor 2019, dr. Hasan Bello, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me titull: “Mulla Idriz Gjilani me bashkëluftëtarë në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe  Klubi i Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega Gjilan. Kjo konferencë u mbajt për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe 70-vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit.

Dr. Hasan Bello u paraqit në këtë konferencë me kumtesën me titull: “Ristrukturimi dhe unifikimi i bashkësisë islame në vitet e Luftës së Dytë Botërore”.

Ligjërata me temë: «Të studiosh poezinë si art i ligjërimit»

14 Qershor, 2019 Njoftime

Në vijim të veprimtarive (të tipit lectorium-e) të planifikuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë për vitin 2019, ditën enjte, më 20.06.2019, në orën 10.00, në sallën e bibliotekës së Institutit të Arkeologjisë në godinën qendrore të ASA-së, prof. dr. Tomorr Plangarica do të mbajë ligjëratën «Të studiosh poezinë si art i ligjërimit».

Ligjërata do të përqendrohet në këto çështje kryesore :

  • Mbi qasjet e sotme ndaj tekstit letrar, në veçanti atij poetik, nga shkencat e ligjërimit.
  • Prania e ndërdisiplinaritetit në shqyrtime si vlerë dhe domosdoshmëri: koncepte dhe metodologji të përftuara tashmë në këtë kontekst ndërdisiplinor.
  • Natyra e raporteve të përvijuara mes tekstit poetik e gjuhësisë në historinë e njëqind vjetëve të fundit.
  • Interesimet e gjuhëtarëve të shquar për tekstin poetik: Sosyri, Benvenisti, Jakobsoni, Koseriu, Vainrihu.
  • Fushat e gjuhësisë në të cilat poezia mundëson të hapen perspektiva te reja : sintaksa, semantika, pragmatika.
  • E pavetëdijshmja dhe evokimi në ngjizjen e mesazhit/tekstit poetik dhe qasjet konjitiviste në ndihmë të interpretimit të dukurive poetike.
  • Prurjet e Emil Benvenistit dhe Mark Dominicisë për rikonceptualizime të raporteve mes gjuhësisë dhe tekstit poetik në lidhje me:
  • shenjën gjuhësore si njësi semiotike për ligjërimin e zakonshëm që shenjon realitetin, dhe «shenjën poetike», njësinë e ligjërimit poetik, si njësi semantike për ligjërimin poetik (që Benvenisti e emërton ligjërimi ikonik, që referon jo në «realitet», pornë «vizionin poetik të realitetit», pra në vend tëshenjues/i shenjuar/objekt (signifiant/signifié/referent), do të kemi evokues/i evokuar/emocion (evocant/evoqué/emotion nistor) – eicasme/eicastique;
  • rikonceptualizimin e rikuptimësimin e termit « ikonë », për ta përshtatur për reflektimet mbi ligjërimin ( term që së bashku me termat e tjerë klasikëimazh, simbole shenjë përdoren sidomos për çështjet e të paraqiturit);
  • ligjërimin si imazh jo në mënyrë metaforike, por si raport i të paraqiturit – në këtë kuptim « ikona » e përcakton këtë raport (në teorinë e ligjërimit sipas Benvenistit nuk ka dallim mes një të shikuari dhe një të thëni, sepse përvoja e botës është përvojë gjuhësore – nëse ikona është një mënyrë e të thënit, ajo është po ashtu një mënyrë e të shikuarit, një mënyrë e të përjetuarit).
  • funksionin kognitiv të poezisë;
  • autotelicitetin e supozuar të tekstit poetik;
  • statusin e së vërtetës të teksteve fiksionale ose poetike;
  • efektin poetik të realizuar përmes strukturës së dyfishtë (organizimit gjuhësor dhe organizimit poetik).

Përmes një varianti leximi të poezisë «Kristal» të I. Kadaresë do të argumentohet vlera praktike, zbatuese, e prurjeve teorike në shkencat e ligjërimit për interpretimin e tekstit poetik. Në veçanti do të ngulmohet se:

  • pothuajse të gjitha veprat e shquara të fiksionit transmetojnë një «mesazh ose mesazhe» që janë transmetuar nga teksti, por që nuk janë në tekst (Searle);
  • ngjizja gjuhësore e tekstit të poezisë «Kristal» është pasqyruese e operacioneve mendore që nxiten nga një gjendje emocionale e caktuar, nga e pavetëdijshmja që më tej mundëson formësimin e një «realiteti» poetik me konture e natyrë të caktuar;
  • përzgjedhjet gjuhësore dhe struktura poetike e përftuar në poezinë «Kristal» ndjekin linjën e kalimit të natyrshëm të interpretimit të brendshëm që pësojnë ndijimet a ndjesitë e përlindura, për t’i konkretizuar, duke u bartur në konceptet e gjësendeve në të cilat ato fshihen.

Janë, më së paku, tre faktorë që mundësojnë interpretimin e poezisë «Kristal»:

  1. prirja e natyrshme e lexuesit për t’iu përafruar paraqitjeve mendore të thëniepërftuesit në tekst;
  2. përftimi i kuptimeve të reja si pasojë e konceptimeve të rimodeluara nga nxitja e asosacioneve të pranishme në thurimën poetike (ikonizimi dhe evokimi si procede që ngjizin tekstin e mundësojnë interpretime të tij);
  3. lidhja e veçantë që përftohet në skenën thënësore me realen/referentin, jo si lidhje përshkruese, por evokuese, abstraktuese, jo për të gjetur një referent të drejtpërdrejtë, por më shumë një rrjet të hapur asosacionesh (e vërteta semantike dhe e vërteta paraqitëse).

Prezantohet botimi me titull: “VARREZA E PERIUDHËS ROMAKE NË DURRËS”

6 Qershor, 2019 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik, prezantuan botimin me titull: “VARREZA E PERIUDHËS ROMAKE NË DURRËS”, i cili ishte një detyrim për të përmbyllur ciklin, nëpër hallkat e të cilit kalon një gërmim i plotë arkeologjik. 


Prof. dr. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës dhe znj. Rudina Zoto, drejtoreshë e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik gjatë fjalës së tyre përshëndetëse përgëzuan autorët për punën e kryer.


Arkeologët e Institutit të Arkeologjisë: Eduard Shehi, Brikena Shkodra-Rrugia, Belisa Muka, Saimir Shpuza, Sabina Veseli si dhe studiuesit e rinj Ulsi Tota e Marlon Koçi, kanë arritur që në një kohë të shkurtër të realizojnë studime cilësore të kategorive të ndryshme të gjetjeve arkeologjike. 


Nëpërmjet studimeve të tyre arkeologët kanë synuar dhënien e një informacioni të plotë mbi gërmimin e realizuar në këtë zonë si: tipologjinë e varreve të gjetura, përshkrimin e tyre dhe datimin, katalogun e plotë të gjetjeve: gjetjet prej qelqi, objektet prej qeramike, dy mbishkrimet e periudhës perandorake romake, monedhat, gjetje të tjera të imëta, analizën antropologjike, si dhe hapat e ndërmarra për konservimin e tyre. Të tjera trajtime më të detajuara apo çështje të shkëputura nga tërësia e gjetjeve besojmë se do të pasojnë në të ardhmen duke shtuar më tej njohuritë mbi këtë gërmim dhe varrezë antike.

Ndarja e Çmimeve Shkencore Kombëtare 2018

5 Qershor, 2019 Njoftime

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt sot, ceremonia e ndarjes së Çmimeve Shkencore Kombëtare 2018. 

U vlerësua me çmimin “Çabej” vepra: “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, e botuar nga Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, me autorë: Beqir Meta, Dritan Egro, Halim Purellku, Hasan Bello, Iljaz Gogaj, Ledia Dushku, Marenglen Verli, Marenglen Kasmi, Muin Çami, Xheladin Shala.

Ndarja e Çmimeve Shkencore Kombëtare 2018

5 Qershor, 2019 Njoftime

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt sot, ceremonia e ndarjes së Çmimeve Shkencore Kombëtare 2018. 


Prof. asoc. dr. Belisa Muka, studiuese e Institutit të Arkeologjisë (pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike) dhe prof. asoc. dr. Giuseppe Leppore u vlerësuan me çmimin “Kërkuesi i ri më i suksesshëm”, për veprën: “La necropoli di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane”.

 

Promovimi i botimit: “VARREZA E PERIUDHËS ROMAKE NË DURRËS”

5 Qershor, 2019 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik, ju ftojnë të merrni pjesë, në promovimin e botimit: “VARREZA E PERIUDHËS ROMAKE NË DURRËS” .

Promovimi do të zhvillohet ditën e enjte, me datë 6 qershor 2019, ora 09:30, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ju mirëpresim!

Seminari i Antropologjisë

3 Qershor, 2019 Njoftime

Më datë 30 maj 2019, prof. asoc. dr. Evalda Paci mori pjesë në Seminarin e Antropologjisë, të organizuar nga Departamenti i Antropologjisë i Fakultetit Filozofik, në Universitetin e Prishtinës. Prof. asoc. dr. Evalda Paci u paraqit me ligjëratën me titull: “Antropologji e antikitetit përmes nocionesh dhe emërtesash themelore të botës latine e romake(vështrim gjuhësor, historike krahasues)”. Në këtë ligjëratë u parashtruan një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me historinë e qytetërimit romak dhe reflektimin e elementeve bazë të tij përmes veprave të letërsisë së shkruar latine, të shqipëruara në disa variante dhe nga klasicistët tanë më të mirë. Rimarrja e një sërë emërtesash që pasqyrojnë jetëgjatësinë e mjaft koncepteve dhe mbijetesën e aspekteve të organizimit të një qytetërimi të konsoliduar gradualisht e që la gjurmë të hershme në psiken e popujve evropianë, analizimi i materialeve burimore që sillen përmes korpuseve juridike të mesjetës dhe konsiderimi i referencave themelore që vijojnë të jenë të tilla dhe sot e kësaj dite për studiuesit e periudhave kryesore të historisë së Romës, qenë disa nga argumentet që u trajtuan në këtë ligjëratë.

Terminologjia e së drejtës romake dhe mbijetesa e mjaft emërtimeve nga kjo fushë u analizua përmes shembujsh që konkretizohen dhe në tekste specifike në gjuhën shqipe. Proverbialiteti qe gjithashtu një linjë që u ndoq me shembuj tipikë nën synimin për të nënvizuar dhe format unike të transmetimit të mendimit dhe të pikëpamjeve të autorëve latinë mbi aspekte themelore të mënyrës së jetesës në Romën e lashtë, përfshirë dhe disa gjini shkrimore e letrare që u përuruan në periudha kyçe të zhvillimit të qytetërimit përkatës.

Pas ligjëratës pati dhe diskutime e reflektime me vlerë mbi rëndësinë e studimit të gjuhës e të kulturës latine në universitetet shqiptare e në veçanti në drejtime studimi specifike siç janë arkeologjia, antropologjia dhe studimet mbi antikitetin.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

30 Maj, 2019 Njoftime

Departamenti i Etnologjisë (IAKSA) në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare njofton për takimin e radhës të seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, në datën 31 maj 2019, ora 17:00, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare.

E ftuar,  dr. Linda Gusinë, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, pjesë e Departamentit të Sociologjisë në Fakultetin Filozofik.

Abstrakt

Prezantimi synon të shpalosë angazhimin e grave në proceset politike dhe dukshmërinë e tyre në sferën publike përgjatë viteve ‘90 në Kosovë. Në frymën e protestave paqësore, gratë aktiviste ishin të parat që reaguan dhe u mobilizuan ndaj përshkallëzimit të dhunës që mori hov në ato vite. Ashtu siç kanë dëshmuar hulumtimet e vetëdijshme për veçoritë gjinore, gratë dhe burrat marrin pjesë në mënyra të ndryshme në projektin e shtet-formimit. Ndërlidhja e kombit me gjininë, nuk ka qenë gjithmonë e dukshme në ligjërimin, analizën dhe kërkimet mbi kombet, megjithatë kombet nuk janë neutrale ndaj gjinisë. Roli i grave në projektet kombëtare shpesh përshkruhet si simbolik, pasi gratë supozohet të kenë mishëruar kufijtë dhe nderin e kombit.

Në Kosovë, ligjërimi i amësisë ka qenë qendror mes grave politikisht të angazhuara në rezistencë paqësore. Shfrytëzimi i konceptit dhe simbolikës së amësisë si formë e mobilizimit të grave përshtatej me filozofinë e përgjithshme të rezistencës paqësore dhe idiomat kombëtare në përgjithësi. Në kontekstin e Kosovës, sfera private dhe familja ishin më së shumti strehë e konsolidimit të rezistencës dhe jo hapësirë ku rishqyrtoheshin pabarazitë dhe padrejtësitë në të. Kjo krijoi përvoja që e dallojnë Kosovën nga vendet tjera në rajon duke krijuar mundësi të reja të mobilizimit të grave. Kufizimet e imponuara jo vetëm nga shoqëria tradicionale, por edhe nga sistemi shtypës, gjithashtu patriarkal, e bëjnë këtë pozicion të shfrytëzueshëm. Edhe pse ky mobilizim nuk është domosdoshmërisht për gruan dhe në emër të gruas, ai ka krijuar agjensi dhe ka shtruar rrugën për lëvizje të grave në Kosovë. Përderisa sot, lëvizjet feministe ngjallin globalisht shpresën e krijimit të asaj që Nancy Fraser e quan “kontrapublikja subalterne”, kërkimet dhe dokumentimet rreth rezistencave lokale krijojnë hapësira kujtese mbi proceset e caktuara historike dhe sociale dhe mënyrat e ndryshme se si gratë janë përvijuar jo vetëm në rrafshin simbolik të sakrificës dhe kujdesit për kombin, por edhe si subjekte që flasin.

Biografi

Dr. Linda Gusia është ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, në Departamentin e Sociologjisë. Interesi i saj kërkimor përfshin çështjet që lidhen me gjininë, nacionalizmin në kontekstin e konfliktit dhe luftës, kujtesën, hapësirën publike dhe nocionin e përfaqësimit. Në hulumtimin e saj doktoral, Dr. Gusia rishikon lidhjen komplekse mes gjinisë dhe nacionalizmit, duke nisur nga aktivizmi i grave në lëvizjen paqësore përgjatë viteve ’90 e deri te dhuna seksuale si strategji lufte, për të rishikuar kështu politikat gjinore bashkë me përfaqësimet e tyre vizuale dhe tekstuale. Gusia përfundoi studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinës (2016), pas një MA në New York University (2003). Linda, është bashkëthemeluese e Programit për Studime dhe Hulumtime Gjinore në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Së fundmi, projekti i saj kërkimor mbi reflektimin rreth sistemit paralel të arsimit gjatë viteve ’90 në Kosovë, ndërtimin e Muzeut të Edukimit dhe kujtesën e digjitalizuar është mbështetur nga AHRC – Këshilli Hulumtues i Arteve dhe Humaniteteve në Mbretërinë e Bashkuar.

Thirrje për referime në tryezat shkencore   “SHQIPËRIA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE, NË DISA PERSPEKTIVA”

29 Maj, 2019 Njoftime

Thirrje për referime në tryezat shkencore “SHQIPËRIA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE, NË DISA PERSPEKTIVA”, të organizuara nga Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Historia e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një periudhë e afërt, dhe jo vetëm, mbetet ende edhe sot një subjekt i ndjeshëm në politikë, në historiografi dhe në përgjithësi në jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare. Mjafton të përcjellësh televizionet dhe gazetat e përditshme, të cilat kulmojnë me debatet që rizgjohen herë pas here, të duket sikur flitet për ngjarje në proces dhe jo për një histori të 75 viteve të shkuara.

Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri pati zhvillime dhe degëzime mjaft interesante. Ajo ndryshoi statusin juridiko-kushtetues të shtetit shqiptar, ndryshoi në mënyrë të njëanshme kufijtë e Shqipërisë dhe për herë të parë pas Shpalljes së Pavarësisë së saj, pjesa më e madhe e territoreve të banuara nga shqiptarë u bashkua nën një administratë unike. Rrjedhojat politike, sociale, psikologjike të këtij bashkimi të shqiptarëve në ato vite lufte kanë nevojë të elaborohen më tej, përtej klisheve, por edhe mitizimeve, p.sh. si ndryshoi qasja e nacionalizmit shqiptar- tradicionalisht mbrojtës, nën propagandën e pushtuesve dhe mori aty-këtu edhe karakter agresiv? A mbetën Aleatët e luftës edhe Aleatë të paqes ndaj Shqipërisë? Cilët ishin problemet e pasluftës që zunë fill dhe u shtruan për zgjidhje qysh në vitet e luftës? Sa emocionale dhe sa realiste ishin aspiratat e shqiptarëve për të zgjidhur çështjen e tyre kombëtare-territoriale?

Sot, shoqëria shqiptare, në nivele të ndryshme të saj, i ka zgjeruar njohuritë për përmasat reale të LDB në Shqipëri; ajo është ballafaquar me karakterin selektiv të historiografisë zyrtare shqiptare të periudhës komuniste, dhe për më tepër interesimi i saj për të njohur historinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë ashtu siç ka ndodhur, ka ardhur gjithnjë në rritje. Ky interesim ka qenë një shtysë e fortë për ne historianët për të dhënë ndihmesën tonë të specializuar në debatin publik televiziv apo të shkruar sa herë ka lindur nevoja. Një varg subjektesh të LDB, të cilat deri në fund të viteve ’80 konsideroheshin ‘tabu’, sot nuk janë më të tilla. Historianët shqiptarë kanë analizuar dhe tërhequr një varg konkluzionesh për ngjarje dhe procese të rëndësishme si: Përse dështoi marrëveshja e Mukjes; çfarë solli dështimi i saj; a kishte luftë civile në Shqipëri; cili ishte raporti ndërmjet pavarësisë së Shqipërisë – Komandës gjermane – Rezistencës kundër pushtuesit nazist; a ka ndërthurje midis luftës çlirimtare dhe luftës për pushtet; a ishin të lirë shqiptarët të vendosnin për fatin e tyre, dhe, në ç’shkallë ndikoi faktori ndërkombëtar në statusin e tyre të ardhshëm politik? Për këto çështje dhe të tjera, historianët shqiptarë po kryejnë studime të thelluara dhe në plan krahasues edhe me kolegët e tyre në shtete të ndryshme. Edhe ky proces ka ridimensionuar një varg tezash të historiografisë shqiptare.

Në përpjekje për të dhënë kontribut mbi këto tematika, do të organizohen katër tryeza shkencore, secila nga të cilat do të ketë dy referate kryesore, të shoqëruara nga diskutime dhe debate.

Tematikat për tryezat shkencore do të jenë si më poshtë:

A. Rezistenca e shqiptarëve dhe karakteri i saj (do të organizohet më 20 shtator 2019):

Rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kontributi i forcave politike e ushtarake që e zhvilluan atë është shndërruar në një nga temat më interesante dhe më të nxehta në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Tryeza do të fokusojë debatin mbi disa çështje të ndjeshme për historiografinë dhe publikun shqiptar, të tilla si:

  • Karakteri i rezistencës së shqiptarëve dhe qëllimet e forcave politike që e drejtuan atë, platformat, qëllimet, organizimi dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre;
  • A ishte lufta e shqiptarëve nacionalçlirimtare apo thjesht çlirimtare, a ishte luftë civile apo çlirimtare apo të dyja bashkë;
  • Cili ishte roli i vërtetë i Ballit Kombëtar dhe i Legalitetit në luftën e popullit shqiptar dhe çfarë raportesh kishin ata me pushtuesin dhe qeveritë e tyre kukull;
  • A ishte qëndrimi i forcave politike ndaj çështjes kombëtare shqiptare shkaku për përplasjen mes tyre, apo ishte thirrja drejt pushtetit që nxiti armiqësitë ndërmjet tyre?
  • Çfarë ka të përbashkët dhe të veçantë rezistenca e popullit shqiptar me atë të popujve jugosllavë e grekë?
  • Çfarë vendi zë rezistenca e shqiptarëve në rezistencën e popujve ballkanikë e më gjerë?

B. Marrëdhëniet me Aleatët e Mëdhenj (Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik) (do të organizohet më 4 tetor 2019)

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si asnjëherë tjetër në historinë moderne, shqiptarët patën mbështetjen materiale e morale të Aleatëve të  Mëdhenj, në veçanti të Britanisë së Madhe dhe   të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli i Britanisë së Madhe ishte më evident për shkak të interesave të saj të veçanta në Ballkan. Ajo  u angazhua direkt në Shqipëri përmes misioneve, ndihmave dhe furnizimeve me karakter ushtarak. Gjithsesi ka ende vend për të diskutuar mbi qëndrimin e Aleatëve të Mëdhenj ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore duke u përpjekur t’i japim përgjigje tematikave të tilla si:

  • Cili ishte qëndrimi i Aleatëve të Mëdhenj ndaj statusit, pavarësisë dhe kufijve të shtetit shqiptar;
  • Cilat ishin arsyet që ata nuk pranuan të mbështetnin dhe njihnin një qeveri shqiptare në mërgim; pse nuk i njohën qeveritë e Frontit Nacionalçlirimtar, të dala nga Kongresi i Përmetit apo Mbledhja e Beratit;
  • Pse shqiptarët nuk u njohën juridikisht si vend anëtar i Koalicionit të Kombeve të Bashkuara;
  • Cila ishte pesha reale e ndihmave britanike për lëvizjen e rezistencës në Shqipëri;
  • A i favorizuan britanikët forcat e Lëvizjes Nacionalçlirimtare gjatë luftës dhe, a ndikuan në fitoren e tyre në mbarim të luftës?
  • Si dhe sa ndikoi ideja e zbarkimit të Aleatëve në Shqipëri mbi forcat e rezistencës në Shqipëri?

C. Statusi juridiko-kushtetues i shtetit shqiptar gjatë pushtimit italian e gjerman dhe roli i elitës politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (do të organizohet më 17 tetor 2019)

Një numër jo i pakët i politikanëve shqiptarë me një histori të spikatur në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare dhe në artin, kulturën dhe arsimin kombëtar shqiptar, gjatë Luftës së Dytë Botërore pranuan bashkëpunimin me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Tryeza do të nxisë debatin mbi tematika të tilla si:

  • Cili është kuptimi mbi kolaboracionizmin;
  • A ishin “tradhtarë të atdheut” të gjithë politikanët shqiptarë që pranuan poste në administratën e pushtimit;
  • Cili është raporti midis ideologjisë dhe pragmatizmit të këtyre figurave?
  • Si duhet të trajtohen këto figura politikanësh në historiografinë e sotme shqiptare?
  • Si ndikuan veçoritë e politikave të pushtuesve italianë dhe gjermanë në sjelljen e elitave politike shqiptare?

Në këtë tryezë do të nxiten diskutimet për veçoritë e pushtimit gjerman në Shqipëri, duke e krahasuar atë me pushtimin italian dhe me disa vende të tjera të Ballkanit e të Evropës.

D. Shoqëria shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore (do të organizohet më 31 tetor 2019)

Krahas politikës, rezistencës dhe diplomacisë, Lufta e Dytë Botërore solli ndryshime në shoqërinë shqiptare. Pushtuesit italianë dhe gjermanë natyrshëm u përpoqën të ndikonin në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe të infiltronin në të jo vetëm ideologjitë, por edhe kulturën e vendeve të tyre. Rezistenca e shqiptarëve ndikoi në ndryshime thelbësore në mentalitetin e shoqërisë shqiptare. Ishte një nga rastet e rralla në historinë e shqiptarëve që vajzat e gratë u larguan nga shtëpitë dhe u përfshinë në rezistencën e armatosur. Jeta partizane krijoi kushte për një tjetër qasje ndaj marrëdhënieve njerëzore, por edhe artit dhe kulturës. Në këtë tryezë parashikohet të diskutohen çështje të tilla:

  • A ndikuan politikat e pushtuesve në jetën shoqërore në Shqipëri?
  • A ishte Lufta e Dytë Botërore një premisë për emancipimin e gruas shqiptare?
  • A ishin këngët partizane një mjet për indoktrinimin komunist të partizanëve shqiptarë, apo nxitje për ndjenjat patriotike të tyre?

Ju ftojmë të paraqisni propozimet tuaja për të referuar në tryezat shkencore që do të organizohen midis muajve shtator-nëntor 2019 mbi disa nga çështjet më të debatueshme e të nxehta të historisë politike, ushtarake, diplomatike e sociale të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke pasur parasysh kërkimet më të fundit të studiuesve shqiptarë e të huaj.

Studiuesi që propozon të marrë pjesë me referat duhet të saktësojë tryezën përkatëse. Propozimi duhet të përmbajë një abstrakt (jo më shumë se 350 fjalë) dhe një bio të shkurtër të studiuesit.

Propozimet duhet të paraqiten deri më 30 qershor 2019 në adresën e e-mail: gjon.borici@qsa.edu.al  

Referuesit fitues do të lajmërohen më 20 korrik 2019.

Referimet e përfunduara është e domosdoshme të dorëzohen 10 ditë para zhvillimit të tryezës shkencore, në mënyrë që pjesëmarrësit në diskutime të njihen me tezat mbi të cilat do të diskutohet.

 

 

 

Veprimtaria kulturore: “Muzeu dhe fondet etnografike: tradita dhe e ardhmja”

20 Maj, 2019 Njoftime

Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në bashkëpunim me ICOM Shqipëria, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, organizuan në datën 17 maj 2019, në sallën “Rrok Zojzi” pranë IAKSA-së, veprimtarinë kulturore: “Muzeu dhe fondet etnografike: tradita dhe e ardhmja”.


Në fokus të këtij aktiviteti ishte ligjërata e prof. dr. Afërdita Onuzit, një nga autoritetet më në zë të kësaj fushe. Vëmendja u përqendrua në rëndësinë dhe pasurinë e madhe të koleksionit etnografik të IAKSA-së dhe nevojën e ngutshme të përdorimit të këtij fondi për funksione muzeore, si një realitet i prekshëm dhe i vizitueshëm për një publik të gjerë.


Pas ligjëratës, të pranishmit vizituan edhe fondet e pasura arkivore në IAKSA.

Veprimtari shkencore në Fushë Arrëz

20 Maj, 2019 Njoftime
Më datë 18 maj 2019, në qytetin e Fushë Arrëzit u organizua ceremonia e përurimit të një memoriali dhe një veprimtari shkencore kushtuar krijimit të qeverisë provizore të Kimzës (Mirditë), ngjarje e cila daton më 27 prill 1911, ku morën pjesë autoritete të vendit.
 
 
Akademia e Studimeve Albanologjike u përfaqësua nga Rektori i ASA, akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe drejtori i Institutit të Historisë, akademik prof. dr. Beqir Meta.
 

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore: “FYTYRA E ‘ARMIKUT TË POPULLIT’ GJATË DIKTATURËS SË PROLETARIATIT NË SHQIPËRI 1944-1990”

18 Maj, 2019 Njoftime

Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Muzeun Historik Kombëtar organizuan Konferencën Ndërkombëtare Shkencore: “FYTYRA E ‘ARMIKUT TË POPULLIT’ GJATË DIKTATURËS SË PROLETARIATIT NË SHQIPËRI 1944-1990”.

Fjalimet përshëndetëse në hapjen e konferencës u mbajtën nga. znj. Gentiana Sula, Kryetare e AIDSSH; z Marenglen Verli, Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike;

znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës; z. Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE-së në Shqipëri; z. Johann Sattler, Ambasador i Republikës së Austrisë në Shqipëri; z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës Italiane në Shqipëri; z. Karol Bachura, Ambasador i Republikës Polake në Shqipëri; znj. Lymia Eltayeb, Përfaqësuese e përhershme e UNDP në Shqipëri; znj. Monika Bylaite, Drejtuese për çështjet Politiko-Ekonomike, Delegacioni Europian në Shqipëri; z. Agron Tufa, Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit; z. Bilal Kola, Drejtor i Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë; z. Petro Koçi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë:
Studiuesit e Institutit të Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
Prof. asoc. dr. Sonila Boçi paraqiti kumtesën me titull: “Disidentë pa disidencë: përsjatje mbi veçoritë e totalitarizmit në Shqipëri”;


Prof. dr. Ana Lalaj paraqiti kumtesën me titull: “Disidenca në Shqipëri”;
Dr. Gjon Boriçi paraqiti kumtesën me titull: “Kleri katolik shqiptar si imazh e simbol i perceptimit të armikut të popullit nga diktatura komuniste në Shqipëri”;


Prof. dr. Hamit Kaba paraqiti kumtesën me titull: “Iperializmi amerikan-armik i përhershëm i reagimit komunist në Shqipëri”;
Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi paraqiti kumtesën me titull: “Koncepti i “armikut” në aktet politike në fundin e vitit 1990 dhe fillimet e vitit 1991”.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve

16 Maj, 2019 Njoftime

Për çdo vit, në 18 maj – Ditën Ndërkombëtare të Muzeve – Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) organizon dhe koordinon aktivitete të larmishme kulturore dhe sociale që kanë në fokus rritjen dhe ndërgjegjësimin e publikut për rolin që luajnë muzetë në zhvillimin e shoqërisë. Tema e sivjetshme: “Muzetë si Qendra Kulturore: e ardhmja e traditës” është përqendruar në transformimin e vazhdueshëm të muzeve si qendra kulturore, të cilët janë vazhdimisht në kërkim të platformave të reja për të paraqitur koleksionet, historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në bashkëpunim me ICOM Shqipëria, organizojnë më datë 17 maj 2019, ora 11.00, në sallën “Rrok Zojzi” pranë IAKSA-s, veprimtarinë kulturore: “Muzeu dhe fondet etnografike: tradita dhe e ardhmja”. Në fokus të këtij aktiviteti është ligjërata e prof. dr. Afërdita Onuzi, një nga autoritetet më në zë të kësaj fushe. Tematika do të përqendrohet në rëndësinë dhe pasurinë e madhe të koleksionit etnografik të IAKSA-s dhe nevojën e ngutshme të përdorimit të këtij fondi për funksione muzeale, si një realitet i prekshëm dhe i vizitueshëm për një audiencë të gjerë.

Fondet etnografike të IAKSA-s do të shërbejnë në këtë ditë si qendër kulturore, informimi dhe dialogu dhe do të jenë të hapura për vizita, për t’i dhënë mundësinë publikut të gjerë të njihet nga afër me këtë thesar të trashëgimisë sonë kulturore.

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore: “FYTYRA E ‘ARMIKUT TË POPULLIT’ GJATË DIKTATURËS SË PROLETARIATIT NË SHQIPËRI 1944-1990”

14 Maj, 2019 Njoftime

Më datë 17 maj 2019, Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Muzeun Historik Kombëtar organizojnë Konferencën Ndërkombëtare Shkencore: “FYTYRA E ‘ARMIKUT TË POPULLIT’ GJATË DIKTATURËS SË PROLETARIATIT NË SHQIPËRI 1944-1990”. 
Konferenca do të zhvillohet pranë Muzeut Historik Kombëtar, duke filluar nga ora 09:30. 
Më poshtë gjeni programin e konferencës.

Programi i konferencës.


Jeni të mirëpritur!

Konferenca shkencore me temë: “Të integrojmë Shoqëritë përmes Harmonisë Fetare dhe Bashkëjetesës. Modeli Shqiptar”

9 Maj, 2019 Njoftime

Më datë 8 maj 2019, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, u mbajt konferenca shkencore me temë: “Të integrojmë Shoqëritë përmes Harmonisë Fetare dhe Bashkëjetesës. Modeli Shqiptar”, e organizuar nga Instituti i Bashkëpunimit për Integrimin dhe Zhvillimin, Muzeu Historik Kombëtar, Komunitetet Fetare të Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Institucionet Ndërkombëtare dhe Shqiptare të Arsimit të Lartë. Në këtë konferencë morën pjesë prof. dr. Pëllumb Xhufi dhe dr. Ardian Muhaj, studiues të Institutit të Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Prof. dr. Pëllumb Xhufi paraqiti kumtesën me titull: “Arsyet e bashkëekszistencës fetare të shqiptarëve” ndërsa,

dr. Ardian Muhaj paraqiti kumtesën me titull: “Harmonia e civilizimit ose civilizim i harmonizuar si një vlerë e trashëguar e shoqërisë shqiptare”.





 

Ligjërata e parë e ciklit Tragë

8 Maj, 2019 Njoftime

Në datën 07. 05. 2019, në sallën Rrok Zojzi nisi udhëtimin Tragë: Cikël ligjëratash rreth folklorit, traditës, arteve dhe trashëgimisë kulturore, organizuar nga Departamenti i Folklorit – IAKSA. Interesi për të eksploruar lidhjet konceptuale dhe ato të botës reale mes trashëgimisë kulturore, folklorit, traditës dhe arteve është në qendër të këtij cikli që synon të bëjë studiues të profileve të ndryshëm.

Ligjërata e parë e ciklit Tragë u mbajt nga prof. asoc. dr. Merita Bruci (Instutit i Gjuhësisë dhe Letërsisë). Studiuesja Bruci ligjëroi mbi Franqisk Anton Santorin, në një vit që përkon edhe me 200 vjetorin e lindjes së tij. Santori është një autor pak i njohur, por i studiuar prej shumë kohësh nga Merita Bruci, me kontribute të rëndësishme të natyrës filologjike, të botuara tanimë.

Në këtë kuadër, ajo bëri një hyrje mbi kontekstin social kulturor në të cilin punoi Santori dhe lidhjet e tij me figura të tilla si De Rada. Më pas paraqiti një panoramë të burimeve arkivore e gjendjes së studimeve. Në pjesën e tretë, ajo u ndal te Santori si mbledhës i lëndës folklorike, një punë që i shërbeu Santorit edhe si pikënisje për vepra të tjera letrare.

Sot kjo punë e Santorit na shërben për të eksploruar një pjesë të rëndësishme të jetës së arbëreshëve në shekullin e XIX dhe nga kjo pikëpamje, “vepra e tij mbetet ende për t’u zbuluar e hulumtuar”, theksoi në mbyllje të fjalës së saj, studiuesja Bruci.

Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën shkencore:  “SHQIPTARËT DHE NDËRKOMBËTARËT (1912-1926)” 

7 Maj, 2019 Njoftime

Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, marrëdhëniet e shqiptarëve me Fuqitë e Mëdha morën dimensione të reja. Ashtu sikurse kishte ndodhur edhe më herët me shtetet rishtare në Ballkan, Fuqitë e Mëdha ushtruan ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në krijimin dhe më tej, në ecurinë e shtetit të pavarur shqiptar. Gjeopolitika dhe gjeostrategjia e Fuqive të Mëdha ishte një faktor i rëndësishëm, që dukshëm shënjoi marrëdhëniet e shqiptarëve me ndërkombëtarët. Këto marrëdhënie rezultuan intensive dhe përcaktuese për çështjen kombëtare shqiptare dhe procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit.  

Si shtet ballkanik i krijuar më vonë se të tjerët, Shqipëria u përball me presionet, ndërhyrjet politike dhe ushtarake të shteteve fqinjë, çka hera-herës e bëri mbijetesën të vështirë, madje edhe të pasigurt. Në të tillë situatë, roli i faktorit ndërkombëtar rezultoi të ishte vendimtar në “paqësimin” e shqiptarëve me fqinjët.

Nga ana tjetër, rruga e mbijetesës dhe e konsolidimit të shtetit shqiptar kaloi përmes sfidave dhe dilemave të shumta me vetveten. Zhvillimet e brendshme shpeshherë turbulluese dhe me ndikim negativ në procesin e shtetndërtimit, e bënë gjithashtu të nevojshëm bashkëveprimin me ndërkombëtarët. 

Konferenca Shkencore “Shteti shqiptar dhe ndërkombëtarët në fillesat e tij”, që merr shkas nga përvjetori i krijimit të Principatës Shqiptare të Vilhelm Vidit (1914) dhe 100 -vjetorit të fillimit të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (1919), synon arritjen e objektivave të mëposhtme:

Së pari, nxitjen e studiuesve për të analizuar në mënyrë objektive procesin e ndërtimit të shtetit kombëtar, duke u fokusuar në aspektet historike, politike e diplomatike të tij;

Së dyti, analizimin e ndikimit të faktorit ndërkombëtar në ecurinë e çështjes kombëtare dhe të shtetit të pavarur shqiptar;

Së treti, nxitjen e debatit shkencor, lidhur me arsyet e pranisë aktive të faktorit të jashtëm, në çështjet e brendshme të politikës dhe emancipimit të shqiptarëve.

