Qendra e Enciklopedisë Shqiptare (QESH) është themeluar me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASH) në korrik 1998 duke trashëguar bazën e Sektorit të Enciklopedisë të themeluar më 1981.
QESH është institucion kërkimor-shkencor, që organizon punën për hartimin dhe botimin e veprave të karakterit enciklopedik.
QESH ka bashkëpunuar me institutet e sistemit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa sot me institutet e sistemit të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), me universitetet e vendit dhe me institucione të tjera kërkimore-shkencore, si edhe me specialistë të veçantë. QESH bashkëpunon gjithashtu me institucione kërkimore-shkencore, me universitete, si edhe me specialistë të veçantë në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi, si edhe në diasporën shqiptare.
Veprimtaria kryesore e QESH është hartuese, redaktuese, përgatitëse botimesh, plotësuese dhe organizuese. Ajo mbulon të gjitha fushat e shkencës, të ekonomisë, të kulturës, të artit, të teknikës, të sportit etj., që përfshihen në Fjalorin Enciklopedik dhe në Enciklopedinë shqiptare me përqendrim në disiplinat e ndryshme të fushës së albanologjisë.
Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985, 1246 f.
Kosova në vështrim enciklopedik, Tiranë 1999, 213 f.
Fjalor enciklopedik shqiptar, 3 vëll., Tiranë 2008-2009, 3061 f.
Rr. "Naim Frashëri" Nr. 1
Tiranë
Sheshi "Nënë Tereza", Nr. 3
Tiranë
Tel: +355 42 240 713
Email: info@asa.edu.al
Sheshi "Fan Noli", Nr. 7
Tiranë