Ditën e mërkurë, në datën 24 prill 2019, në sallën e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë ASA-së, në vijim të veprimtarisë së përmuajshme “Lektorium”, organizoi veprimtarinë shkencore “Tryezë diskutimi”, me temë: “Studimet gjuhësore e letrare shqipe në ASA, diskutim për probleme e hapësira të reja”.
Në këtë tryezë ishin të ftuar dhe prof. Alberto Manco (Universiteti i Napolit) dhe prof. Nicola Grandi (Universiteti i Bolonjës). Tryeza u nismua nga dr. e shkencave Ledi Shamku – Shkreli, e cila ishte dhe bashkëdrejtuese e saj.
Në këtë veprimtari, përveç punonjësve shkencorë të Institutit, ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, znj. Alessandra Malgarini, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, e Sporteve dhe e Rinisë, studiues dhe pedagogë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Durrësit etj, si dhe dashamirës të studimeve albanologjike.
Prof. dr. Valter Memisha, në cilësinë e drejtorit të Institutit dhe të organizatorit përshëndeti të pranishmit në këtë tryezë si dhe paraqiti kumtesën me titull: “Probleme e hapësira të reja në studimet gjuhësore e letrare në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë”.
Më tej kumtuan studiuesit:
1. Prof. dr. Laura Smaqi, “Mbi punën shkencore e projektet e Departamentit të Studimeve Letrare”
2. Prof. asoc. dr. Enkelejda Kapia, “Mbi punën shkencore e projektet e Departamentit të Leksikologjisë, terminologjisë dhe gjuhësisë së zbatuar”3. Prof. dr. Anila Omari, “Studimet për historinë e shqipes dhe projekti për një fjalor historik të saj”
4. Prof. asoc. dr. Merita Bruci “Të folmet arbëreshe, një ripërtëritje e vështirë, por jo e pamundur”
6. Dr. Ledi Shamku, “Përse një hartë sociolinguistike për Tiranën?” arbëreshe
7. Prof. Alberto Manco, “Gjini dhe emërtim (me referim të veçantë tek emërtimi burrneshë në shqipe”
8. Prof. Nicola Grandi “Tipologjia gjuhësore, objektiva dhe sfida të reja”
Veprimtarinë e përshëndeti dhe drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, znj. Alessandra Malgarini
Në fund të veprimtarisë pati pyetje e diskutime.