Historiografia shqiptare dhe studiues të huaj, kanë shënuar kontribute të rëndësishme, për sa i përket trajtimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha dhe ndërkombëtarët, në përgjithësi. Por historishkrimi është një proces i vazhdueshëm dhe asnjëherë fundor. Në këtë aspekt, organizimi i konferencës krijon mundësi për të sjellë kontribute të rëndësishme shkencore, për të bërë analiza, për të ngritur teza dhe hipoteza të reja, duke pasuruar trajtimet e mëparshme, por edhe mbajtur qëndrim kritik ndaj tyre.

Instituti i Historisë (Akademia e Studimeve Albanologjike) dhe Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë ju ftojnë të aplikoni për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore “Shqiptarët dhe ndërkombëtarët (1912-1926)”.

Konferenca do të mbahet në Tiranë, më 25 tetor 2019. Abstrakti duhet të përmbajë 250-300 fjalë dhe të paraqitet deri më 26 maj 2019, në adresën: institutihistorise@gmail.com. Pjesëmarrësit njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 8 qershor 2019.

Aktet e konferencës do të botohen gjatë vitit 2020.

Tematika orientuese e Konferencës:

  • Pavarësia e Shqipërisë dhe Fuqitë e Mëdha;
  • Çështja shqiptare në Konferencat Ndërkombëtare (1912-1921): sfida dhe zgjidhje;
  • Përcaktimi i kufijve shtetërorë dhe Fuqitë e Mëdha: Komisionet Ndërkombëtare të Kufijve (1913-1926)
  • Procesi i shtetndërtimit në Shqipëri dhe bashkëveprimi me Fuqitë e Mëdha;
  • Principata e Vilhelm Vidit: Fuqitë e Mëdha dhe shqiptarët;
  • Shteti shqiptar në projektet e ndërkombëtarëve: vizioni dhe realiteti;
  • Zhvillimet e brendshme në Shqipëri, qëndrimi dhe roli i Fuqive të Mëdha;
  • Elita politike shqiptare dhe marrëdhëniet me Fuqitë e Mëdha;
  • Stabiliteti në Ballkan, Shqipëria dhe ndërkombëtarët;
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët ballkanikë dhe ndikimi i Fuqive të Mëdha;
  • Bashkimi kombëtar i shqiptarëve dhe qëndrimi i Fuqive të Mëdha;
  • Shqiptarët në Ballkan, shteti amë dhe ndërkombëtarët;
  • Njohja e shtetit të pavarur shqiptar dhe procesi i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike;
  • Shoqëritë dhe personalitetet e huaja për çështjen kombëtare shqiptare: kontribute dhe arritje;
  • Shqipëria dhe shqiptarët në perceptimin e të huajve.

Komiteti Organizativ: 

Akad. prof. dr. Beqir Meta

Prof. asoc. dr. Sabit Syla

Prof. asoc. dr. Ledia Dushku

Dr. Sali Kadria

 

Njoftim

6 Maj, 2019 Njoftime

Ndahet nga jeta në moshën 76 vjeçare prof. dr. Faik DRINI, arkeolog dhe studiues i mirënjohur i fushës së epigrafisë greke dhe latine, duke lënë në hidhërim të thellë familjen e tij, miqtë, kolegët në qarqet shkencore brenda dhe jashtë vendit dhe dashamirës të shumtë. 
Prof. dr. Faik DRINI u lind më 4 prill 1943, në Berat, ku kreu me sukses studimet e mesme. Studimet e larta i kreu pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, gjatë viteve 1963-1967, me specialitet Histori dhe gjuhë klasike.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve nisi punë si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, angazhim të cilin nuk e la asnjëherë, deri në fund të jetës, duke formuar breza të tërë studiuesish të rinj.
Në vitet 1972-1974, ndoqi studimet e thelluara pasuniverstare në Paris-Francë, në Collège de France, École des Hautes Études (IVe Section, Histoire et Philologie), ku u specializua në degët Epigrafi dhe antikitet dhe Epigrafi dhe gjeografi historike e botës helenistike.

Në vitin 1975, u caktua të punojë pranë Qendrës së Kërkimeve Arkeologjike, më vonë Instituti i Arkeologjisë dhe përgjegjës i Departamenti i Antikitetit, të cilin e drejtoi me profesionalizëm për shumë vite. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit, Sekretar shkencor i Institutit, anëtar i Redaksisë së revistës Iliria, drejtor për palën shqiptare i projektit shqiptaro-francez për gërmime arkeologjike të përbashkëta në Apolloni, bashkëdrejtues i projektit në Butrint për gërmimin e kullës me mbishkrime etj.


Në vitin 1983 fitoi titullin Doktor i shkencave historike, në vitin 1994 Prof. Asoc. Dr. – Mjeshtër Kërkimesh dhe në vitin 2000 fitoi titullin e lartë Prof. Dr. – Drejtues Kërkimesh.
Prof. dr. Faik DRINI është autor i shumë botimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit, ndër më të rëndësishmit përmendim katër vëllimet e “Corpus des inscriptions grecques d’Illyrie méridionale et d’Epire” (në bashkëpunim me profesor Pierre Cabanes), pa harruar dhjetra artikuj të botuar në revistat e specializuara pas ligjëratave të mbajtura në universitete dhe institucione shkencore të huaja në Francë, Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Egjipt, Shtetet e Bashkuara etj, për probleme të epigrafisë dhe të historisë së Shqipërisë për periudhën e antikitetit.

Instituti i Arkeologjisë humbi dijetarin skrupuloz dhe njohësin e pashoq të historisë së Ilirisë së Jugut dhe Epirit në antikitet, humbi kolegun e rrallë, fjala dhe pena e të cilit kishin gjithnjë peshë.Prof.dr. Faik DRINI lë pas një vepër të vlerësuar ndërkombëtarisht dhe breza të tërë historianësh dhe arkeologësh që i formoi ndër vite me pasion dhe dashuri.

Të gjithë kemi humbur mikun dhe kolegun e dashur, vendi i të cilit nuk mund të zëvendësohet lehtë !

Homazhet do të mbahen ditën e martë dt. 7 maj, ora 12.00 – 14.00 tek Internacional, prapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Tiranë.

Cikli i ligjëratave “Tragë”

6 Maj, 2019 Njoftime

Tragë, organizuar nga Departamenti i Folklorit, synon të bëjë bashkë studiues, artistë, projekte kërkimore dhe artistike që kanë të bëjnë me forma dhe praktika të ndryshme ekspresive. Tragë të shkelura shumë, tragë të shkelura pak dhe aspak; tragë që gjurmojnë se si shprehje apo koncepte të caktuara kthehen herë në emblemë identitare e kulturore; herë në vatra konflikti dhe kundërshtish e herë në burime rigjenerimi dhe rivitalizimi social-kulturor. Nxitemi nga interesi për të eksploruar lidhjet konceptuale dhe ato të botës reale mes trashëgimisë kulturore, folklorit, traditës dhe arteve; lidhjet mes formave shekullare e vernakulare të shprehjes e të kuptuarit, mes politikave kulturore, si dhe kërkimeve e ligjërimeve të prejardhura nga folkloristika, etnomuzikologjia, gjuhësia, historia, antropologjia dhe studimet audiovizuale.

Ligjërata e parë e ciklit Tragë do të mbahet nga Merita Bruci. Në qendër është një shkrimtar shumë prodhimtar arbëresh i shek. XIX, kontributi i të cilit pak përmendet e mbahet parasysh: Franqisk Anton Santori (1819-1894). Santori jetoi dhe shkroi në një periudhë kur romantikët e të gjithë popujve të Evropës u dhanë pas mbledhjes dhe botimit të këngëve folklorike. Kjo frymë e kohës u përqafua edhe nga shumë shkrimtarë arbëreshë që arritën të zgjojnë lidhjet me tokën e të parëve, si tokë e një kujtese kolektive, për të shmangur rrezikun e harresës. Zhvilluan dhe mbajtën gjallë identitetin shqiptar, duke përpunuar edhe mjetet për ta bërë këtë. Nostalgjia për atdheun e largët, ndjenja e të qenit i huaj në ambientin që i rrethonte, përkushtimi për të mbrojtur me çdo kusht atë çka kishte mbetur nga Arbëria e braktisur dhe një dëshirë e pafshehur për t’u afirmuar si shqiptarë me identitetin e tyre, të gjithë këta faktorë nxitën De Radën më së pari e shumë të tjerë më pas, të kërkonin tek poezia popullore e tek kultura popullore rrugën e shpëtimit. Santori, si bashkëkohës dhe bashkëpunues me De Radën u përfshi në mënyrë të pashmangshme në këtë projekt të ringjalljes kombëtare, nëpërmjet mbledhjes dhe botimit të lëndës folklorike. Kjo lëndë folklorike i shërbeu atij si pikënisje nga e cila qëmtoi shumë motive. Këto u bënë baza mbi të cilën ai hartoi drama, tragjedi e romane. F.A. Santori është autori i dytë pas De Radës që ka lënë në dorëshkrim një përmbledhje të pasur, ndoshta më e pasura që trashëgojmë, këngësh popullore të arbëreshëve të Italisë, e cila ruhet në disa variante. Variantet e dorëshkrimeve gjenden të shpërndara në Kozencë dhe Kopenhagen. Propozojmë për këtë ligjëratë një pasqyrë të këngëve që ai ka mbledhur e përpunuar si edhe një vështrim përqasës me variantet e De Radës të disa këngëve.

Prof. As. Dr Merita Sauku Bruci punon pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ka studiuar gjuhë dhe letërsi frënge në Universitetin e Tiranës si dhe studime krahasimtare në Universitetin “L’Orientale”, të Napolit. Pas përfundimit të studimeve është specializuar po pranë këtij universiteti për një periudhë katër vjeçare në fushën e përgatitjes së botimeve kritike të veprave letrare të mbetura dorëshkrim. Ka mbajtur lëndën e filologjisë shqipe në departamentin e gjuhës shqipe në Universitetin “L’Orientale” të Napolit si edhe atë të hyrjes në filologji tekstuale pranë shkollës doktorale për studimet letrare pranë ASA-s. Në fushë të botimeve kritike spikasin botimi për herë të parë sipas dorëshkrimeve i romanit të parë të shkruar në arbërishte, “Sofia Kominiate” i F.A. Santorit, 114 fabula të po këtij autori si dhe botimi më i fundit i dramës së parë në shqipe, Emira në një këndvështrim filologjik dhe variantistik, botim që paraprin festimet e 200 vjetorit të lindjes së autorit arbëresh të dramës F. A. Santorit.

Akademia e Studimeve Albanologjike i dhuron libra gjimnazit “Ismail Qemali”

3 Maj, 2019 Njoftime

Akademia e Studimeve Albanologjike, iu përgjigj me kënaqësi kërkesës së gjimnazit “Ismail Qemali” për të ndihmuar pasurimin e bibliotekës së shkollës me studime të fushës së albanologjisë. Ditën e enjte, më 2 maj 2019, ASA i dhuroi kësaj biblioteke botimet më të fundit në fushat e arkeologjisë, historisë, antropologjisë, gjuhës dhe letërsisë shqipe. 

Drejtoresha e shkollës, znj. Rezarta Alla falënderoi ASA-n dhe rektorin e saj, akademik prof. dr. Marenglen Verli për dhuratën e çmuar. Ajo ftoi nxënësit  t’i shfrytëzonin këto botime si referime shkencore në projektet e tyre shkollore.

Prof. asoc. dr. Sonila Boçi zhvilloi një bisedë me nxënësit e pranishëm mbi rëndësinë e studimeve albanologjike në zhvillimin e identitetit kombëtar dhe qytetar të tyre.

Konferenca me temë: “Personalitete të Rilindjes Kombëtare dhe veprimtaria e tyre në Manastir”

2 Maj, 2019 Njoftime

Më 27 prill 2019, Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Shoqatën Joqeveritare për Promovimin e Bashkëpunimit Regjional “22 Nëntori”, organizuan në Manastir konferencën me temë: “Personalitete të Rilindjes Kombëtare dhe veprimtaria e tyre në Manastir”.

Në këtë aktivitet u paraqitën me kumtesa akad. prof. dr. Marenglen Verli, akad. prof. dr. Beqir Meta dhe Blerina Kuqi.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti u promovuan edhe disa nga botimet e Institutit të Historisë pranë ASA-së, si: Historia e Shqiptarëve gjatë shekullit XX, Vëll I dhe Kolana me botime kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kumtesat e studiuesve të ASA-së dhe promovimi i librave, u pritën me interes nga të pranishmit.

Roli i faktorëve sintaksorë dhe prozodikë në realizimin e gjymtyrëzimit aktual në shqipe

2 Maj, 2019 Njoftime

Prof. Asoc. Dr. Enkeleida Kapia morri pjesë në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Universitetin Katolik të Leuven-it në Belgjikë me kumtesën e saj: “Roli i faktorëve sintaksorë dhe prozodikë në realizimin e gjymtyrëzimit aktual në shqipe”. Në këtë kumtesë u trajtua dukuria e gjymtyrëzimit aktual në shqipe, në të folmen e të rriturve dhe të folmen e fëmjëve. Risia e kësaj trajtese ishte përcaktimi i faktorëve prozodikë për shqipen për këtë dukuri, të cilat mbeten ende të patrajtuara në Albanologji.

Po ashtu, për gjuhësinë teorike, trajtesa u vlerësua për kontributin e saj mbi marrëdhënien e sintaksës dhe prozodisë në përvetësimin e gjuhës nga fëmijët. Njohja mirë e faktorëve të tillë (sintaksorë dhe prozodikë) na shërben në përcaktimin e hapave zhvillimorë gjuhësorë te fëmija, sidomos tek fëmijët me sindromën e Autizmit, të cilët kanë tipare të theksuara të mungesës së prozodisë në të folmen e tyre.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

30 Prill, 2019 Njoftime

Në takimin e radhës, seminari permanent “Përthyerje antropologjike” kishte të ftuar prof. asoc. dr. Florina Jerliun, lektore e historisë, teorisë dhe trashëgimisë arkitekturore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ajo prezantoi disa hulumtime në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, të cilat ishin pjesë e botimit të saj të fundit Trashëgimia kulturore e KosovësKonceptet dhe kontekstet e mbrojtjes.  Në këtë takim prof. Jerliu, ndër të tjera, paraqiti tabela statistikore me mjaft interes për studiuesit, bashkë me dokumente të tjera ndërkombëtare për Kosovën, të cilat kanë luajtur rol qenësor në përcaktimin e kornizës territoriale dhe juridike të një pjese të trashëgimisë kulturore në Kosovë,

Sipas saj, trashëgimia kulturore e Kosovës, e mbrojtur me ligj, reflekton synimet shtetërore për përfaqësimin objektiv të vlerave materiale dhe jomateriale të kulturës kosovare.

Veprimtaria shkencore “Tryezë diskutimi”, me temë: “Studimet gjuhësore e letrare shqipe në ASA, diskutim për probleme e hapësira të reja” 

26 Prill, 2019 Njoftime

Ditën e mërkurë, në datën 24 prill 2019, në sallën e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë ASA-së, në vijim të veprimtarisë së përmuajshme “Lektorium”, organizoi veprimtarinë shkencore “Tryezë diskutimi”, me temë: “Studimet gjuhësore e letrare shqipe në ASA, diskutim për probleme e hapësira të reja”. 
Në këtë tryezë ishin të ftuar dhe prof. Alberto Manco (Universiteti i Napolit) dhe prof. Nicola Grandi (Universiteti i Bolonjës). Tryeza u nismua nga dr. e shkencave Ledi Shamku – Shkreli, e cila ishte dhe bashkëdrejtuese e saj.


Në këtë veprimtari, përveç punonjësve shkencorë të Institutit, ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, znj. Alessandra Malgarini, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, e Sporteve dhe e Rinisë, studiues dhe pedagogë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Durrësit etj, si dhe dashamirës të studimeve albanologjike.
Prof. dr. Valter Memisha, në cilësinë e drejtorit të Institutit dhe të organizatorit përshëndeti të pranishmit në këtë tryezë si dhe paraqiti kumtesën me titull: “Probleme e hapësira të reja në studimet gjuhësore e letrare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë”.


Më tej kumtuan studiuesit:
1. Prof. dr. Laura Smaqi, “Mbi punën shkencore e projektet e Departamentit të Studimeve Letrare”


2. Prof. asoc. dr. Enkelejda Kapia, “Mbi punën shkencore e projektet e Departamentit të Leksikologjisë, terminologjisë dhe gjuhësisë së zbatuar”
3. Prof. dr. Anila Omari, “Studimet për historinë e shqipes dhe projekti për një fjalor historik të saj”


4. Prof. asoc. dr. Merita Bruci “Të folmet arbëreshe, një ripërtëritje e vështirë, por jo e pamundur”


6. Dr. Ledi Shamku, “Përse një hartë sociolinguistike për Tiranën?” arbëreshe 
7. Prof. Alberto Manco, “Gjini dhe emërtim (me referim të veçantë tek emërtimi burrneshë në shqipe”
8. Prof. Nicola Grandi “Tipologjia gjuhësore, objektiva dhe sfida të reja”

Veprimtarinë e përshëndeti dhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, znj. Alessandra Malgarini


Në fund të veprimtarisë pati pyetje e diskutime.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

24 Prill, 2019 Njoftime

Departamenti i Etnologjisë (IAKSA) në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare njofton për takimin e radhës të seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, në datën 26 prill 2019, ora 17:00, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare.

E ftuar, prof. asoc. dr. Florina Jerliun, aktualisht lektore e historisë, teorisë dhe trashëgimisë arkitekturore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. 

Abstrakt

Kosova ka trashëguar një fond të jashtëzakonshëm të trashëgimisë kulturore, i cili fatkeqësisht nuk u hulumtua dhe nuk u integrua në mënyrë objektive në sistemin e mbrojtjes pas Luftës së Dytë Botërore, kur edhe u vendos sistemi i administrimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ky sistem ishte hallkë e një programi kompleks të Serbisë që e vazhdoi kauzën e dezintegrimit të elementit shqiptar dhe të diversitetit dhe shprehjes kulturore të popullit të Kosovës, të nisur që me rënien e Perandorisë Osmane dhe pushtimin e saj nga Serbia. Sot, trashëgimia kulturore e Kosovës e mbrojtur me ligj, reflekton synimet shtetërore për përfaqësim objektiv të vlerave materiale dhe jomateriale të kulturës kosovare. Megjithatë, ajo vazhdon t’i ndiejë pasojat e politikës së diferencimit etnik, të trashëguar nga listat e regjimit të kaluar serb.

