Në takimin e radhës, seminari permanent “Përthyerje antropologjike” kishte të ftuar prof. asoc. dr. Florina Jerliun, lektore e historisë, teorisë dhe trashëgimisë arkitekturore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ajo prezantoi disa hulumtime në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, të cilat ishin pjesë e botimit të saj të fundit Trashëgimia kulturore e Kosovës. Konceptet dhe kontekstet e mbrojtjes. Në këtë takim prof. Jerliu, ndër të tjera, paraqiti tabela statistikore me mjaft interes për studiuesit, bashkë me dokumente të tjera ndërkombëtare për Kosovën, të cilat kanë luajtur rol qenësor në përcaktimin e kornizës territoriale dhe juridike të një pjese të trashëgimisë kulturore në Kosovë,
Sipas saj, trashëgimia kulturore e Kosovës, e mbrojtur me ligj, reflekton synimet shtetërore për përfaqësimin objektiv të vlerave materiale dhe jomateriale të kulturës kosovare.