Më datë 8 nëntor 2018, në ambientet e Muzeut Nacional të Austrisë, u zhvillua simpoziumi me temë: “Greek and Roman Albania”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të bashkëpunimit midis Institutit të Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Austrisë si dhe Institutit të Arkeologjisë, Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të rëndësishme, si: z. Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, znj. Teresa Indjein, Ministre për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme në Austri, si dhe studiues të Institutit të Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike. Studiuesit e Institutit të Arkeologjisë u paraqitën në këtë aktivitet me kumtesat e mëposhtme:
- dr. Luan Përzhita (drejtor i Institutit të Arkeologjisë) paraqiti kumtesën me temë: “Les forteresses du IV–VI siècle dans le Via Lissus- Naissus (L’Albanais du Nord et Kosovo)”
- dr. Bashkim Lahi, paraqiti kumtesën me temë: “Apollonia, eine griechische Kolonialstadt in Südillyrien – Albanien”.
- asoc. dr. Eduard Shehi, paraqiti kumtesën me temë: “Recent discoveries in Durres”.