Akademia e Studimeve Albanologjike, iu përgjigj me kënaqësi kërkesës së gjimnazit “Ismail Qemali” për të ndihmuar pasurimin e bibliotekës së shkollës me studime të fushës së albanologjisë. Ditën e enjte, më 2 maj 2019, ASA i dhuroi kësaj biblioteke botimet më të fundit në fushat e arkeologjisë, historisë, antropologjisë, gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Drejtoresha e shkollës, znj. Rezarta Alla falënderoi ASA-n dhe rektorin e saj, akademik prof. dr. Marenglen Verli për dhuratën e çmuar. Ajo ftoi nxënësit t’i shfrytëzonin këto botime si referime shkencore në projektet e tyre shkollore.
Prof. asoc. dr. Sonila Boçi zhvilloi një bisedë me nxënësit e pranishëm mbi rëndësinë e studimeve albanologjike në zhvillimin e identitetit kombëtar dhe qytetar të tyre.