Në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Ismail Qemali” organizojnë konferencën shkencore me temë: “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”. Kjo konferencë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 23.01.2019, ora 17:00, pranë Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë.
Ju mirëpresim!