Në datën 25 janar 2019, u organizua takimi i parë për vitin 2019 i seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, nga Departamenti i Etnologjisë në IAKSA, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare. Në këtë takim ishte e ftuar Dr. Lumnije Kadriu, studiuese në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
Ajo referoi mbi risitë që sjell monografia e saj me titull: “Pushimet, familja, vendlindja në praktikat e diasporës shqiptare të Kosovës”, ku solli përvojat e migrimit të shqiptarëve, vizitat e bëra në vendlindje dhe në familje apo projektet hulumtuese lidhur me vizitat dhe pushimet e mërgimtarëve në vendlindje.
Ky hulumtim është fokusuar në atë se cilët janë aktivitetet kryesore në të cilat angazhohen mërgimtarët gjatë kohës kur janë për pushime në vendlindje, por ky fokus shpalos edhe shumë çështje tjera komplekse e me interes për mërgimtarët.