Me rastin e 100 vjetorit të masakrës në Shtupeq e katunde të tjera të Rugovës, të kryer nga çetnikë serbë e malazezë dhe ushtria e shtetit serbo-kroato-slloven, në 15-16 shkurt u organizua nga Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë dhe Klubi i Intelektualëve Universitarë të Rugovës, një simpozium shkencor.
Në të, morën pjesë nga Akademia e Studimeve Albanologjike, rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe prof. dr. Fatmira Musaj.
Studiuesit nga ASA ishin pjesë e organizimit të këtij aktiviteti dy ditor dhe gjithashtu u prezantuan edhe me kumtesat e tyre.