Me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Akademia e Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin “Ismail Qemali” organizuan konferencën shkencore me temë: “Figura dhe roli i Ismail Qemalit në zhvillimet politiko shoqërore në fillim të shek. XX dhe në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”.
Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akad. prof. dr. Marenglen Verli paraqiti kumtesën me titull: “Ismail Qemali në këndvështrimin e bashkëkohësve të tij”, prof. dr. Pëllumb Xhufi paraqiti kumtesën me titull: “Shtetari që u parapriu kohëve”
dhe prof. asoc. dr. Ledia Dushku paraqiti kumtesën me titull: “Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe procesi i ndërtimit të institucioneve kombëtare”.