Edhe Aneksi V i Planit të Ahtisarit mbi trashëgiminë fetare (kryesisht ortodokse) bashkë me dokumentet tjera obliguese ndërkombëtare për Kosovën, kanë luajtur rol qenësor në përcaktimin e kornizës territoriale dhe juridike të një pjese të trashëgimisë kulturore në Kosovë, e cila si pasojë ka aktualizuar konceptin e identiteteve të lokalizuara, të formësuara përgjatë linjave etnike. Efekt i drejtpërdrejtë i këtij aspekti të ri kulturor dhe politik mbetet nënshtrimi i qendrave historike ndaj ndërtimeve të pakontrolluara, si dhe përjashtimi i trashëgimisë së tyre kulturore nga procesi i planifikimit urban dhe ndërtimit të identitetit kulturor në linjë me konceptet evropiane.

Biografi

Prof. asoc. dr. Florina Jerliu është lektore e historisë, teorisë dhe trashëgimisë arkitekturore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Është aktive në fushën e trashëgimisë kulturore nëpërmjet pjesëmarrjes në komisione të ndryshme dhe projekte të zhvilluara nga MKRS, si: projekti për Parkun Arkeologjik Ulpiana, Strategjia Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017-2027, Ekspozita e Muzeut të Kosovës, përfshirë dokumentimin e trashëgimisë arkitekturale që zhvillohet në bashkëpunim midis UP-së dhe MKRS-së. Jerliu është gjithashtu aktive në sektorin e shoqërisë civile, si themeluese e fondacionit për arkitekturë dhe urbanizëm “Archis Intervention Prishtina” (pjesë e rrjetit ndërkombëtar Archis Intervention) dhe bashkëthemeluese dhe anëtare e bordit të organizatës “Iniciativa Kosovare për Stabilitet”. Ka shërbyer si anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve gjatë periudhës 2016-2018, ndërsa në vitet 2003-2008 ka qenë kryetare e Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës. Jerliu është autore e një sërë punimesh shkencore, si dhe autore e dy librave: Mbrojtja e trashëgimisë ndërtimore (2016) dhe Trashëgimia kulturore e KosovësKonceptet dhe kontekstet e mbrojtjes (2017). Në vitin 2017, Jerliu është shpallur fituese e çmimit vjetor për veprën shkencore “Zef Mirdita”, atribuar nga MKRS-ja.

Konferenca e 4-ët ndërkombëtare me titull: “Turbulent times in Europe: instability, insecurity and inequality”

17 Prill, 2019 Njoftime

Në datat 15-17 prill 2019, prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në konferencën e 4-ët ndërkombëtare me titull: “Turbulent times in Europe: instability, insecurity and inequality” të organizuar nga European Social Survey, Leibniz Institute for the Social Sciences dhe Universiteti Manheim ne Gjermani. Prof. asoc. dr. Krasniqi u paraqit në këtë konferencë me kumtesën me titull: “Stability versus democracy: Crisis of representation and citizen engagement in western Balkan” si dhe me punimin tjetër me bashkautor “Electoral behavior curbes and impacts in political system: The case of Albania and Kosovo 2004-2017”.

 

Thirrje për aplikim në konferencën shkencore: “Zhvillimet në shkencat e ligjërimit dhe lënda e gjuhës dhe e letërsisë në arsimin parauniversitar”

16 Prill, 2019 Njoftime

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, ndër të tjera, ka ndjekur nga afër shumë prej problemeve që lidhen me kurrikulën e gjuhës e letërsisë në arsimin parauniversitar, problemet që lidhen me njohuritë dhe konceptet në tekstet e gjuhës dhe të letërsisë në këtë nivel shkollimi, pasqyrimin në brendinë e tyre të kahjeve të reja të shqyrtimit të dukurive gjuhësore e letrare e, po ashtu, problematikën që lidhet me programet e formimit të mësuesve etj.

Të rëndësishme për të përvijuar përvoja të suksesshme në plotësimin e funksioneve të kësaj lënde dhe infrastrukturës në dobi të saj janë konsideruar e konsiderohen çështje të tilla, si: a) dijet e referencës dhe konceptet bashkëkohore në shkencat e ligjërimit (shkencat e gjuhës dhe të letërsisë) sot, të cilat  duhet të ndihmojnë dijet e përcjella në kurrikula, tekste apo programet e formimit e trajnimit të mësuesve; b) prurjet e shkencave të ligjërimit në studimin e njësive tekst/diskurs, të cilat meritojnë të përfshihen si dije ndihmëse të përcjella në studimin e tipave të ndryshëm të teksteve, të tekstit letrar dhe joletrar; c) konceptualizimi i një problematike të re në dijet që lidhen me studimin e gjuhës dhe të letërsisë (prania në tekste jo vetëm e njohurive gjuhësore, për shembull, që lidhen me sistemin gjuhësor dhe njësitë bazë të tij, por edhe të njohurive gjuhësore e koncepteve që lidhen me përdorimin e gjuhës etj.); d) diskutimi i statusit që mundësojnë dijet e përftuara në shkencat e ligjërimit për problemin e shumëdiskutuar mbi lidhjet e gjuhës me letërsinë etj.

Ndonëse kjo problematikë është trajtuar edhe në veprimtari të tjera shkencore, vërejmë se ka ende punë për të bërë. IGJL-ja do të organizojë javën e dytë të muajit korrik 2019 një konferencë shkencore për t’u ndalur më konkretisht dhe më drejtpërdrejt në këto çështje të diskutueshme. Ftohen të marrin pjesë në këtë veprimtari punonjësit shkencorë, pedagogët në fakultetet që përgatisin mësuesit e disiplinave përkatëse,  mësuesit e gjuhës shqipe e të letërsisë, por njëherazi edhe punonjës të MASR-it dhe të IZHA-s, të cilët merren me problemet e kurrikulave e të teksteve në sistemin parauniversitar në Shqipëri.

Më konkretisht, temat duhet të orientohen drejt këtyre boshteve kryesore:

  1. kurrikulat kombëtare të gjuhës dhe të letërsisë;
  2. lidhja e gjuhës (përkatësisht e gjuhësisë) me letërsinë (përkatësisht me disiplinat që e studiojnë atë);
  3. tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë;
  4. konceptet bashkëkohore në programet dhe tekstet e gjuhës dhe të letërsisë në shkollë;
  5. programet e formimit të mësuesve të gjuhës dhe të letërsisë për arsimin parauniversitar;
  6. kualifikimet e vazhdueshme të mësuesve të gjuhës dhe të letërsisë.

Njoftojmë aplikuesit se punimet e Konferencës do të ndalen në trajtimin e çështjeve të ndryshme shkencore dhe jo në prurje apo interpretim të gabimeve të ndryshme që mund t’u përkasin anës drejtshkrimore dhe teknike të hartimit e të botimit të teksteve, programeve etj. të kësaj fushe.

Abstraktet duhet të dërgohen në redaksinë e konferencës në adresën elektronike angelique2005al@yahoo.com, brenda datës 15 maj 2019. Abstrakti duhet të jetë maksimalisht 500 fjalë, Font 12, Times New Roman, hapësirë teke.

Këshilli organizues

Prof. dr. Valter Memisha                   

Prof. dr. Laura Smaqi            

Prof. dr. Tomorr Plangarica

Prof. as. Enkeleida Kapia                              

Prof. as. Adelina Çerpja

“Dita e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare” në Spanjë

12 Prill, 2019 Njoftime

Në datën 11 prill 2019, Shkolla e Konservimit dhe Restaurimit të Pasurive Kulturore të Galicisë, Spanjë, organizoi: “Ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, kjo falë fondeve që ky organizëm ka marrë vitin e kaluar nga një projekt Erasmus + KA107 me Shqipërinë. Në këtë aktivitet ishin të ftuar shumë institucione shqiptare, e ndër ta edhe Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Ky  projekt kishte si qëllim, bashkëpunimin e profesorëve, studentëve dhe specialistëve që merren me trashëgiminë, si shqiptarë ashtu dhe spanjollë, në mënyrë që të shkëmbenin njohuri në lidhje me kulturat e të dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimeve në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ideja për këtë projekt lindi si rezultat i kërkimeve arkeologjike në Orikum (Vlorë), por me synimin zgjerimin e këtyre gërmimeve në zona të tjera të trashëgimisë.

Studiuesit e Institutit të Arkeologjisë u paraqitën në këtë aktivitet  me kumtesat e mëposhtme:  

Prof. dr. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “L’Istituto Albanese di Archeologia: un’introduzione”.

Prof. asoc.dr. Sajmir Shpuza, paraqiti kumtesën me titull: “Orikos (Vlorë): a review about the archaeological site and excavations”.

– Rudenc Ruka paraqiti kumtesën me titull: “Lepenica: conservación de arte rupestre e proxectos de investigación”.

Nëpërmjet kumtesave të tyre studiuesit e Institutit të Arkeologjisë ndanë me pjesëmarrësit vizionin dhe përvojat e tyre në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ekspozitë etnografike për qytetin e Tiranës

11 Prill, 2019 Njoftime, QSA

Sot, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, ASA, Tiranë, organizoi një ekspozitë etnografike për qytetin e Tiranës, dhe mikpriti nxënësit e shkollës “Ylberi”.

Asnjëherë më parë Instituti i Antropologjisë Kulturore nuk ka pasur vizitorë më të mirë. 

Kjo ekspozitë do të pasohet me organizimin e një cikli të quajtur “Fëmija dhe kultura”. Një nismë e tillë ka për qëllim krijimin e një hapësirë ku fëmijët të kenë mundësi të shohin dhe të dialogojnë mbi kulturën tradicionale në Shqipëri.

 

“Për – pjekje me të kaluarën”

11 Prill, 2019 Njoftime

Në datat 11 dhe 18 prill 2019, ora 18.00, në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve do të mbahen nga studiues të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit si dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë një cikël ligjëratash në kuadër të aktivitetit me temë: “Për – pjekje me të kaluarën”.

Në datën 11 prill, prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi do të mbajë ligjëratën me temë: “Kur vdes Krijuesi i Shoqërisë: Vargje, Vaje, Këngë”, ndërsa dr. Arian Leka do të mbajë ligjëratën me temë: “(R)evolucioni i trupit politik brënda trupit poetik”.

Në datën 18 prill, dr. Mikaela Minga do të mbajë ligjëratën me temë: “Trupi dhe zëri në muzikën e lehtë shqiptare në vitet 60-70”, ndërsa dr. Olsi Lelaj do të mbajë ligjëratën me temë: “Trupi i shkruar në diktaturë”.

Prezantimi i botimeve të akteve të konferencës së VI-të ndërkombëtare: “Iliria e Jugut dhe Epirit në antikitet”

9 Prill, 2019 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Universitetin Lyon 2 Lumière dhe Ambasadën e Francës në Tiranë, prezantuan botimin e akteve të konferencës së VI-të ndërkombëtare: “Iliria e Jugut dhe Epirit në antikitet“.

“Iliria e Jugut dhe Epirit në antikitet” është simpoziumi i gjashtë, që organizohet që prej vitit 1984. I pari është mbajtur në Clermont-Ferrand (Francë) me iniciativën e P. Cabanes, i fundit në Grenoble (Francë), në tetor 2008. Çdo gjashtë vjet, kjo veprimtari e rëndësishme bën bashkë gjithë komunitetin shkencor që punon në Ballkan, me kërkime që shtrihen nga periudha para dhe proto-historike, deri në mesjetën e hershme bizantine. “Iliria e Jugut dhe Epirit në antikitet” është simpoziumi i vetëm në këtë fushë dhe bashkon studiues nga vendet e Ballkanit, studiues evropianë dhe amerikanë që punojnë në projektet ndërkombëtare.

Rëndësia e botimit të akteve është e dyfishtë. Së pari, bëhen të njohura zbulimet e fundit në fushën e arkeologjisë, epigrafisë dhe numizmatikës. Në të vërtetë, që me nisjen e projekteve ndërkombëtare në Shqipëri, tashmë edhe në Kosovë, dhe duke marrë parasysh zhvillimin e konsiderueshëm të hulumtimeve në Greqinë veriperëndimore, në veçanti përmes metodës së syrvey-t, ritmi i zbulimeve në këto zona është përshpejtuar. Në këto kushte është e rëndësishme që rezultatet të ballafaqohen me komunitetin shkencor, në një perspektivë të shumëfishtë historiografike dhe ndërdisiplinore.

Së dyti, paraqiten përmbledhje historike në një fushë specifike, që në rastin e Iliria e Jugut dhe Epirit në antikitet VI është ajo e qyteteve, territoreve, popullsive dhe dinamikës mjedisore. Kjo zgjedhje u kushtëzua nga tematikat e hulumtimeve që realizohen nga ekipe të ndryshme, përfshirë këtu dhe studentë të doktoraturës. Në fakt, konferenca u krijoi mundësinë doktorantëve që të paraqisnin punimet e tyre. Konfrontimi mes përvojës së akumuluar nga studiuesit e vjetër dhe rinovimi i tematikave të propozuara nga hulumtuesit e rinj, ka dëshmuar në simpoziumet e fundit se është një kombinimi i duhur për një kërkim shkencor dinamik dhe të suksesshëm. Studiuesit e rinj u paraqitën me më shumë se tridhjetë postera, çka dëshmon për dinamizmin e tyre. Nga ana tjetër, kuadri kronologjik nga prehistoria deri në periudhën bizantine, mundëson një sqarim më të mirë të proceseve transformuese që kanë ndodhur në këto rajoneve përgjatë shekujve, duke i lejuar të gjitha disiplinat e shkencave të antikitetit të japin kontributin e tyre.

Suksesi i këtyre takimeve matet nga numri në rritje i vendeve të përfaqësuara dhe i kolegëve që dëshirojnë të paraqesin rezultatet e kërkimeve. Në botimin e akteve të simpoziumit të VI-të, janë përfaqësuar 12 shtete me mbi 130 studiues. Duhet theksuar fakti se për herë të parë, në traditën e kësaj veprimtarie shkencore, ajo u zhvillua në një vend ballkanik, gjë që inauguron një traditë që duhet të konsolidohet.

 

Simpoziumi me temë: “Skadarski basen: Veza između mediteranske obale i kontinentalnog zaleđa”

8 Prill, 2019 Njoftime

Në datën 5 prill 2019, prof. dr. Gëzim Hoxha dhe Paulin Pushimaj, studiues të Institutit të Arkeologjisë, paranë Akademisë së Studimeve Albanologjike morën pjesë në simpoziumin me temë: “Skadarski basen: Veza između mediteranske obale i kontinentalnog zaleđa”.

Studiuesit e Institutit të Arkeologjisë u paraqitën në këtë simpozium me kumtesat e mëposhtme:

Prof. dr. Gëzim Hoxha paraqiti kumtesën me titull: A local pottery production as evidence of mobility from the Praevalis province”.

Paulin Pushimaj paraqiti kumtesën me titull:Water supply system in Drishti Castles”.

Z. Fatmir Sejdiu dhe z. Jakup Krasniqi, vizitojnë Akademinë e Studimeve Albanologjike

1 Prill, 2019 Njoftime

Në datë 30.03.2019, Akademinë e Studimeve Albanologjike e vizituan ish Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu dhe ish Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi. Ata u pritën nga Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik. prof. dr. Marenglen Verli. Gjatë vizitës në ambiente të ndryshme të institucionit, rektori u foli për projektet studimore dhe botuese të instituteve të Akademisë së Studimeve Albanologjike, të realizuara gjatë viteve të fundit dhe atyre që priten të realizohen përgjatë vitit 2019.

Miqtë nga Kosova vlerësuan punën studimore e botuese dhe aktivitetet e realizuara nga ASA për evidentimin sa më të mirë të historisë dhe të kulturës sonë kombëtare. Në përfundim të vizitës atyre i’u dhuruan edhe disa nga botimet e viteve të fundit. 

 

Leksioni me temë: “Etnography in Albania during and after Socialism”

1 Prill, 2019 Njoftime

Më dt. 23. 03. 2019, prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi ishte i ftuar në Kunstkamera, Akademia e Shkencave e Shën Petersburgut-Rusi, për të mbajtur një leksion me temë: “Etnography in Albania during and after Socialism”. (Etnografia në Shqipëri gjatë dhe pas socializmit). Në këtë leksion u trajtua mënyra se si u ngjiz dhe u raportua dija etnografike në situatën diktatoriale, duke prezantuar tezat kryesore të librit “Etnografia në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë”, me autorë Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj, 2018. 


Më pas u kalua te sfidat që ndeshi “etnografia socialiste” në periudhën post-socialiste dhe në fund u fol rreth strategjisë kërkimore, projekteve dhe shtigjeve të reja në periudhën aktuale.

Falënderime për organizatorët, për ftesën dhe mikpritjen.  Po ashtu, falënderime për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, e cila bëri të mundur mbulimin e shpenzimeve të këtij udhëtimi.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

1 Prill, 2019 Njoftime

Prof. Shemsi Krasniqi në takimin e radhës së seminarit permanent trajtoi mënyrën e ripërfytyrimit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare. U vu theksi tek identifikimi i elementeve të një etnoekologjie shqiptare, përkatësisht nisja e një fushe studimesh antropologjike mbi mënyrën e të kuptuarit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare.


Ai trajtoi shkurtimisht artin shkëmbor të Kosovës, me tipologjinë e simboleve dhe interpretimin e tyre. 


Në fund, prof. Krasniqi paraqiti gjetjet kryesore nga kërkimet shumëvjeçare të realizuar prej tij në terren, në përcjellje të festave popullore dhe praktikave rituale të lidhura me natyrën, si pelegrinazhet në male, ritet e kalimit në gurë, festat sezonale dhe kultet e lisave të vjetër në Kosovë.

