Projekte

 

1. REACH, Improving Research capacities of Albanian higher education in conservation and restauration of Cultural Heritage

Akademia e Studimeve Albanologjike është partnere në Projektin REACH, Improving Research capacities of Albanian higher education in conservation and restauration of Cultural Heritage.

REACH është një projekt Erasmus + Capacity Building në fushën e Arsimit të Lartë dhe synon të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve në kërkime shumëdisiplinare dhe aftësive teknike në fushën e konservimit dhe restaurimit të Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri. 

 

Bazuar në ndërgjegjësimin se Trashëgimia Kulturore është burim themelor për rritjen e ekonomisë lokale të Shqipërisë, REACH synon të kontribuojë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, nëpërmjet modernizimit dhe ndërkombëtarizimit të institucioneve të Arsimit të Lartë.

 

2. Materializing Modernity – Socialist and Post-Socialist Rural Legacy in Contemporary Albania – MaMo

Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) është fituese e një financimi nga BE për zbatimin e Marie Skłodowska-Curie Action Individual Fellowship (MSCA-IF), pjesë e programit të BE-së për kërkimin dhe inovacionin Horizon 2020 (H2020). MSCA IF është dhënë për zbatimin e projektit dy-vjeçar “Materializing Modernity – Socialist and Post-Socialist Rural Legacy in Contemporary Albania – MaMo”. ​Projekti kërkimor filloi sot dhe do të zhvillohet nga Dr. Federica Pompejano, nën mbikëqyrjen e Prof. dr. Nebi Bardhoshi dhe Prof.as. Olsi Lelaj pranë Institutit të Antropologjisë.

Për më shumë informacion vizitoni: https://cordis.europa.eu/project/id/896925

MaMo website: http://materializing-modernity.com/?fbclid=IwAR17lMPCg88Zb8KcfY-q_68AXIS1q_NS48uNGzDQt_QZMCrOzkuhZo__Be4

MaMo në FB: https://www.facebook.com/MaMoProject/

MaMo në Instagram: https://www.instagram.com/mamo_materializingmodernity/

 

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL