Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u mbajt mbledhja e parë e Asamblesë pas bashkimit me institutet e albanologjisë. Mbledhja u mbajt me pjesëmarrjen e anëtarëve të Asamblesë, anëtarëve të komisioneve të përhershme dhe kryetarëve të komisioneve, anëtarëve të këshillave shkencorë të instituteve dhe drejtuesve të tyre.
Në këtë raport u paraqitën:
- Rezultatet e fazës së parë të reformës në Akademinë e Shkencave 2019-2023.
- Respektimi e zbatimi i ligjit dhe i statusit në organet drejtuese e strukturat e ASHSH.
- Buxheti ndër vite.
- Faza e dytë e reformës (2023-2027) si dhe programi për vitin 2024.
Për më tepër ju ftojmë të lexoni raportin e plotë tek linku.