Konferenca shkencore mbi studimet filologjike e organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburgut

1 Prill, 2019 Njoftime

Më datë 22. 03. 2018, prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi, mori pjesë në konferencën shkencore mbi studimet filologjike organizuar nga Universiteti Shtetëror i Shën Petersburgut-Rusi, përkatësisht në panelin dedikuar studimeve mbi Ballkanin. Tema e studiuesit Bardhoshi ishte “St. George Day, Muslim Community, Border Area: Exploring Changes on Local Meaning of Sacred and Profane”.

Kjo kumtesë është pjesë e një programi kërkimor afatgjatë të autorit që ka në fokus analizën e ndryshimeve kulturore në periudhën bashkëkohore, por duke ndërthurur metodologjikisht qasjen  longue durée me atë të etnografisë së të tashmes. Kësodore,  kërkohet të realizohet një ndërthurje shqyrtuese duke pasur në mendje një qasje të shqyrtimit të raporteve të pushtetit në shoqëri, përkundrejt edhe në raport me kuptimet lokale në vështrimin e antropologjisë interpretative të Clifford Geertz.

Konkretisht, tema e mbajtur u bazua mbi paraqitjen e fakteve etnografike mbledhur nga vetë autori dhe nëpërmjet tyre u shqyrtuan kuptimet kulturore të riteve, besimeve e miteve rreth ditës së Shën Gjergjit, në popullsinë kufitare në zonën Kosovë-Shqipëri, duke mbajtur theksin tek aspektet publike të “mbajtjes” së kësaj feste. Ndër të tjera, u vu theksi te raporti në mes asaj që parashtrohet në versionin e besimeve popullore, përkundrejt atyre që vijnë në institucionet përkatëse fetare e deri te format se si ofrohet lajmi në media mbi këto festa [e.g. artikulimi i paganizmit]. Prej këtu, u kalua në një analizë të shkurtër se si qasjet e populizmit të ri në politikë, kërkojnë dhe, jo rrallë, ia dalin “të kapin” ose, së paku, të mundohen të përdorin vendet e shenjta si “vende të besimit të tyre”.

Autori, kësisoj, beson se mund të arrihet një qasje, e cila ndihmon në të kuptuarin më tej të shndërrimeve të thella dhe të mëdha kulturore, duke shqyrtuar faktet etnografike me ndërthurjen teorike të sipërcituar, por njëherazi dhe debati teorik mund të shqyrtohet dhe begatohet ende më shumë nëpërmjet testimit të qasjeve teorike me eksperiencat njerëzore.

Falënderime për organizatorët, për ftesën dhe mikpritjen.  Po ashtu, falënderime për Akademinë e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, e cila bëri të mundur mbulimin e shpenzimeve të këtij udhëtimi.

 

Aktiviteti i përmuajshëm ligjërues e diskutues “Lectorium”

1 Prill, 2019 Njoftime

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Akademia e Studimeve Albanologjike) në Tiranë, në kuadër të aktivitetit të përmuajshëm ligjërues e diskutues “Lectorium”, në aktivitetin e radhës të organizuar më 28 mars 2019, kishte të ftuar prof. dr. Isak Shema, i cili prezantoi temën: “Letërsia shqiptare në dritën e studimeve bashkëkohore të shkencës së letërsisë (Arritje në studimin e letërsisë gjatë periudhës pesëdhjetë vjeçare)”.

Aktiviteti u përshëndet nga drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, prof. dr. Valter Memisha si dhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë si dhe profesorë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

Prof. dr. Isak Shema paraqiti në mënyrë të përmbledhur veprimtarinë shkencore, arsimore dhe kulturore, të zhvilluar gjatë periudhës së gjatë pesëdhjetë vjeçare. Ai paraqiti studimet për shkrimtarët e letërsisë shqipe të traditës dhe të letërsisë bashkëkohore shqipe dhe për veprat e tyre të letërsisë, arritjet dhe veçoritë e punimeve dhe të veprave të botuara, vlerësimet nga kritika letrare – shkencore dhe ato gjatë punës shumëvjeçare universitare si profesor i Letërsisë bashkëkohore shqipe dhe i disa lëndëve të tjera, siç janë: Qytetërimi shqiptar, Metodologjia e punës shkencore etj.

Prof. dr. Isak Shema prezantoi edhe veprimtarinë në fushën e arsimit shqiptar, të hartimit të planeve dhe të programeve mësimore, hartimit dhe botimit të teksteve shkollore etj.
Në fund të kësaj veprimtarie u bë edhe promovimi i botimit më të fundit të prof. dr. Isak Shemës me titull: “Veprimtaria e Faik Konicës Bruxelles 1896-1902”.

Gjithashtu Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë i’u dhurua materiali arkivor i Arkivit të Mbretërisë në Bruxelles, Dosja me fotokopjet e dokumenteve për Faik Konicën.

Konferenca ndërkombëtare “The Western Balkans at the crossroads of European integration”

1 Prill, 2019 Njoftime

Më 28 mars 2019, prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “The Western Balkans at the crossroads of European integration” të organizuar nga Universiteti i Liège (Belgjikë).

Prof. asoc. dr. Krasniqi u paraqit në këtë konferencë me kumtesën me titull: “Zgjerimi i (pa)mundur drejt BE dhe roli i aktorëve të tjerë në Ballkanin Perëndimor”.

Vendime të Bordit të Administrimit

28 Mars, 2019 QSA

 

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

28 Mars, 2019 Njoftime

Në takimin e radhës të seminarit “Përthyerje antropologjike”, këtë fundmars, kemi të ftuar prof. asoc. dr. Shemsi Krasniqin, në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Tema e këtij seminari trajton mënyrën e ripërfytyrimit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare. Në këtë kontekst, fjala ‘ekokulturë’ është përdorur për t’i paraqitur të gjitha ato elemente të kulturës tradicionale, si vlera, koncepte dhe përfytyrime, dije dhe shprehi, kulte dhe simbole, mite dhe legjenda, besime, festa dhe praktika rituale, të cilat në përmbajtjen e tyre, në mënyrë implicite apo eksplicite, mbartin mesazhe ekologjike dhe paraqesin bazat e një etike mjedisore. Qëllimi kryesor i studimit tonë është identifikimi i elementeve të një etnoekologjie shqiptare, përkatësisht nisja e një fushe studimesh antropologjike mbi mënyrën e të kuptuarit të natyrës në kulturën tradicionale shqiptare.

Pas parashtrimit të metodologjisë së hulumtimit, Krasniqi do të paraqesë disa elemente të ekokulturës si ahti/afti, nëma, bekimi, betimi, metamorfoza, empatia, komunikimi, hiri, shëmbëllimi dhe shenjtërimi, elemente këto të cilat hasen si në praktikat e përditshme të jetës reale, ashtu edhe në krijimet imagjinare, në besimet popullore, në folklor, mitologji dhe në traditën orale përgjithësisht. 
Këto elemente do të trajtohen si pjesë përbërëse e ekokulturës, për shkak se përveç karakterit filozofik, mistik, etik, stilistik dhe estetik, ato kanë karakter edhe ekologjik. Duke krijuar vlera dhe norma të caktuara të sjelljes në raport me natyrën, ne konsiderojmë se këto elemente kanë vepruar edhe si mekanizma kulturorë për ruajtjen e ekosistemit dhe baraspeshës ekologjike.

Në pjesën e dytë, do të trajtohet shkurtimisht arti shkëmbor i Kosovës, me tipologjinë e simboleve dhe interpretimin e tyre. Simbolet e gravuara ose pikturuara në gurë, janë shprehje spirituale dhe intelektuale të paraardhësve tanë dhe gjurmojnë disa probleme që lidhen me qenien njerëzore e që janë universale, – të gjithëkohshme dhe të kudondodhura -, pavarësisht koordinatave kohore dhe hapësinore. Arti shkëmbor paraqet një simbiozë të kulturës me natyrën.

Në fund, do të paraqiten gjetjet kryesore nga kërkimet shumëvjeçare në terren të Prof. Krasniqit, në përcjellje të festave popullore dhe praktikave rituale të lidhura me natyrën, si pelegrinazhet në male, ritet e kalimit në gurë, festat sezonale dhe kultet e lisave të vjetër në Kosovë.

Të gjitha këto tema, janë integruar reciprokisht në funksion të idesë së ekokulturës. Në funksion të kësaj ideje është edhe ekspozita “Arterren”. Fjala është për fotografi të bëra gjatë punës kërkimore në terren dhe që paraqesin njerëzit, natyrën, trashëgiminë kulturore, materiale, shpirtërore dhe natyrore të Kosovës. Ndër të tjera, ekspozita “Arterren” mbart edhe një mesazh për hulumtuesit: gjatë punës empirike në terren, mund të bëhen edhe fotografi artistike. Përfshirja e dimensionit artistik në hulumtimin empirik, vetëm sa e pasuron dhe përplotëson hulumtimin.

Biografi

Shemsi Krasniqi është profesor në Departamentin e Sociologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe ligjëron lëndët: Sociologji e kulturës, Praktikumi sociologjik, Metodat kualitative në sociologji, Shoqëria dhe mjedisi dhe Sociologjia e memories kolektive. Studimet themelore i ka kryer në degën filozofi-sociologji të Universitetit e Prishtinës, kurse masterin dhe PhD në Departamentin e Etnologjisë të Universitetit të Strasburgut, ku edhe ka doktoruar me tezën: “Besimet dhe praktikat rituale të shqiptarëve të Kosovës. Refleksione mbi një ekokulturë”. Ai ka një fokus të gjerë interesimesh profesionale dhe përveç sociologjisë dhe etnologjisë, merret me problemet e mjedisit, kujtesën kolektive, trashëgiminë kulturore, e veçanërisht me artin shkëmbor. Në punën e tij kërkimore, ka përdorur metoda të ndryshme, e si pasionant i fotografisë, ka përdorur edhe metodologjinë vizuale. Në kuadër të lëndës “Praktikumi sociologjik”, së bashku me studentët e sociologjisë, ka realizuar disa hulumtime, prej të cilëve më i rëndësishmi është “Kujtesa përballë harresës”. Ky hulumtim i kushtohet rrëfimeve të luftës dhe përvojave të eksodit të dhunshëm të vitit 1999 dhe deri më tani është realizuar në mënyrë të përsëritshme tri herë: herën e parë në vitin 2009 me rastin e 10-vjetorit të eksodit, herën e dytë me rastin e 15-vjetorit dhe së fundi, me rastin e 20-vjetorit.

Shemsi Krasniqi është autor i librit “Ekokultura. Natyra në kulturën popullore shqiptare”, botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (2016) dhe i katalogut “Arterren”, botuar nga Ministria e Kulturës. Në revista të ndryshme, brenda dhe jashtë Kosovës, ka botuar edhe artikuj që tematizojnë artin shkëmbor të Kosovës dhe ritualet që lidhen me natyrën. Ka marrë pjesë dhe ka prezantuar në shumë konferenca ndërkombëtare, si në Francë, Itali, Norvegji, Shqipëri, Zvicër, Kanada, Japoni, Tajlandë etj. Për kontributin e tij në promovimin e trashëgimisë kulturore, sidomos të artit shkëmbor të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këtë vit u shpërblye me çmimin “Shtjefën Gjeçovi”.

 
 
 
 

Promovimi i librit “ILIRIA E JUGUT DHE EPIRI NË ANTIKITET”

26 Mars, 2019 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Universitetin Lyon 2 Lumière dhe Ambasadën e Francës në Tiranë, ju ftojnë të merrni pjesë, në promovimin e botimit të akteve të Simpoziumit të VI Ndërkombëtar: ILIRIA E JUGUT DHE EPIRI NË ANTIKITET.

Promovimi do të zhvillohet ditën e hënë, me datë 8 prill 2019, ora 1000, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ftesa e aktivitetit

Ju mirëpresim!

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE  “ISMAIL QEMAL VLORA DHE ELITA POLITIKE SHQIPTARE NË PROCESIN E SHTETNDËRTIMIT”

19 Mars, 2019 Njoftime

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, rruga e mbijetesës dhe e konsolidimit të shtetit shqiptar kaloi përmes sfidave dhe dilemave të shumta. Shteti shqiptar ishte vazhdimisht në sfidë me vetveten dhe tjerët. Ai u përball me vështirësi të vazhdueshme që vinin sa nga gjeopolitika e Fuqive të Mëdha, aq edhe nga çarjet e brendshme politike, nga mungesa e strukturave solide shoqërore, si edhe nga domosdoshmëria për të zhvilluar e konsoliduar ndërgjegjen dhe institucionet e tij kombëtare.

Në këtë proces të gjatë e të vështirë të përcaktuar nga sociologu Ferdinand Braudel “si punë e vetes për veten”, roli i elitës përcaktohet vendimtar. Ismail Qemal Vlora ishte dhe mbetet përfaqësuesi i zëshëm i elitës shqiptare të fillimshekullit XX, veprimtaria e tij shënjoi procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit në Shqipëri. 

Qëllimi i kësaj konference shkencore ndërkombëtare është të analizojë figurën e Ismail Qemal Vlorës si intelektual e politikan; rrethanat historike në të cilat ai veproi; marrëdhëniet e tij me elitën politike të kohës; kontributin e tij dhe të elitës politike në funksion të çështjes kombëtare dhe shtetformimit. Konferenca synon të trajtojë edhe trashëgiminë mentale osmane të një pjese të konsiderueshme të elitës politike shqiptare, mendësinë e kësaj të fundit për shtetin kombëtar dhe procesin e përballjes me shtetformimin dhe shtetndërtimin. 

Historiografia shqiptare, por edhe studiues të huaj, kanë shënuar kontribute të rëndësishme, për sa i përket trajtimit të figurës së Ismail Qemal Vlorës, por edhe aspekteve të ndryshme që lidhen me ndërveprimin e elitës politike shqiptare. Konferenca Shkencore Ndërkombëtare që do të zhvillohet me rastin e 175-vjetorit të lindjes dhe 100-vjetorit të kalimit në amshim të Ismail Qemal Vlorës, ka një bazë të gjerë, ku do të mbështetet trajtimi i problematikës së saj. Nga ana tjetër, historishkrimi është një proces i vazhdueshëm dhe asnjëherë fundor. Në këtë aspekt, organizimi i konferencës krijon mundësi për të sjellë kontribute të reja të rëndësishme shkencore, për të bërë analiza të reja, për të sjellë argumente, për të paraqitur teza dhe hipoteza të reja, duke pasuruar edhe qëndrimet kritike ndaj trajtimeve të mëparshme. Vëmendje të veçantë, konferenca pritet t’i kushtojë procesit të ndërveprimit të elitës politike shqiptare dhe marrëdhënies së saj me procesin e ndërtimit të shtetit kombëtar. 

Instituti i Historisë (Akademia e Studimeve Albanologjike) dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë ju ftojnë të aplikoni për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”, konferencë që do të mbahet në Tiranë, më 27 shtator 2019. Abstrakti duhet të përmbajë 250-300 fjalë dhe të paraqitet deri më 30 prill 2019 në adresën: institutihistorise@gmail.com

Pjesëmarrësit njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 20 maj 2019.

Aktet e konferencës do të botohen gjatë vitit 2020

Tematika orientuese e Konferencës

  • Diskutim teorik mbi konceptin elitë kombëtare. Tipologjia e saj;
  • Elita politike shqiptare si pjesë e elitës politike osmane: të përbashkëta dhe dallime;
  • Shteti kombëtar dhe perceptimi i elitës për të;
  • Ismail Qemal Vlora: njeriu, diplomati, politikani;
  • Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë;
  • Marrëdhëniet me Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike në këndvështrimin e Ismail Qemal Vlorës dhe elitës politike shqiptare;
  • Marrëdhëniet e Ismail Qemal Vlorës me elitën politike shqiptare;
  • Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në përballje me shtetformimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare;
  • Shteti kombëtar dhe perceptimi i elitës për të;
  • Ismail Qemal Vlora, elita politike shqiptare: konceptet e tyre për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.
  • Ismail Qemal Vlora dhe elita politike në diasporë;
  • Elita politike në diasporë dhe procesi i shtetndërtimit të shqiptarëve.

Komiteti Organizativ:

Akademik Marenglen Verli

Akademik Floresha Dado

Akademik Beqir Meta

Akademik Shaban Sinani

Prof. asoc. dr. Ledia Dushku

 

Konferenca shkencore “PUNËTORË TË SHQUAR TË ALBANOLOGJISË”

13 Mars, 2019 Njoftime, QSA

Në datën 13 mars 2019, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, zhvilloi punimet konferenca shkencore “PUNËTORË TË SHQUAR TË ALBANOLOGJISË”, organizuar nga ky Universitet dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Nga Akademia morën pjesë me kumtime punonjësit shkencorë:
1. Valter MEMISHA, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Ndihmesa e Pavli Haxhillazit në leksikografinë e gjuhës shqipe”;
2. Artur LAMA, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Ndihmesa e terminologut Lirak Dodbiba në faqet e revistës “Studime Filologjike”;
3. Engjëllushe KARAJ, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Prof. A. Xhuvani dhe kritika leksikografike”;
4. Ilirian MARTIRI, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Profesor Pavli Haxhillazi – një horizont impenjues në studimet gjuhësore për fjalën shqipe” 
5. Mikaela MINGA, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Regjistrime zanore nga qyteti i Elbasanit: përqasje studimi” 
6. Vilma NALLBANI, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Armët dhe armëtarët në Elbasan në shek. XIX në këndvështrimin e Abedin Çaushit” 
7. Arjana SEITAJ, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Elbasani në fotografitë e Margaret Hasluck”
8. Vilma PROKO (JAZEXHIU), Qendra e Enciklopedisë Shqiptare, Akademia e Studimeve Albanologjike, “Personalitete të shquar elbasanas të shkencës e mësimdhënies në fushën e botanikës e të kimisë”.

Simpoziumi i IV Ndërkombëtar i Historisë së Qarkut të Kocaelisë

11 Mars, 2019 Njoftime

Në datat 8-10 mars 2019, dr. Ardian Muhaj, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike mori pjesë në Simpoziumin e IV Ndërkombëtar të Historisë së Qarkut të Kocaelisë që u zhvillua në Izmit, Turqi.

Dr. Ardian Muhaj u paraqit në këtë simpozium me kumtesën me titull: “Marrëdhëniet shqiptaro-turke në fundin e periudhës osmane”.

