Në datat 14-15 qershor 2019, dr. Hasan Bello, studiues i Institutit të Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare me titull: “Mulla Idriz Gjilani me bashkëluftëtarë në mbrojtje të Shqipërisë etnike”, të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Klubi i Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega Gjilan. Kjo konferencë u mbajt për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit dhe 70-vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit.
Dr. Hasan Bello u paraqit në këtë konferencë me kumtesën me titull: “Ristrukturimi dhe unifikimi i bashkësisë islame në vitet e Luftës së Dytë Botërore”.