BIA është një bibliotekë publike dhe ka për qëllim të mbështesë veprimtarinë kërkimore të Institutit të Arkeologjisë duke vënë trashëgiminë e saj dhe shërbimet e saj bibliografike në dispozicion të stafit kërkues, mësimdhënës, studentëve dhe më gjerë. Është e vetmja bibliotekë e specializuar në arkeologji në nivel kombëtar.
Lindja e BIA është e lidhur me Sektorin e Arkeologjisë (Arkivin dhe Muzeun Arkeologjik). Në vitet 1947-1948 merr formë muzeu Arkeologjik – Etnografik dhe në të njëjtën kohë krijohet edhe kjo bibliotekë.
Ndër vite Biblioteka është rritur me blerjet, dhuratat dhe shkëmbimet me institucionet kulturore, si dhe studiues individualë.
Aktualisht biblioteka numëron një numër të konsiderueshëm titujsh, duke përfshirë monografi, revista, seri enciklopedike etj.
Për t’u përmendur janë revista “Iliria”, botim i Institututit të Arkeologjisë, Tiranë dhe revista “Monumentet” botim i Institutit të Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë.
Konsultim në sallë për përdoruesit e brendshëm dhe të jashtëm.
Huazim të kufizuar vetëm për stafin e brendshëm.
Fotokopje të materialeve.
Për studiuesit joanëtarë të IA, qasja në bibliotekë mund të kryhet, pasi individi është pajisur me letër prezantimi.