Marrëveshje bashkëpunimi

6 Mars, 2019 Njoftime

Në datën 05.03.2019 mes Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi katër vjeçare. Me këtë marrëveshje realizohet bashkëpunimi në fushën kërkimore-shkencore, në atë të botimeve e konferencave të përbashkëta në fushën e albanologjisë.

Vendim Senati

6 Mars, 2019 Vendime

1. Vendim Nr. 5, datë 27.02.2019 “Përcaktimin e afateve për dorëzimin e doktoraturave në proces”

“Viti Arkeologjik 2018”

21 Shkurt, 2019 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi më datë 18 shkurt 2019, Konferencën Shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku u prezantuan raportet e gërmimeve të zhvilluara në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2018. Konferenca u zhvillua pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tek salla e “Librit Akademik”.   Konferencën e hapi drejtori i institutit, prof. dr. Luan Përzhita.

Seancën e parë e drejtoi prof. dr. Ilirian Gjipali, përgjegjës i Departamentit të Prehistorisë dhe më pas vijuan kumtesat si më poshtë:

  • A. Bunguri-S. Oikonomidis, paraqitën kumtesën me titull: “Gërmime të vitit 2018 në Maligrad”, (Instituti Arkeologjisë-Tiranë & Instituti i Marrëdhënieve Ndërballkanike Kulturore-Athinë);
  • E. Hasa, E. Andoni, G. Elezi, I.Gjipali, paraqitën kumtesën me titull: “Gërmime kontrolli në vendbanimin neolitik të Vlushës” (Shkolla doktorale e Arkeologjisë-Tiranë);
  • R. Kurti-R. Ruka, paraqitën kumtesën me titull: “Rezultate të sërveit në zonën kodrinore të Shqipërisë veri-perëndimore: zona e Mbishkodrës” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë);
  • R. Kurti-C.Oberweiler, paraqitën kumtesën me titull: “Rreth sërveit sistematik në fortifikimet e kodrave përreth Pellgut të Korçës” (Institutii Arkeologjisë-Tiranë & CNRS- Francë);
  • A. Anastasi, paraqiti kumtesën me titull: “Të dhëna paraprake, nga kërkimet e zhvilluara përgjatë vitit 2018, në kuadër të “Hartës arkeologjike nënujore të bregdetit shqiptar””, (Shkolla doktorale e Arkeologjisë- Tiranë );
  • K. Çipa, U. Tota, M. Meshini, paraqitën kumtesën me titull: “Gërmim shpëtimi në varrezën tumulare të Himarës” (Shkolla doktorale e Arkeologjisë-Tiranë).

Seanca e dytë e konferencës u drejtua nga përgjegjësja e Departamentit të Antikitetit, Prof. asoc. dr. Belisa Muka, duke vijuar me prezantimet e kumtesave si më poshtë:

  • B. Lahi – E. Shehi, Babunjë 2018, paraqitën kumtesën me titull: “Rezultate të reja gërmimesh arkeologjike” (Instituti i Arkeologjisë – Tiranë & Universiteti Humboldt-Berlin);
  • Dh. Çondi-R. Perna, paraqitën kumtesën me titull: “Hadrianopoli dhe Lugina e Drinos, rezultatet e gërmimeve arkeologjike 2018” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & Universiteti i Maceratës- Itali).
  • Dh. Çondi, paraqiti kumtesën me titull: “Antigonea, rezultatet e gërmimeve arkeologjike 2018” (Instituti i Arkeologjisë).
  • Sh. Gjongecaj-B. Muka, paraqitën kumtesën me titull: “Rezultatet arkeologjike të vitit 2018 në kuadër të projektit Phoinike-Butrint” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & Universiteti i Bolonjës-Itali);
  • S. Shpuza, paraqiti kumtesën me titull: “Bushati – një qytet ilir në territorin e Labeatëve”, (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & Universiteti i Varshavës-Poloni).
  • S. Shpuza, paraqiti kumtesën me titull: “Orikum – Gërmime në akropol, murin fortifikues dhe monumentin me funksion hidrik” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & Universiteti i Gjenevës-Zvicër);
  • E. Shehi, paraqiti kumtesën me titull: “Topografia Emidamne-Dyrrachion, rezultatet 2018” (Instituti iArkeologjisë-Tiranë & Universiteti Lyon 2-Francë);
  • J. Buzo, paraqiti kumtesën me titull: “Amantia 2018” (Instituti i Arkeologjisë -Tiranë);
  • J. Buzo, L. Jaupaj, paraqitën kumtesën me titull: “Studimi i një varri monumental të identifikuar rishtazi në vendbanimin antik të Klosi-Nikaia” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë);
  • O. Ceka, paraqiti kumtesën me titull: “Përditësim mbi dokumentacionin shkencor në qytetin e Bylisit” (Shkolla doktorale e Arkeologjisë-Tiranë);

Seanca e tretë dhe e fundit u drejtua nga përgjegjësi i Departamentit të Antikitetit të Vonë dhe të Mesjetës, Prof. dr. Gëzim Hoxha duke vijuar me prezantimet e kumtesave si më poshtë:

  • L. Përzhita-R. Perna, paraqitën kumtesën me titull: “Gërmime arkeologjike 2018 në Castrumin e Paleokastrës-Gjirokastër” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & Universitetit të Maceratës, Itali);
  • G. Hoxha-A. Oettel, paraqitën kumtesën me titull: “Kështjella antike e vonë e Vigut – funksioni dhe konteksti” (Instituti i Arkeologjisë -Tiranë & DAI-Berlin);
  • G. Hoxha, paraqiti kumtesën me titull: “Një fortifikim i periudhës së vonë romake në Dukaj të Tepelenës” (Instituti iArkeologjisë – Tiranë);
  • B. Shkodra, paraqiti kumtesën me titull: “Dyrrachiumin në Antikitetin e vonë: Gërmime në qendrën e qytetit” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë);
  • E. Nallbani-E. Metalla, paraqitën kumtesën me titull: “Komani dhe Sarda. Të dhëna nga nekropoli dhe kishat” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & CNRS-Francë); 
  • E. Metalla-S.Antonelli, paraqitën kumtesën me titull: “Durrësi mesjetar: Të dhënat nga gërmimet në amfiteatër” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & Universiteti i Chietit-Itali);
  • E. Metalla-Th. Maurer, paraqitën kumtesën me titull: “Kërkime arkeologjike në Zgërdhesh. Rezultatet e gërmimeve 2018” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë & Universiteti i Frankfurtit- Gjermani);
  • P. Pushimaj, paraqiti kumtesën me titull: “Drivastum – Drishti nga Antikiteti në Mesjetë, gërmime të vitit 2018” (Shkolla doktorale e Arkeologjisë-Tiranë );
  • E. Hobdari, paraqiti kumtesën me titull: “Bazilika paloekristiane extramuros në Elbasan. Gërmimi i relikerit dhe zonës së tavolinës së altarit” (Instituti i Arkeologjisë-Tiranë);
  • B. Bregu, paraqiti kumtesën me titull: “Gërmime sondazhi në Kishën e Shën Mërisë, Mamurras” (Shkolla doktorale e Arkeologjisë-Tiranë).

Simpoziumi shkencor i organizuar me rastin e 100 vjetorit të masakrës së Shtupeqit

18 Shkurt, 2019 Njoftime

Me rastin e 100 vjetorit të masakrës në Shtupeq e katunde të tjera të Rugovës,  të kryer nga çetnikë serbë e malazezë dhe ushtria e shtetit serbo-kroato-slloven, në 15-16 shkurt u organizua nga Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë dhe Klubi i Intelektualëve Universitarë të Rugovës, një simpozium shkencor.

Në të, morën pjesë nga Akademia e Studimeve Albanologjike, rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe prof. dr. Fatmira Musaj.

Studiuesit nga ASA ishin pjesë e organizimit të këtij aktiviteti dy ditor dhe gjithashtu u prezantuan edhe me kumtesat e tyre.

Konferenca Shkencore “Viti Arkeologjik 2018”

14 Shkurt, 2019 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizon me datë 18 shkurt 2019, Konferencën Shkencore “Viti Arkeologjik 2018”, ku do të prezantohen raportet e gërmimeve të zhvilluara në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2018. Konferenca do të zhvillohet pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, salla e “Librit Akademik”, duke filluar nga ora 09:00. 

Programi i konferencës.

Jeni të mirëpritur!

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e botimeve dhe qasjes së lirë në fondet arkivore

4 Shkurt, 2019 Njoftime

Instituti i Historisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkruan sot, një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e botimeve dhe qasjes së lirë në fondet arkivore, e cila ka si qëllim nxitjen e studimeve në fushën e albanologjisë dhe të përmbledhjes së dokumenteve, që janë prioritete kyçe të të dyja institucioneve. Kjo marrëveshje bashkëpunimi realizon bashkimin e burimeve të specializuara njerëzore të Institutit të Historisë dhe burimeve arkivore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, të cilat instituti do ti shfrytëzojë për hartimin dhe botimin e përmbledhjeve të dokumenteve arkivore. 

Gjatë fjalës së tij, Akademiku Beqir Meta u shpreh i kënaqur nga ky bashkëpunim, duke falënderuar Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave
Kjo është marrëveshja e parë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

29 Janar, 2019 Njoftime
Në datën 25 janar 2019, u organizua takimi i parë për vitin 2019 i seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, nga Departamenti i Etnologjisë në IAKSA, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare. Në këtë takim ishte e ftuar Dr. Lumnije Kadriu, studiuese në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Ajo referoi mbi risitë që sjell monografia e saj me titull: “Pushimet, familja, vendlindja në praktikat e diasporës shqiptare të Kosovës”, ku solli përvojat e migrimit të shqiptarëve, vizitat e bëra në vendlindje dhe në familje apo projektet hulumtuese lidhur me vizitat dhe pushimet e mërgimtarëve në vendlindje.
Ky hulumtim është fokusuar në atë se cilët janë aktivitetet kryesore në të cilat angazhohen mërgimtarët gjatë kohës kur janë për pushime në vendlindje, por ky fokus shpalos edhe shumë çështje tjera komplekse e me interes për mërgimtarët.

Tryeza e rrumbullakët me temë: “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”

28 Janar, 2019 Njoftime

Dr. Paulin Marku, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët me temë: “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, e cila u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar, në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit.

Dr. Paulin Marku paraqiti kumtesën me titull: “Roli i Ismail Qemalit në memorandiumin e Greçës”.

Pushimet, familja, vendlindja në praktikat e diasporës shqiptare

25 Janar, 2019 Njoftime

Takimi i parë për vitin 2019 i seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, organizuar prej Departamentit të Etnologjisë në IAKSA, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, fton në datën 25 janar 2019, ora 17:00, Dr. Lumnije Kadriun.

Prej vitit 1996, Lumnije Kadriu punon në Degën e Etnologjisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 2016, fitoi gradën Doktor i Filozofisë në Etnologji Evropiane në Universitetin e Vjenës. Libri “Glokalizimi – perceptime etnokulturore” i botuar në vitin 2009 është punimi i saj i parë monografik. Në vitin 2011, Instituti Albanologjik botoi përkthimin e saj të librit “Historia dhe teoria në antropologji” të autorit Alan Barnard.

Libri “Pushimet, familja, vendlindja në praktikat e diasporës shqiptare të Kosovës” është libri i saj i dytë monografik. Gjetjet e këtij studimi, Kadriu do t’i paraqesë në sallën Auditorium të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në kuadër të seminarit “Përthyerje antropologjike”.

Abstrakt

Përvoja e migrimit të shqiptarëve mund të thuhet se tashmë ka një traditë të bollshme dhe kjo madje konsiderohet si krejt e zakonshme, për arsye se të pakta janë familjet që nuk kanë ndonjë anëtar jashtë vendit. Nisur nga kjo, vizitat e bëra në vendlindje dhe në familje, ishin dhe kanë mbetur si veprime të rëndësisë së veçantë dhe shumë të madhe për ta. Megjithatë, projektet hulumtuese lidhur me vizitat apo pushimet e mërgimtarëve në vendlindje, në përgjithësi, janë mjaft të reja dhe të pakta në numër, ndërsa për mërgimtarët shqiptarë pothuaj jo ekzistentë. Kështu, ky hulumtim, fillimisht është fokusuar në atë se cilët janë aktivitetet kryesore në të cilat angazhohen mërgimtarët gjatë kohës kur janë për pushime në vendlindje, por ky fokus shpalos edhe shumë çështje tjera komplekse e me interes për mërgimtarët. Kompleksiteti i kësaj teme imponon një qasje multidisiplinare, e cila mundëson një pamje mjaft të plotë të kësaj praktike, një kuptim goxha të mirë të pushimeve si pjesë e mënyrës së jetesës së diasporës shqiptare të Kosovës si komunitet, si dhe interpretime të shumta të kësaj praktike.

“Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”

24 Janar, 2019 Njoftime

Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Ismail Qemali” organizuan konferencën shkencore me temë:  “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”. 

Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme: 
Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Ismail Qemali në këndvështrimin e bashkëkohësve të tij”, prof. dr. Pëllumb Xhufi paraqiti kumtesën me titull: “Shtetari që u parapriu kohëve”

dhe prof. asoc. dr. Ledia Dushku paraqiti kumtesën me titull: “Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe procesi i ndërtimit të institucioneve kombëtare”.

Njoftim për konferencë

24 Janar, 2019 Njoftime

Instituti i Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Autoritetin për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ju ftojnë të paraqisni propozimet për prezantime për konferencën: “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri (1944-1990)”, e cila do të mbahet më 17 maj 2019 në Tiranë.
Konferenca do të përqendrohet nё këto tematika kryesore:

1. Diskutim teorik mbi konceptet disidencë, disident, kundërshtar politik.
2. Kontribute mbi debatin: A ka pasur disidencë në Shqipëri?
3. Ngjashmëri dhe dallime në vizatimin e “armikut të popullit” midis Shqipërisë dhe regjimeve të tjera komuniste të Evropës Lindore e Qendrore.
4. Tipologjia e “armikut të popullit” dhe sjelljes së regjimit ndaj tyre (“kriminelët e luftës”, kleri, intelektualët e shkolluar në Perëndim, tregtarët dhe pronarët, kulakët, “armiku i popullit” brenda radhëve të Frontit Demokratik dhe PKSH/PPSH).
5. Evolucioni i konceptit “armik i popullit” gjatë viteve të diktaturës së proletariatit.
6. Lufta e klasave dhe ndryshimet në konceptimin e saj përgjatë regjimit.
7. Sigurimi i Shtetit si instrument përndjekjeje.
8. Profile të ndryshme të “armikut të popullit”.

Abstraktet duhet të përmbajnë 250-300 fjalë dhe të paraqiten jo më vonë se data 18 shkurt 2019 në adresën: info@autoritetidosjeve.gov.al

Pjesëmarrësit do të njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 10 mars 2019.

Konferenca shkencore me temë: “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”

22 Janar, 2019 Njoftime

Në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Ismail Qemali” organizojnë konferencën shkencore me temë:  “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”.  Kjo konferencë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 23.01.2019, ora 17:00, pranë Universitetit  “Ismail Qemali”, në Vlorë.

Programi i konferencës

Ju mirëpresim!

Numri i dytë i revistës “Albanian Studies”

28 Dhjetor, 2018 Njoftime

Numri i dytë i revistës multidisiplinare “Albanian Studies”. Kopjen fizike të kësaj reviste do të mund ta gjeni pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në fillim të vitit 2019.

Albanian Studies

Simpoziumi me temë: “VITIT 1968-SFIDË E IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI”

22 Dhjetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Universitetit të Tetovës u organizua simpoziumi me temë: “VITIT 1968-SFIDË E IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI”. Në këtë simpozium morën pjesë edhe studiues të Akademisë së Studimeve Albanologjikë të cilët u paraqitën me kumtesat e mëposhtme:

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Vlerësime dhe reagime partiake e shtetërore në nivele republikane e federative për demonstratat e shqiptarëve në Maqedoni në dhjetor 1968”.

Prof. dr. Ana Lalaj paraqiti kumtesën me titull: “Ngjashmëri dhe pangjashmëri të lëvizjeve të viteve 67’-68’”.

Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi paraqiti kumtesën me titull: “Lëvizja e vitit 1968 në reflektimin e medias dhe qëndrimit të shtetit shqiptar”.

Prezantimi i tetë botimeve të reja të ASA-së

21 Dhjetor, 2018 Njoftime

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut, Akademia e Studimeve Albanologjike, organizoi aktivitetin e radhës në Universitetin e Tetovës. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike akad. prof. dr. Marenglen Verli, prof. asoc. Edmond Malaj dhe dr. Eduart Caka, prezantuan sot përpara një auditori me profesorë e studentë, tetë botimet e vitit 2018 të ASA-së mbi periudhën e historisë mesjetare dhe osmane të Shqipërisë.

Stafi akademik i ASA-së theksoi rëndësinë e botimeve, risitë e tyre për brezin e ri të studiuesve, kërkimet shkencore albanologjike si dhe bashkëbiseduan me kolegë e studente mbi elementë të veçantë të tyre.

Promovimi i botimit: “Këngë arumune të Drenovës/Aromanian Songs from Drenova”.

7 Dhjetor, 2018 Njoftime

Ditën e mërkurë, dt. 5 dhjetor 2018, në orën 17.30 u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë botimi me titull: “Këngë arumune të Drenovës/Aromanian Songs from Drenova”.

Bëhet fjalë për një album me këngë folklorike, përgatitur nga Josif Minga dhe Mikaela Minga dhe botuar nga Squilibri Editore. Ky botim është rezultat i një kërkimi thuajse 3-vjeçar me këtë komunitet dhe paraqit të dokumentuar repertorin që interpretohet ende nga brezi i vjetër i këngëtarëve vllehë.

Protagonistë kryesorë janë: Spiro Gramozi, Aleks Mihallari, Spiro Bello dhe Thanas Tona të cilët tregojnë në mënyrë kuptimplotë sesi muzika arrin të shënjojë jetën e njeriut, të komunitetit, duke qenë në të njëjtën kohë tregues i universit multikulturor që ka gjalluar dhe vazhdon të gjallojë në një krahinë si Korça. 

Pjesë e botës muzikore të shumëzërëshit apo iso-polifonisë toske siç njihet nga UNESCO-ja, këto regjistrime zanore rrëfejnë për një prej minoriteteve më të rëndësishme dhe më vitale në Shqipëri: Arumunët (Vllehët). 
Katër zëra unikë: Spiro Gramozi, Aleks Mihallari, Spiro Bello dhe Thanas Tona tregojnë në mënyrë kuptimplotë sesi muzika arrin të shënjojë jetën e njeriut, të komunitetit, duke qenë në të njëjtën kohë tregues i universit multikulturor që ka gjalluar dhe vazhdon të gjallojë në një krahinë si Korça.
Albumi në fjalë vjen si bashkëpunim i dytë i autores Minga me Squilibri Editore, pas botimit të librit me titull: Spanja Pipa e la canzone urbana di Korça (2015).

Doli nga shtypi numri i parë i revistës “Albanian Studies”

7 Dhjetor, 2018 Njoftime

Doli nga shtypi numri i parë i revistës “Albanian Studies”. Kjo revistë është konceptuar qё para disa vjetësh si një botim specifik që do të duhej të prezantonte hyrjet më profesionale të mendimit shqiptar në Shqipëri dhe që përmes botimit në anglisht i dedikohet hulumtuesve dhe institucioneve homologe të vendeve të tjera. Botimet e revistës do të jenë në përputhje me standardet më të larta të hulumtimeve dhe publikimeve shkencore. Institutet kërkimore në ASA do të kenë nё revistё hapësirën dhe përgjegjësinë për të vlerësuar cilësinë e punimeve brenda fushës së tyre, por hapësira për botim do të jetë e hapur për çdokёnd, duke përfshirë hulumtuesit shkencorë edhe nga institucione tё tjera brenda dhe jashtё vendit.

Rishikimi, në versionin e shtypur, do të jetë në dispozicion për secilin nga institucionet kërkimore të vendit dhe homologët e tij në vende të tjera, ndërsa varianti në internet do të paraqesë aktin e fundit te prezantimit tё revistёs nё arenёn ndёrkombёtare. Nё tetor 2018, u bё e mundur edhe pajisja me ISSN (International Standard Series Number) e Revistёs Alabnian Studies duke pёrmbushur kёshtu njё kriter tё detyrueshёm pёr njё revistё shkencore ndёrkombёtare.

Ditët e Albanologjisë 2018

6 Dhjetor, 2018 Njoftime

Në datat 3, 4 dhe 5 dhjetor 2018, Akademia e Studimeve Albanologjike organizoi Edicionin IX të Ditëve të Albanologjisë. Fjalën e hapjes së veprimtarive e mbajti Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik prof. dr. Marenglen Verli, i cili gjatë fjalës së tij ndër të tjera theksoi se edicioni i këtij viti i Ditëve të Albanologjisë shënon përmbylljen e një viti shumë të rëndësishëm siç ishte viti mbarëkombëtar i Skënderbeut. Ndër të tjera ky vit ka përkuar edhe me një sërë ngjarjesh të tjera të rëndësishme si, 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, etj.

Në 3 dhjetor zhvilloi punimet Konferenca shkencore “Skënderbeu dhe epoka e tij”, ku referuan:

  • Prof. dr. Aurel Plasari, “Referat: Mbi të sotmen dhe të ardhmen e studimeve skënderbegiane”;

  • Dr. Elvana Metalla, “Kruja në periudhën e mesjetës, rivlerësim mbi të dhënat arkeologjike”;

  • Prof. dr. Skënder Muçaj – dr. Suela Xhyheri, “Kastriotët dhe fisnikët e tjerë shqiptarë në fushën e ndërtimeve mbrojtëse dhe kishtare në shek. XIII-XV”;

  • Prof. dr. Adem Bunguri, “Kontributi i arkeologjisë në identifikimin e fortifikimeve të periudhës së Skënderbeut në rajonin e Dibrës”;

  • Dr. Eduart Caka, “Analizë e aspektit burimor në historiografinë skënderbegiane shqiptare (me përqendrim në dokumentacionin dhe literaturën osmane)”;

  • Prof. dr. Ksenofon Krisafi, “Politika e jashtme dhe diplomacia e Skënderbeut”;

  • Prof. dr. Gazmend Shpuza, “Çështja e alfabetit në Kongresin e Dibrës”;

  • Dr. Pranvera Bogdani, “Shteti i Balshajve një dejà vu i shtetit të Skënderbeut”;

  • Dr. Halil Shabani, “Zenebishtët dhe Delvina, aleatë të Skënderbeut nga “Arbëria e Poshtme””;

  • Dr. Dorian Koçi, “Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pashallëqet shqiptare (1784-1831)”;

  • Dr. Ermela Broci, “Një studim bibliografik mbi Skënderbeun: 1940-1990″;

  • Dr. Olsi Lelaj, “Heroi Kombëtar: Një perspektivë antropologjike”;

  • Prof. dr. Afërdita Onuzi, “Veshjet shqiptare në shekujt XIV-XV (reflektim etnografik)”;

  • Dr. Mikaela Minga, “Fan Noli, Skënderbeu dhe muzika”;

  • Prof. dr. Miaser Dibra, “Refleksione mbi komunikimin emocional shprehës në trashëgiminë gojore për Skënderbeun”;

  • Prof. asoc. Dr. Nebi Bardhoshi, “Etnografia për Skënderbeun: kozmologji antropologjike mbi figurën e heroit”;

  • Prof. dr. Valter Memisha, “Vështrime shkencore për figurën e Skënderbeut në faqet e revistës “Studime filologjike”;
  • Prof. dr. Laura Smaqi, “Skënderbeu në krijime letrare të viteve ’20-’40 të shek. XX”;

  • Prof. asoc. dr. Merita Bruci dhe prof. dr. Zeqirja Neziri, “Skënderbeu dhe koha e tij në veprën e Santorit”;

  • Prof. asoc. dr. Evalda Paci, “Atë Marin Sirdani OFM dhe studimet mbi Skënderbeun”;

Ditën e dytë, më 4 dhjetor zhvilloi punimet Konferenca “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri. Prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”. Kjo konferencë e cila erdhi si bashkëpunim mes Institutit të Arkeologjisë (pranë ASA), Ambasadës Austriake në Tiranë dhe Muzeut Historik Kombëtar, kujton kontributin e misioneve austro–hungareze në arkeologjinë shqiptare si dhe synon të japë një panoramë të përgjithshme të rrugëtimit të tyre shkencor.

Konferencën  e përshëndetën drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi dhe Ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Johann Sattler, të cilët theksuan se studimet arkeologjike në Shqipëri përjetuan një etapë të re gjatë viteve 1916 – 1918, ku Akademia e Shkencave të Vjenës në bashkëpunim me komandën e trupave austro – hungareze, të cilat kishin pushtuar pjesën më të madhe të territorit tonë, organizuan ekspedita informative me qëllimin identifikimin dhe grumbullimin e objekteve të ndryshme arkeologjike, dhe si rrjedhojë duke realizuar një vlerësim paraprak mbi pasurinë arkeologjike të Shqipërisë, si dhe fazat historike të këtij territori. Më pas konferenca i vazhdoi punimet me referimet e mëposhtme:

  1. P. D. Mag. Dr. Sabine Ladstätter dhe prof. dr. Luan Përzhita paraqitën kumtesën me titull “The Austro-Hungarian contributions in the Albanian archaeology”;
  2. Prof. dr. Alexander Sokolicek, prof. dr. Bashkim Lahi dhe prof. dr. Neritan Ceka paraqitën kumtesën me titull “Austrian Heritage in the Albanian Archaeology.

Në fund të konferencës u hap ekspozita me titull “100 vjetori i prezencës austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”.

Gjithashtu gjatë ditës së dytë të veprimtarive Ditët e Albanologjisë u paraqitën 34 botime të reja shkencore të realizuara nga institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike gjatë vitit 2018, ndër të cilat:

  1. 8 botime për Skënderbeun dhe epokën e tij;
  2. 7 revista shkencore, ku revistave “Studime historike” (botim i Institutit të Historisë), “Studime filologjike” (botim i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë), “Candavia” dhe “Iliria” (botime të Institutit të Arkeologjisë) u shtohen edhe revista multidisiplinare “Albanian Studies”, dhe ajo “Antropologjia” (botim i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit);
  3. 19 monografi shkencore.

Gjatë ditës së tretë të veprimtarive Ditët e Albanologjisë, u hap në ambientet e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit ekspozita me temë: “ Një etnografi për kohën e Skënderbeut”. Nëpërmjet kësaj ekspozite synohej të paraqitej kultura shqiptare në periudhën e Mesjetës. Objektet që u ekspozuan ishin: veshje, stoli, pajisje të mjedisit shtëpiak, armë të kohës së Skënderbeut,  etj.

Ekspozita u organizua nga kuratore Prof. dr Afërdita Onuzi, Dr. Ermela Broci dhe dy specialistet e fondeve Vilma Nallbani dhe Migena Dukagjini.

Një etnografi për kohën e Skënderbeut

5 Dhjetor, 2018 Njoftime

Më dt. 5 dhjetor, ora 12.00, në ambientet e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, do të hapet ekspozita me temë: Një etnografi për kohën e Skënderbeut, e cila organizohet në kuadrin e Vitit të Skënderbeut. Ajo synon të paraqesë kulturën shqiptare në periudhën e Mesjetës. Objektet që do të ekspozohen aty do të jenë: veshje, stoli, pajisje të mjedisit shtëpiak, armë të kohës etj.

Ekspozita organizohet nga kuratore Prof. dr Afërdita Onuzi, Dr. Ermela Broci dhe me dy specialistet e fondeve Vilma Nallbani dhe Migena Dukagjini.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “First steps towards an interactive map of Balkan linguistic features”

29 Nëntor, 2018 Njoftime

Prof. asoc. dr. Enkeleida Kapia mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të zhvilluar në Universitetin e Zyrihut me datë 26 dhe 27 nëntor me tematikë: “First steps towards an interactive map of Balkan linguistic features”.

Ajo foli për projektin e sintaksës dialektore të filluar në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe zgjidhjet që ofrojnë të dhënat e vjela prej tij në disa drejtime: në aspektin e teorisë dialektore të shqipes, për dilemat e ngritura mbi konvergjencën e “Balkan Sprachbund”, si edhe në drejtim të çështjeve formaliste teorike të sintakses sot. Në këtë konferencë kishte edhe albanologë të tjerë si prof. Sobolev, prof. Rusakov, Maria Morozova e Veton Matoshi, të cilët sollën të dhëna me qasje të reja sasiore për dialektet e shqipes. Kolegët nga Greqia, Serbia, Maqedonia, Rumania dhe Greqia ofruan gjithashtu të dhëna të ndryshme për dialekte të ndryshme të gjuhëve të tyre.

Qëllimi ishte bashkërendimi i korpuseve të ndryshme gjuhësore për krijimin e një korpusi të gjerë ballkanik.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

26 Nëntor, 2018 Njoftime

Departamenti i Etnologjisë (IAKSA) në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare organizoi takimin e radhës të seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, në datë 23 nëntor 2018, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare.

E ftuara e radhës, dr. Federica Pompejano, mbajti ligjëratën me temë: “Albanian traditional architecture. Traditional timber roofs of Gjirokastër, Albania”.

Ndër të tjera, dr. Pompejano e përqendroi vëmendjen në klasifikimin tipologjik të shembujve të arkitekturës tradicionale rurale dhe urbane, duke vënë në dukje karakteristikat e përbashkëta dhe të dallueshme në çdo tip që i përkasin zonave të afërta gjeografike.

Po ashtu, pjesë e studimit të saj ishin edhe aspektet teknologjike të tipologjisë tradicionale të çatisë prej druri dhe kornizave të çatisë. Ajo propozon në studimin e saj një rishikim kritik të kronologjisë së arkitekturës së ndërtimeve të tyre, lidhur ngushtë me të kaluarën historike të vendit dhe me sfidat e kohës së sotme.

Veprimtaria shkencore me temë: “Për ne dielli lind në perëndim”

22 Nëntor, 2018 Njoftime

Në kuadër të veprimtarive kushtuar 110-vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe (1908-2018), në datat 21-22 nëntor 2018, në ambientet e Muzeut të Kongresit të Manastirit, u mbajt veprimtaria shkencore me temë: “Për ne dielli lind në perëndim”, e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Akademia e Studimeve Albanologjike –Tiranë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik-Kosovë si dhe Instituti i Historisë së Kosovës.

Fjalën përshëndetëse në emër të ASA-së e mbajti rektori, akademik prof. dr. Marenglen Verli, ndërsa akademik prof. dr. Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë, mbajti kumtesën me titull: “Rrugëtimi drejt Kongresit të Manastirit”.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

21 Nëntor, 2018 Njoftime

Departamenti i Etnologjisë (IAKSA) në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare njofton për takimin e radhës të seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, në datë 23 nëntor 2018, ora 17:00, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare. E ftuar, dr. Federica Pompejano,e cila do të mbajë ligjëratën me temë: “Albanian Traditional Architecture. Traditional timber roofs of Gjirokastër, Albania”.

Ligjërata do të mbahet në gjuhën angleze.

Brief abstract:

The first Albanian studies on traditional architecture have been carried out during the Communist Regime focusing the attention on the typological classification of rural and urban traditional architecture examples while pointing out the common and distinct characteristics enclosed in every type belonging to diverse geographical areas. However, the attention of the IMK’s experts on traditional architecture omitted to deepen the technological aspects of its traditional wooden roof typology and related possible roof frameworks, especially in urban contexts such as, for instance, the one of the museum-city of Gjirokastër. The presentation aims at introducing the result of 5 years long research that targeted the traditional roof building techniques in Albania. The thesis to be presented approaches the protection of the Albanian architectural heritage issue, through a critical review of its legislative framework chronology and development, strictly connected to the recent historic past of the country and the challenges of the present time.

Marrëveshje mes ASA -së dhe UM

14 Nëntor, 2018 Njoftime

Më datë 9 nëntor 2018, në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në Tiranë, Rektorët, akademik Gudar Beqiraj dhe akademik Marenglen Verli, përkatësisht rektorët e U. Mesdhetar dhe ASA, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me interes të ndërsjellë.

“Shqiptarët dhe rajoni përgjatë Luftës së Madhe (1914-1918): një shekull nga përfundimi i konfliktit të parë botëror”

14 Nëntor, 2018 Njoftime

Më datë 9 nëntor 2018, në ambientet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në Tiranë, zhvilloi punimet dhe Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Shqiptarët dhe rajoni përgjatë Luftës së Madhe (1914-1918): një shekull nga përfundimi i konfliktit të parë botëror”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar i  Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Barit dhe me Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Në të referuan edhe akademik Marenglen Verli (ASA) me temë: “Faktori Ndërkombëtar dhe çështja shqiptare e potencuar në rrjedhën e Luftës së Parë Botërore”;

Prof. dr. Pëllumb Xhufi, me temë: “Lufta për kufijtë e Jugut 1913-1914”;

Dr. Sali Kadria, me temë: “Kontributi i nacionalistëve shqiptarë të zonës së okupimit austro-hungarez për unifikimin e gjuhës shqipe në vitet 1916-1918”.

Konferenca shkencore: “Ritualet e Qytetit”

14 Nëntor, 2018 Njoftime

Në mjediset e Akademisë së Shkencave të Rumanisë, më dt. 7-9 nëntor 2018, u organizua konferenca shkencore “Ritualet e Qytetit”, organizuar nga Ritual Year Working Group, pjesë e Shoqërisë Ndërkombëtare të Etnologëve dhe Folkloristëve. Në këtë konferencë mori pjesë edhe studiuesi prof. as. dr. Nebi Bardhoshi, i cili mbajti më dt. 8 nëntor, kumtesën me titull: “Dita e të Shumtëve: Qëmtime rreth ndryshimeve kulturore të kuptimit të jetës së përtejme”.


Abstrakt
Në krahina të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë, “Dita e të shumtëve” mbahet zakonishtme datë 1 nëntor. Përkujtimi i atyre që kanë ndërruar jetë në këtë datë ndodh në shumë vende të botës, veçanërisht në vende të krishtera, ku njihet si “Day of the Dead” , “Dia de Mourtos”, “AllSaints Day” etj. Kumtesa përmban dhe analizon modalitet rreth mënyrës se si është mbajtur kjo ditë ndër katolikët shqiptarë. Bazuar në të dhëna etnografike dhe historike, vëmendje e veçantë i kushtohet kuptimeve, domethënieve dhe ndryshimeve kulturore që kanë pësuar ritualet përkatëse në realitetet e reja sociale, ekonomike e politike të krijuara në kushtin e përgjithshëm post-socialist. Burimet empirike janë përzgjedhur për të na folur më specifikisht për vijimësitë dhe ndryshimet në strukturën e ritualit/eve dhe domethënieve rreth kësaj jete dhe asaj në botën e përtejme, me pyetje konkrete rreth dimensionit kohor, hapësinor (spatial), përvojat dhe përjetimet trupore. Kumtesa në fjalë është pjesë e një kuadri dhe shqetësimi me të gjerë teorik, që merr përsipër analizën e shndërrimeve kulturore në raportin e profanes dhe të së shenjtës.

“KËRKIME NË FUSHËN E ARKEOLOGJISË PREHISTORIKE”

13 Nëntor, 2018 Njoftime

Në kuadër të 70 vjetorit të Arkeologjisë Shqiptare, në datat 12-13 nëntor 2018, Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, zhvilloi në ambientet e Bashkisë Maliq (Korçë), Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me titull: “KËRKIME NË FUSHËN E ARKEOLOGJISË PREHISTORIKE”.

Kjo konferencë hodhi dritë mbi arritjet e kërkimeve 70 vjeçare në fushën e Prehistorisë në territorin e Shqipërisë.

Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndetën: z. Gëzim Topçiu – Kryetar i Bashkisë Maliq,

akademik prof. dr. Marenglen Verli – Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike,

prof. dr. Luan Përzhita – Drejtor i Institutit të Arkeologjisë,

znj. Lisina Prendi – vajza e Frano Prendit.

Gjithashtu, kryetari i Bashkisë Maliq i dha titullin “Qytetar Nderi”, z. Frano Simon Prendi (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontributin e tij të çmuar në zbulimin, gërmimin dhe publikimin e kulturës shumë të pasur të vendbanimit shumështresor të Maliqit, si një nga vendbanimet më të rendësishme palafitike në Europë, i cili ka hyrë në literaturën botërore në sajë të studimeve të thelluara shkencore të tij”.

Studiuesit e Institutit të Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:

  • Adem Bunguri, paraqiti kumtesën me titull: “Vendbanimi prehistorik shumështresor i Maliqit”.

  • Ilir Gjipali, paraqiti kumtesën me titull: “Fillimet e kërkimeve prehistorike në Shqipëri”.

  • Rovena Kurti në bashkëpunim me C. Oberweiler, P. Lera dhe G. Touchais, paraqitën kumtesën me temë: “Le début de l’Âge du Fer albanais et la rupture du VIIIe siécle avant J. –Ch. dans le bassin de Korça: nouvelles données chronologiques, culturelles et environnementales”.

  • Rudenc Ruka në bashkëpunim me M. Galaty, paraqitën kumtesën me temë: “Time for an absolute chronology of Albanian prehistory”.

  • Eda Andoni, paraqiti kumtesën me titull: “Mendimi shkencor i Frano Prendit mbi Neolitin e Hershëm”.

  • Ergys Hasa, paraqiti kumtesën me titull: “Prania e qeramikës me grafit në Shqipëri”.

  • Adrian Anastasi, paraqiti kumtesën me titull: “Kërkime arkeologjike nënujore në liqenin e Prespës dhe të Ohrit”.

Në përfundim të konferencës u bë dhe prezantimi i dy botimeve të reja, me titull:

  • Vendbanimi prehistorik i Maliqit
  • Studies in the Prehistory of Albania

Panairi i Librit “Tirana 2018″

12 Nëntor, 2018 Njoftime

Siç është traditë tashmë, Akademia e Studimeve Albanologjike do të jetë e pranishme me larminë e botimeve të saj edhe në Panairin e 21 të Librit në Tiranë (në datat 14 – 18 Nëntor 2018). Listës së gjatë të titujve të monografive dhe botimeve të tyre shkencore nga fushat e albanologjisë, do t’i shtohen prurjet më të reja, të vitit të fundit. Të gjitha këto botime vijnë në Panair për të pasuruar më tej fondin albanologjik në bibliotekën personale të secilit lexues!

Ju ftojmë të vizitoni stendën tonë!

“Aranitët në Librazhd”

12 Nëntor, 2018 Njoftime

Në datën 10 nëntor 2018, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u organizua, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”, Librazhd, konferenca shkencore me temë: “Aranitët në Librazhd”.


Konferenca u organizua si rezultat i bashkëpunimit ndër institucional midis Bashkisë Librazhd, Akademisë së Studimeve Albanologjike, si dhe Shoqatës Çermenika 2017, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Librazhd, z. Kastriot Gurra.
Konferencën e përshëndeti rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik Marenglen Verli.

Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:

Prof. dr. Pëllumb XHUFI (Instituti i Historisë) paraqiti kumtesën me titull: “ARANITI DHE SKËNDERBEU: NGA ZOTËRIMI TE SHTETI”;

Prof. dr. Adem BUNGURI (Instituti i Arkeologjisë) paraqiti kumtesën me titull: “TË DHËNA ARKEOLOGJIKE MBI DISA FORTIFIKIME TË SKËNDERBEUT NË RAJONIN E DIBRËS”;

Prof. asoc. dr. Edmond MALAJ (Instituti i Historisë) paraqiti kumtesën me titull: “KRUSHQITË E ARANITËVE ME FAMILJET E TJERA FISNIKE SHQIPTARE DHE TË HUAJA”;

Në përfundim të konferencës u bë promovimi i disa librave, pjesë e kolanës kushtuar heroit dhe epokës së tij, që po botohet me këtë rast. Gjatë këtij promovimi Akademia e Studimeve Albanologjike prezantoi katër nga botimet e saj më të fundit. Botimet e prezantuara janë:

  • Aleks Buda, Studime për Skënderbeun, ASA, Tiranë, 2018.

  • Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, ASA, Tiranë, 2018.

  • Konstantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë (studime mesjetare), ASA, Tiranë, 2018.

  • Pranvera Bogdani, Balshajt, ASA, Tiranë, 2018.

“Greek and Roman Albania”

9 Nëntor, 2018 Njoftime

Më datë 8 nëntor 2018, në ambientet e Muzeut Nacional të Austrisë, u zhvillua simpoziumi me temë: “Greek and Roman Albania”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të bashkëpunimit midis Institutit të Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Austrisë si dhe Institutit të Arkeologjisë, Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të rëndësishme, si: z. Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, znj. Teresa Indjein, Ministre për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme në Austri, si dhe studiues të Institutit të Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Studiuesit e Institutit të Arkeologjisë u paraqitën në këtë aktivitet me kumtesat e mëposhtme:

  • dr. Luan Përzhita (drejtor i Institutit të Arkeologjisë) paraqiti kumtesën me temë: “Les forteresses du IV–VI siècle dans le Via Lissus- Naissus (L’Albanais du Nord et Kosovo)”
  • dr. Bashkim Lahi, paraqiti kumtesën me temë: “Apollonia, eine griechische Kolonialstadt in Südillyrien – Albanien”.
  • asoc. dr. Eduard Shehi, paraqiti kumtesën me temë: “Recent discoveries in Durres”.

Akad. prof. dr. Marenglen Verli në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

7 Nëntor, 2018 Njoftime

Rektori i ASA-së, akad. prof. dr. Marenglen Verli, në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Shqipërisë duke diskutuar për projekt buxhetin e Akademisë së Studimeve Albanologjike për vitin 2019.

“KËRKIME NË FUSHËN E ARKEOLOGJISË PREHISTORIKE”

6 Nëntor, 2018 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, në kuadrin e 70 – vjetorit të Shkollës Arkeologjike Shqiptare organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “KËRKIME NË FUSHËN E ARKEOLOGJISË PREHISTORIKE”.
Konferenca do t’i zhvillojë punimet në datat 12-13 nëntor 2018, në Maliq (Korçë).

Bashkëngjitur do të gjeni programin e konferencës.

Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike

2 Nëntor, 2018 Njoftime

U zhvillua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve dita e dytë e Sesionit Përmbyllës të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori.
Të pranishëm ishin figura të njohura të fushës akademike, studiues vendas e të huaj si dhe studentë të cilët kanë shfaqur interes të madh për këtë konferencë.

Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
– Prof. asoc. dr. Edmond Malaj (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Dy monografi të panjohura gjermane të gjysmës së parë të shekullit XIX mbi figurën e Skënderbeut”.


– Dr. Ardian Muhaj (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Ekonomia e trojeve shqiptare në shekullin e Skënderbeut dhe kriza ekonomike europiane e Mesjetës së vonë”.

– Prof. dr. Gëzim Hoxha (Instituti i Arkeologjisë), paraqiti kumtesën me titull: “Të dhëna të reja arkeologjike mbi parahistorinë e vendvarrimit të Skënderbeut”.


– Prof. dr. Adem Bunguri Instituti i Arkeologjisë), paraqiti kumtesën me titull: “Të dhëna të reja arkeologjike mbi disa fortifikime të Skënderbeut në rajonin e Dibrës”.


– Prof. asoc. dr. Ledia Dushku (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe perceptimi për turqit osmanë në diskursin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës”.

Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike

1 Nëntor, 2018 Njoftime

U zhvillua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve dita e parë e Sesionit Përmbyllës të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori.


Në hapjen e këtij sesioni ishin të pranishëm figura të njohura të fushës akademike, studiues vendas e të huaj si dhe studentë të cilët shfaqën interes të madh për këtë konferencë, pasi ajo paraqiti një panoramë mjaft të qartë të kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori heroi ynë kombëtar.
Hapja e sesionit të tretë të konferencës u përshëndet nga prof. dr. Pëllumb Xhufi, studiues pranë Institutit të Historisë, i cili gjatë fjalës së tij u shpreh se “viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut u kthye në një institucion nga qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilat dhanë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e kësaj konference. Gjithashtu, ai theksoi se kjo konferencë ka pasur një jehonë të jashtëzakonshme jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe në SHBA e Kinë”.


Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë ASA-së u përfaqësua ditën e sotme nga prof. asoc. Evalda Paci, e cila u paraqit me kumtesën me titull: “Receptimi i historisë së Skënderbeut në disa vepra themelore të letërsisë së shkruar shqipe”.


Studiues të huaj dhe vendas me anë të kumtesave të tyre paraqitën për të pranishmit fakte mjaft interesante për Skënderbeun duke e paraqitur atë jo vetëm si hero por edhe si një figurë shumëdimensionale dhe të pazëvendësueshme në identitetin tonë si shqiptar.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”

1 Nëntor, 2018 Njoftime

Në datat 29-31 tetor 2018, zhvilloi punimet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.”
Kjo konferencë u organizua nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë.


Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndetën: znj. Gentiana Sula- Kryetare e AIDSSH, akademik prof. dr. Beqir Meta – Instituti i Historisë, znj. Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Brian Williams – UN Resident eprezentat and UNDP Resident eprezentative in Albania, znj. Raffaella Campanati – Sekretare e Përgjithshme e Ambasadës Italiane, z. Bernd Borchardt – Head of OSCE Presence in Albania, dr. Çelo Hoxha – Zv. Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, znj. Klaudia Zerva – Program Coordinator – KAS, z. Bilal Kola – Drejtor i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe z. Dorian Koçi – Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
– Prof. dr. Hamit Kaba (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Komunizmi shqiptar: ngjashmëri dhe veçori me vendet e tjera komuniste të Europës Lindore e Qendrore 1944-1948.


– Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Trajtimi i të kaluarës në raport krahasues: Shqipëria dhe Europa lindore”.


– Akad. prof. dr. Beqir Meta (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Vështrim analitik mbi sistemin e burgjeve, internimeve dhe përdorimin e punës së detyruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri”.


– Prof. dr. Ana Lalaj (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Montimi i (pu)shtetit të pasluftës si mjet dhune, 1944-1953”.


– Dr. Gjon Boriçi (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Pohimi nga Byroja Politike e PPSH të dhunës ndaj të burgosurve dhe të internuarve nga organet e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1953”.


– Prof. asoc. dr. Sonila Boçi (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Vizatimi i “fytyrës së armikut të popullit” nga regjimi komunist”.


– Prof. asoc. dr. Merita Sauku Bruci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) në bashkëautorësi me Alma Liço Mirakaj, paraqiti kumtesën me titull: “Internim/dëbimet familjare në zonën e Dumresë 1968-1991: dëshmi dhe refleksione”.
Kjo konferencë projektoi njëherazi historinë dhe kujtesën, si dy aspekte të rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi jetën e shqiptarëve nën regjimin totalitar të PKSH/PPSH. Gjithashtu ajo hodhi dritë mbi kalvarin e gjatë të vuajtjeve që shoqëruan atë pjesë jo të vogël të shqiptarëve, të cilët pa asnjë provë shpalleshin fajtorë dhe sa hap e mbyll sytë ktheheshin në “armiq të popullit”.

Marrëveshja midis ASA-së dhe Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë

1 Nëntor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, u organizua sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi me 23 universitete publike e jopublike të vendit si edhe me Akademinë e Studimeve Albanologjike të përfaqësuar nga rektori, akad. prof. dr. Marenglen Verli.

Marrëveshjet parashikojnë shfrytëzimin e ekspertizës dhe kompetencës shkencore të universiteteve dhe qendrave kërkimore të vendit në procesin legjislativ dhe kontrollin parlamentar, si një vlerë e shtuar dhe e mirë publike për vendin. Marrëveshjet nxisin rritjen e fuqisë kontratuale të universiteteve dhe qendrave kërkimore në tregun e kërkimit shkencor në Shqipëri. Marrëveshjet parashikojnë gjithashtu që studentët do të kenë mundësi të bëjnë më shumë praktika pune në Kuvendin e Shqipërisë dhe universitetet të kenë më shumë akses në burimet dhe veprimtaritë e Kuvendit.

Rektorët e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për këtë mundësi të re që u krijoi universiteteve e qendrave kërkimore, Kuvendi i Shqipërisë. Ata e vlerësuan si një ngjarje të rëndësishme faktin që për herë të parë universitetet shqiptare thirren në Kuvend me një ofertë konkrete bashkëpunimi. Gjatë bashkëbisedimit u rrahën mendime mbi disa aspekte themelore, në të cilat duhet të përqendrohet veprimtaria akademike e kërkimore-shkencore në Shqipëri; si të vazhdohet e thellohet reforma në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, si të fuqizohet bashkëpunimi midis vetë universiteteve e qendrave kërkimore,  si edhe nevojën për rritjen e burimeve financiare, materiale e njerëzore për fuqizimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.

Ligjërata me temë: “Përthyerja letrare: Skënderbeu dhe sllavët perëndimorë në vitit 1800”

31 Tetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 23 tetor u mbajt nga prof. Persida Lazarevic ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Persida Lazarevic mbajti ligjëratën me temë: “Përthyerja letrare: Skënderbeu dhe sllavët perëndimorë në vitit 1800”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata “Veshjet si gjuhë e trupit dhe si mjet identifikimi”

31 Tetor, 2018 Njoftime

Në ligjëratën e radhës, prof. dr. Afërdita Onuzi referoi mbi: Veshjet si gjuhë e trupit dhe si mjet identifikimi.

Kjo ligjëratë u fokusua në veshjet popullore shqiptare, fshatare dhe qytetare. Ajo foli në detaje për ndikimin e kulturave të ndryshme ne veshje, si: kultura Bizantine, kultura e Komanit e deri në ditët e sotme.

U vu theksi kryesisht në tipet e veshjeve dhe variantet e tyre. Po ashtu, prof. Onuzi ndaloi tek specifikat krahinore të veshjeve për burra dhe gra, duke sjellë para pjesëmarrësve, përveç funksionit praktik, edhe funksionin e tyre si gjuhë e trupit.

Ligjërata me temë: “Adriatiku dhe Arbëria në vitet 1400”

31 Tetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 16 tetor u mbajt nga prof. Egidio Ivetic ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Egidio Ivetic mbajti ligjëratën me temë: “Adriatiku dhe Arbëria në vitet 1400”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

31 Tetor, 2018 Njoftime

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”, organizoi takimin e radhës më datë 26. 10. 2018 në mjediset e Bibliotekës Kombëtare.

 I ftuari i këtij takimi ishte prof. dr. Stefan Çapaliku, i cili nisur nga dy vëllimet e romanit të tij “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Botimet Fishta, 2016/2017), kumtoi mbi artin si rezistencë përkundrejt genocidit kulturor.

Emisioni “Dosja K”

31 Tetor, 2018 Njoftime

Më datë 30 tetor 2018, dr. Gjon Boriçi studiues pranë Institutit të Historisë mori pjesë në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi, ku u diskutua mbi histori të manipuluara, të fshehura apo të lëna në heshtje, histori qëndrese dhe mbijetese.
Rrëfime dhe hulumtime, që zbulojnë dimensionet më të gjera të ngjarjeve kyçe të komunizmit, ngjarje që shënjuan të djeshmen, ndikojnë në të sotmen dhe vënë ende në pikëpyetje të nesërmen e shqiptarëve.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “I Castriota-Scanderbeg e i Granai-Castriota (Le immigrazioni levantine in Terra d’Otranto. Vicende e condizione sociale”

26 Tetor, 2018 Njoftime

Në datat 19 dhe 20 tetor 2018, u mbajt në Copertino (Itali) Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “I Castriota-Scanderbeg e i Granai-Castriota (Le immigrazioni levantine in Terra d’Otranto. Vicende e condizione sociale”.

Në këtë konferencë mori pjesë prof. dr. Pëllumb Xhufi, studiues pranë Institutit të Historisë (ASA),  i cili paraqiti kumtesën me titull: “I FLUSSI MIGRATORI DELL’ALBANIA MERIDIONALE E MOREA VERSO TERRA D’OTRANTO NEL ‘500 E ‘600”.

Intervista e dhënë nga prof. dr. Pëllumb Xhufi për RAI

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990

26 Tetor, 2018 Njoftime

Autoriteti për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, organizojnë në datat 29-31 tetor 2018, Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.
Konferenca është e para në llojin e saj në Shqipëri dhe në të marrin pjesë studiues vendas dhe te huaj. Ceremonia e hapjes së konferencës do të mbahet ditën e hënë, me datë 29 tetor, ora 17.00, ndërsa në datat 30 dhe 31 tetor konferenca do t’i zhvillojë punimet duke filluar nga ora 8.00. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar.

FTESA

PROGRAMI

Konferenca shkencore kombëtare me temë “Zhvillime gjuhësore dhe letrare në periudhën e Pavarësisë”

26 Tetor, 2018 Njoftime

Më datën 24 tetor 2018 në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër zhvilloi punimet konferenca shkencore kombëtare me temë “Zhvillime gjuhësore dhe letrare në periudhën e Pavarësisë”, organizuar nga Departamenti i Gjuhës shqipe dhe ai i Letërsisë i këtij universiteti në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Në seancën plenare të kësaj konference, prof.dr.Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ASA, kumtoi mbi temën « Paradigma e gjuhës shqipe në veprën e M.Frashërit ».

Prof.dr.Tomor Plangarica, (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, ASA), kumtoi mbi temën « Mbi disa prirje të zhvillimeve e kërkimeve gjuhësore, letrare e kulturore në mjedisin intelektual të Elbasanit (1912-1944).

Në seancat tematike kushtuar studimeve gjuhësore dhe letrare në periudhën e Pavarësisë kumtuan prof.as.dr.Evalda Paci, me temën « Fillesa gjurmimesh mbi tekstet e vjetra shqipe (kontribute dhe personalitete) »,

Dr.Vilma Jazexhiu-Proko, me temën « Një vëzhgim mbi botimet terminologjike në periudhën e Pavarësisë ».

Në përmbyllje të punimeve të kësaj konference e mori fjalën prof.dr.Valter Memisha, i cili përgëzoi sërish nismën e një veprimtarie të tillë shkencore në universitetin e Gjirokastrës dhe drejtoi diskutimet që u bënë në vijim në lidhje me argumentet e trajtuara në këtë konferencë.

Sesioni Përmbyllës i Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

25 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në Sesionin Përmbyllës që do të mbahet në datat 1-2 nëntor 2018, ora 8:30, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Programi i konferencës

Ju mirëpresim!

Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike

23 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e radhës që do të mbahet nga prof. Persida Lazarevic, ditën e martë, më datë 23 tetor, ora 17:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Ju mirëpresim!

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL