QSA

Seminari permanent “Përthyerje antropologjike”

23 Tetor, 2018 Njoftime

Departamenti i Etnologjisë (IAKSA) në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare njofton për takimin e radhës të seminarit permanent “Përthyerje antropologjike”, datë 26 tetor 2018, ora 17:00, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare. I ftuar, prof. dr. Stefan Çapaliku, i cili nisur nga dy vëllimet e romanit të tij: “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” (Botimet Fishta, 2016/2017), do të reflektojë mbi artin si rezistencë përkundrejt genocidit kulturor.

Tema: 
Arti kundër genocidit kulturor: rasti i romanit “Secili çmendet simbas mënyrës së vet”

Abstrakti: 
Arti dhe qyteti janë vendbanime relativisht të mëdha, të dendura dhe të përhershme të njerëzve shoqërisht heterogjenë. Mirëpo arti, po ashtu edhe qyteti mund të shkatërrohen, dhe ajo që i shkatërron është vetëm ideja e mjerë e të ashtuquajturit “efikasitet ekonomik”. S’ka dyshim që një copë park në qendër të një lagjeje të një qyteti apo një libër mbi stolin e atij parku nuk kanë “efikasitet ekonomik”. Në këtë kuptim, një qytet vdes sa herë që tentohet të ngadalësohen apo nëpërkëmben proceset kulturore e artistike. Me vdekjen e artit dhe kulturës, qytetit i ndërpriten lidhjet logjike, të përkohshme dhe hapësinore mes njerëzve, midis njerëzve dhe gjërave. Prej atij momenti, komuniteti nuk është më në gjendje të ushqehet vetë dhe e mira kryesore e tij, hapësira e përbashkët dhe arti si i tillë, pra pikërisht si i përbashkët, nis e humbet kuptimin e vet deri në asgjësim.

Stefan Çapaliku është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1988. Më 1995, përfundoi doktoratën e tij. Ai është autor i më shumë se njëzet pjesëve dramatike, të cilat i ka përmbledhur në katër vëllime. Është nderuar më çmime kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është i nominuar për çmimin “Europa” për realitete të reja teatrore. Veprat e tij dramatike, si dhe pjesë të tjera nga krijimtaria e tij gjenden në mjaft gjuhë europiane. Ai gjithashtu është poet dhe prozator. Aktualisht, Çapaliku drejton Departamentin e Arteve në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Kohët e fundit kontributet e Çapalikut janë shtrirë edhe në regjinë skenike dhe filmike.

Promovimi i librave në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut

18 Tetor, 2018 Njoftime

Më 17 tetor në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë u bë promovimi i disa librave, pjesë e kolanës kushtuar heroit dhe epokës së tij, që po botohet me këtë rast. Gjatë këtij promovimi Akademia e Studimeve Albanologjike prezantoi katër nga botimet e saj më të fundit. Botimet e prezantuara janë:

– Aleks Buda, Studime për Skënderbeun (Studies about Skanderbeg), ASA, Tiranë 2018.


– Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431 (The Registry of the Arvanid Sandzak), ASA, Tiranë 2018.


– Konstantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë (studime mesjetare) (From Shkodra to Vlora (medieval studies)), ASA, Tiranë 2018.

– Pranvera Bogdani, Balshajt (The Balshaj), ASA, Tiranë 2018.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”

18 Tetor, 2018 Njoftime

Në datën 16 tetor 2018, në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut u organizua në Prishtinë, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”. Morën pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe shumë studiues të huaj nga Hungaria, Polonia e Rumania.

Konferenca u organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, Akademia e Studimeve Albanologjike, si dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve të Maqedonisë nga Shkupi, nën kujdesin e Komisionit Ndërministror të Republikës së Kosovës për Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Konferencën  e përshëndeti rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik Marenglen Verli,  i cili gjatë fjalës së tij tha se kudo ku jetojnë shqiptarët, viti 2018 ka qenë viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe po përkujtohet me veprimtari të shumta që janë zhvilluar dhe po zhvillohen  edhe në Itali, Austri, Hungari, Britani etj. Pasi nënvizoi vlerat e qëndresës së madhe të arbërve nën udhëheqjen e Skënderbeut në shek.e XV, akademik Verli informoi auditorin për disa nga veprimtaritë që janë zhvilluar e po zhvillohen në Republikën e Shqipërisë gjatë këtij viti, për konferencën që pritet të zhvillojë punimet në datat 1-3 nëntor në Tiranë, për promovimin e një kolane botimesh kushtuar heroit tonë kombëtar në ditët e Albanologjisë, që organizon ASA, në javën e parë të dhjetorit, etj.

Përmes kumtesave të prezantuara gjatë Konferencës, studiuesit e shumtë sollën prurjet më të reja shkencore mbi jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut dhe zhvillimet historike që kanë karakterizuar periudhën në fjalë, trajtuan aleancat dhe rezistencën e shtetit arbër të kohës, njëkohësisht edhe jehonën e fitoreve të arbërve të prirë nga Skënderbeu. Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:

  • Eduart Caka (Instituti i Historisë) paraqiti kumtesën me titull: “Aspekte të situatës politiko-ekonomike të hapësirës shqiptare gjatë shek. XV bazuar në regjistrat kadastrale osmane të kësaj periudhe ”.

  • Evalda Paci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) paraqiti kumtesën me titull: “Vepra e Marin Barletit në pikëpamje vëzhgimesh ndërdisiplinore. Interpretime e hollësi studimore rreth një ndërmarrjeje lapidare”.

  • Adem Bunguri (Instituti i Arkeologjisë) paraqiti kumtesën me titull: “Të dhëna të reja arkeologjike mbi disa fortifikime të panjohura të Skënderbeut në rajonin e Dibrës”.

Fjala e mbylljes së konferencës u mbajt nga Drejtori i Institutit të Historisë, Tiranë, akademik Beqir Meta.

Konferenca ndërkombëtare “Practices, Materiality, Places and Temporality: New Approaches in Albanian Studies”

18 Tetor, 2018 Njoftime

Në datat 10-12 tetor, u mbajt konferenca ndërkombëtare “Practices, Materiality, Places and Temporality: New Approaches in Albanian Studies”. Ky tubim shkencor u organizua prej bashkëpunimit mes Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (Tiranë), Departamentit të Historisë (Universiteti i Tiranës), Institutit të Etnologjisë Krahasuese të Mesdheut dhe Europës (IDEMEC, Aix-en-Provence) dhe Qendrës për Studimet Turke, Osmane, Ballkanike dhe të Azisë Qendrore (CETOBAC Paris).

Në fokus të kësaj konference ishte paraqitja e risive tematike dhe kërkimore në fushën e studimeve shqiptare, bashkë me perspektivat e tyre për të ardhmen. Çështjet që u ngritën fokusoheshin te studimet e praktikave sociale, materialitetit, vendeve dhe temporalitetit në kontekstin shqiptar.

Rreth 50 studiues të disiplinave të ndryshme paraqiten risitë studimore gjatë tre datave të kësaj konference, objektivi final i së cilës qëndronte në reflektimin kolektiv mbi qasjet aktuale dhe projektimet në të ardhmen të studimeve shqiptare.

Shënojmë se prezantimet u grupuan rreth tetë çështjeve kyçe:

  1. Studimet shqiptare në 20 vitet e fundit
  2. Kërkimi ndërdisiplinor në kontekstin shqiptar
  3. Studime mbi komunizmin dhe post-komunizmin: impakti i tyre në studimet shqiptare
  4. Lokalizimin i studimeve shqiptare në studimet (post-) osmane, europiane dhe mesdhetare
  5. “Kthesa materiale” dhe studimet shqiptare
  6. “Kthesa vizuale” dhe studimet shqiptare
  7. “Kthesa hapësinore” dhe studimet shqiptare
  8. “Kthesa kohore” dhe studimet shqiptare

Në këtë aktivitet shkencor, prof. as. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, përveçse ofroi një sintezë për ndryshimet dhe prurjet e reja në fushën e antropologjisë kulturore në studimet shqiptare, ndaloi gjatë mbi konceptin e temporalitetit (kohësisë), te mënyra se si e ka analizuar ai në punën e tij, mbi të drejtën zakonore, informalitetin, shtetin dhe analizën kritike të mendimit etnologjik shqiptar.

Mikaela Minga, drejtuesja e Departamentit të Folklorit, ofroi një panoramë reflektivo-kritike mbi zhvillimin e studimeve folklorike sot, duke u ndalur në çështjet e reja studimore (muzika urbane) dhe sfidat për të ardhmen.

Olsi Lelaj, drejtuesi i Departamentit të Etnologjisë, në fjalën e tij, ndaloi te çështja e vizuales si një shteg i ri hulumtimi në studimet etnologjike shqiptare, si dhe për mundësinë që ky zhanër studimor ofronte për thelluar debatin mbi dijen etnologjike në situatë diktatoriale.

Konferenca Jubilare Shkencore me rastin e 65-vjetorit të lindjes së gjuhëtares Shefkije Islamaj

18 Tetor, 2018 Njoftime

Ditën e hënë, dt. 15 tetor 2018, në Institutin Albanologjik të Prishtinës zhvilloi punimet Konferenca Jubilare Shkencore me rastin e 65-vjetorit të lindjes së gjuhëtares Shefkije Islamaj.Në Konferencë, veç përshëndetjeve nga prof. dr. Hysen Matoshi (Drejtor i IAP), nga prof. dr. Emila Lafe (Kryetar i shoqatës së gjuhëtarëve shqiptarë) u dëgjuan dhe 20 kumtime nga studiuesit më në zë të gjuhësisë shqiptare, si akademik R. Qosja, akademik Jani Thomai, prof. dr. Emil Lafe, prof. dr. Xhevat Lloshi, prof. dr. Qemal Murati, prof. dr. Rami Memushaj, prof. dr. Sala Ahmetaj e të tjerë.


Prof. dr. Valter Memisha përshëndeti pjesëmarrësit në emër të Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe punonjësve shkencorë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, si dhe mbajti kumtesën “Shefkije Islamaj për leksikografinë e gjuhës shqipe”.


Konferenca ripohoi shkencërisht dhe vlerësoi lart punën madhore 40-vjeçare të prof. dr. Shefkije Islamaj në shkencat albanologjike. Ajo shquhet si studiuesja më prodhimtare në ditë e sotme në mbarë hapësirat ku krijohet produkt shkencor për shqipen e kulturën tonë kombëtare. Studiuesja ka botuar një numër shumë të madh punimesh shkencore, të tipologjive të ndryshme, si: monografi (duke veçuar: Gjuha e Jakov Xoxes, Gjergj Fishta – gjuha e stili), fjalor (bashkautore), përmbledhje studimesh, referate, artikuj, kumtesa, shkrime në gazeta, biseda në televizione e radio etj. (Bibliografia e prurjeve të saj shkencore rrok mbi 400 zëra).
Të gjithë kumtuesit i uruan studiueses së shquar e të palodhur jetë të gjatë dhe suksese të mëtejshme në punën kërkimore e shkencore.

“Arbëri në shekujt e humanizmit europian sipas statuteve që u konfirmuan në epokën e Gjergj Kastriotit”

17 Tetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 10 tetor 2018 u mbajt nga prof. Shaban Sinani ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Shaban Sinani mbajti ligjëratën me temë: “Arbëri në shekujt e humanizmit europian sipas statuteve  që u konfirmuan në epokën e Gjergj Kastriotit”.

Ligjërata me temë: “Strategjia Anti – Otomane e Hungarisë në mesjetën e vonë”

17 Tetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 8 tetor 2018 u mbajt nga prof. Laszlo Veszpremy ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Laszlo Veszpremy mbajti ligjëratën me temë: “Strategjia Anti – Otomane e Hungarisë në mesjetën e vonë”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

“Teknika dhe teknologjia e punimit të tekstileve popullore dhe veçoritë e tyre krahinore”

17 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadër të projektit Studime dhe Studiues të Departamentit të Etnologjisë, më datë 16. 10. 2018, prof. dr. Afërdita Onuzi, mbajti ligjëratën e dytë  me fokus fondet etnografike, që ndodhen në arkivat shkencorë të IAKSA-së.

Në këtë ligjëratë, prof. dr. Afërdita Onuzi foli për teknikën dhe teknologjinë e punimit të tekstileve popullore dhe veçoritë e tyre krahinore, duke u ndalur specifikisht në mjeshtërinë e punimit të qilimave. Ajo bëri një panoramë të përgjithshme të kësaj mjeshtërie dhe solli në vëmendje motivet më të përdorura në endjen e tyre në të gjitha krahinat e Shqipërisë.

Leksioni me temë: “Manastiri i Pecës gjatë shekullit të 6, provincë e Dardanisë, krahinë e Shqipërisë së Veriut”

15 Tetor, 2018 Njoftime

Prof. dr. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë do të mbajë ditën e mërkurë, datë 17.10.2018, ora 17.30, në Amfiteatrin MILC (Maison Internationale des Langues et des Cultures), Lion, Francë, leksionin me temë: “Manastiri i Pecës gjatë shekullit të 6, provincë e Dardanisë, krahinë e Shqipërisë së Veriut”.

Jeni të mirëpritur!

Ndahet nga jeta poeti Fatos Arapi

11 Tetor, 2018 Njoftime

Ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare poeti Fatos Arapi, duke lënë në hidhërim të thellë familjen e tij, botën letrare, kulturore e shkencore, miqtë dhe dashamirësit e shumtë, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku lexohet letërsia shqipe.

Fatos Arapi u lind në vitin 1930. Poet, prozator e eseist, Fatos Arapi është një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe në gjysmën e dytë të shek. XX, përfaqësues parësor i Brezit të viteve 1960, që modernizoi vjershërimin dhe mjetet e shprehjes letrare në përgjithësi.

Fatos Arapi i kreu studimet e larta për ekonomi në Universitetin e Sofjes (1949–1954). Ka punuar si gazetar, pedagog dhe shkrimtar në krijimtari të lirë. Nisi të shkruajë që në vitet e studimeve. Ka botuar vëllimet poetike: “Shtigje poetike” (1962), “Poema dhe vjersha” (1966), “Drejt qindra shekujsh shkojmë” (1977), “Ne, pikëllimi i dritave” (1995), “In tenebris” (1966), “Antologji personale” (2001).

Arapi solli një mendim e figuracion të ri, duke e emancipuar poezinë e kohës nga rutina poetike dhe notat retorike. U mbështet tek fryma e poezisë popullore dhe forca e saj përgjithësuese, duke iu larguar stilit narrativ, përshkrues. Tingëllim të veçantë në poezinë e tij kanë motivet kundër mendësisë burokratike dhe meskinitetit. Në disa nga krijimet, më të goditurat, ai evokon me nota himnike heroizmin e viteve të luftës antifashiste.

Poezinë e Fatos Arapit e dallon mendimi përgjithësues dhe forca e depërtimit në botën e individit dhe përsiatjet e tij subjektive. Me kalimin e viteve ajo është bërë më metaforike; përmes vargjeve eliptike dhe përmes simbolit e alegorisë, ajo synon të hyjë në nënshtresat e ndërgjegjes dhe në të fshehtat e shpirtit njerëzor.

Disa motive të poezisë së tij pasqyrojnë tragjizmin e jetës njerëzore, bëjnë fjalë për një horizont të mjegullt, brenda të cilit ndihen ankthe dhe pasiguri. Metonimia, simboli, detajet e goditura i japin forcë shprehëse kësaj poezie.
Vargu i Fatos Arapit është një gërshetim i vargut klasik me vargun me një ritëm të lirë, që fiton një tingëllim origjinal. Një vend të dukshëm në krijimtarinë e tij, krahas lirikave të shkurtra, zënë poemat “Alarme të përgjakura” (1966), “Drashovica” (1961) dhe “Antiburokratike” (1968). Ai ka lëvruar edhe novelën, si: “Patat e egra” (1970), “Dikush më buzëqeshte” (1972), si dhe romanet “Dhjetor i shqetësuar” (1970), “Shokët” (1977), “Deti në mes” (1977). Në prozën e tij ndihet një fillesë poetike dhe origjinalitet në kapjen e motiveve, ndonëse jo kurdoherë subjektet shtjellohen me shtrirje të gjerë.

Poezi të Fatos Arapit janë botuar edhe në gjuhë të huaja. Ai ka botuar gjithashtu studime dhe ese për probleme të folklorit (“Këngë të moçme shqiptare”, 1986), vështrime historike për Ballkanin, (“Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike”, 2001), për poezinë, si për Lasgush Poradecin etj. Është marrë edhe me përkthime nga Pablo Neruda, nga poezia bullgare, maqedonase, turke etj.

Fatos Arapi ishte gjithashtu veprimtar qytetar. Në vitet 1990 u angazhua si nismëtar i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, që funksionoi pranë Akademisë së Shkencave, dhe kontribuoi për hartimin e “Strategjisë së çështjes shqiptare”, në procesin e diskutimit.
Akademia e Studimeve Albanologjike i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, bashkësisë së shkrimtarëve dhe studiuesve, lexuesve të shumtë të veprës së Fatos Arapit.

Leksioni me temë: “Kërkime të reja arkeologjike në Shqipëri”

10 Tetor, 2018 Njoftime
Prof. dr. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë do të mbajë më datë 12.10.2018, ora 10.30, në sallën F të laboratorit UMR8546 CNRS/ENS-Paris AOROC Archaeology et Philology of East and West, Francë, leksionin me temë: “Kërkime të reja arkeologjike në Shqipëri”.
Jeni të mirëpritur!

Ligjërata me temë: “Politika lindore e Alfonisit V të Aragonës. Analizë e burimeve dokumentale”

10 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Politika lindore e Alfonisit V të Aragonës. Analizë e burimeve dokumentale”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Alberto Torra Perez, ditën e premte, më datë 12 tetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Këngë arumune të Drenovës

9 Tetor, 2018 Njoftime
Studiuesja Mikaela Minga ka publikuar albumin: “Këngë arumune të Drenovës/Aromanian Songs from Drenova”, përgatitur në bashkëpunim me Josif Mingën. Albumi është publikuar nga Edizioni Squilibri, Romë (Itali).
Këto këngë folklorike – pjesë e botës muzikore të shumëzërëshit apo iso-polifonisë toske siç e njeh UNESCO – rrëfejnë për një prej minoriteteve më të rëndësishme në vendin tonë: Arumunët (Vllehët). Rezutat i një kërkimi thuajse 3-vjecar, me këtë komunitet, këtu paraqitet i dokumentuar repertor që interpretohet ende nga brezi i vjetër i këngëtarëve vllehë. Progatonistë kryesorë janë: Spiro Gramozi, Aleks Mihallari, Spiro Bello dhe Thanas Tona të cilët tregojnë në mënyrë kuptimplotë sesi muzika arrin të shenjojë jetën e njeriut, të komunitetit, duke qenë në të njëjtën kohë tregues i universit multikulturor që ka gjalluar dhe vazhdon të gjallojë në një krahinë si Korça. Albumi në fjalë vjen si bashkëpunim i dytë i autores Minga me Squilibri Editore, pas botimit të librit me titull: Spanja Pipa e la canzone urbana di Korça (2015).
Për më tepër mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Ligjërata: “Arkivat etnografikë: sistemimi dhe klasifikimi shkencor i tyre”

9 Tetor, 2018 Njoftime

Prof. dr. Afërdita Onuzi filloi sot ciklin prej 6 ligjëratash mbi kulturën materiale dhe fondet arkivore në IAKSA.

Ligjërata e parë titullohej: “Arkivat etnografikë: sistemimi dhe klasifikimi shkencor i tyre”.

Në ligjëratën e sotme, ajo u fokusua mbi historikun e krijimit të fondeve të trashëgimisë materiale, klasifikimin e tyre dhe mënyrës se si janë mbledhur. Ajo vuri theksin në kontributin e punonjësve të Sektorit të Etnografisë, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre të pakursyer për t’i pasuruar sa më tepër këto fonde. Gjithashtu, ajo foli për metodologjinë e mbledhjes dhe dokumentimit të objekteve të kulturës materiale ndër vite.

Memorandum i nënshkruar mes Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

9 Tetor, 2018 Njoftime

Akademia e Studimeve Albanologjike e përfaqësuar nga Rektori, akad. prof. dr. Marenglen Verli dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë e përfaqësuar nga sekretari shkencor , akad. prof. dr. Vasil Tole, nënshkruan sot një memorandum, i cili ka vlerën  e një marrëveshjeje parimore bashkëpunimi, mbështetur në parime të gjithëpranuara dhe në interesa të përbashkët.

Për më shumë klikoni këtu.

Ligjërata me temë: “Të jesh qytetar: statusi juridik i shqiptarëve dhe levantinëve në Italinë e pesëqindës”

8 Tetor, 2018 Njoftime
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 4 tetor u mbajt nga prof. Giancarlo Vallone ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Giancarlo Vallone mbajti ligjëratën me temë: “Të jesh qytetar: statusi juridik i shqiptarëve dhe levantinëve në Italinë e pesëqindës”.
 
Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.
 

Gjashtë ligjërata për fondet etnografike

8 Tetor, 2018 Njoftime

Departamenti i Etnologjisë pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, organizon: Gjashtë ligjërata për fondet etnografike”.

Folës: Prof. dr. Afërdita Onuzi

Projekti departamental: Studiues dhe Studime

Fusha kërkimore: Kulturë materiale

Vendi: Arkivi Dru-Metal dhe Arkivi Tekstil-Lesh, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

Datat: 09,16, 23, 30 tetor dhe 06,13 nëntor 2018

Ora: 10.00-12.00.

Parashtrim:

Në kuadër të projektit Studime dhe Studiues të Departamentit të Etnologjisë ofrohet ky cikël prej gjashtë ligjëratash me fokus fondet etnografike, që ndodhen në arkivat shkencorë të IAKSA-së. Këto synojnë të paraqesin një këndvështrim të plotë mbi historikun e ngritjes së fondeve, sistemin e klasifikimit të tyre, detajimin e mjeshtërive tradicionale, dhe tipologjitë e ndarjes se kulturës materiale në tërësi. Qëllimi kryesor i tyre është zgjerimi i njohurive të studiuesve të rinj të kulturës materiale dhe punonjësve të arkivave të fondeve etnografike të IAKSA-së. Në arritjen e qëllimit të parashtruar këto leksione do të ndërthurin qasjen historiko-teorike mbi fondet me aplikimin praktik. Pjesëmarrësve, përveç njohjes me literaturën e nevojshme lidhur me temat që do të trajtohen, do t’u jepet mundësia të aplikojnë dijet e marra me prezantime dhe ushtrime konkrete mbi çështje specifike, që lidhen me fondet arkivore që variojnë nga ruajtja, ekspozimi dhe leximi i tyre historiko-etnografik.

Temat janë si më poshtë:

  1. Arkivat etnografikë, sistemimi dhe klasifikimi shkencor i tyre
  2. Teknika dhe teknologjia e punimit të tekstileve popullore dhe veçoritë e tyre krahinore
  3. Veshjet si gjuhë e trupit dhe si mjet identifikimi
  4. Mjeshtëria e punimeve në metal
  5. Mjeshtëria e argjendarisë dhe qendrat kryesore të zhvillimit të saj
  6. Mjeshtëria e punimeve në dru: tipologji dhe veçori

 

 

Ligjërata me temë: “Arbëri në shekujt e humanizmit europian sipas statuteve  që u konfirmuan në epokën e Gjergj Kastriotit”

8 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Arbëri në shekujt e humanizmit europian sipas statuteve  që u konfirmuan në epokën e Gjergj Kastriotit”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Shaban Sinani, ditën e mërkurë, më datë 10 tetor, ora 17:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Skënderbeu dhe fillimet e transformimit të kështjellave mesjetare në fortesa për artileri”.

8 Tetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 3 tetor u mbajt nga prof. Gjerak Karaiskaj ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Gjerak Karaiskaj mbajti ligjëratën me temë: “Skënderbeu dhe fillimet e transformimit të kështjellave mesjetare në fortesa për artileri”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata me temë: “Strategjia Anti – Otomane e Hungarisë në mesjetën e vonë”

5 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Strategjia Anti – Otomane e Hungarisë në mesjetën e vonë”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Laszlo Veszpremy, ditën e hënë, më datë 8 tetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Të jesh qytetar: statusi juridik i shqiptarëve dhe levantinëve në Italinë e pesëqindës”

3 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Të jesh qytetar: statusi juridik i shqiptarëve dhe levantinëve në Italinë e pesëqindës”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Giancarlo Vallone, ditën e enjte, më datë 4 tetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Seminari XII Ndërkombëtar i Albanologjisë

3 Tetor, 2018 Njoftime

Në datën 28 shtator 2018, në Universitetin e Tetovës zhvilloi punimet Seminari XII Ndërkombëtar i Albanologjisë, me temë “Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë (Scanderbeg between history and literature)”, ku morën pjesë edhe punonjës shkencorë nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Para se të fillonin punimet e Seminarit, rektori i Universitetit, prof. dr. Vullnet AHMETI, së bashku me drejtuesit më të lartë të Universitetit, pritën në një takim të posaçëm një grup nga studiuesit tanë, në përbërje të cilit ishin prof. dr. Valter MEMISHA, Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, prof. dr. Anila OMARI dhe dr. Arian LEKA. Pritja kaloi në një atmosferë vëllazërore dhe u shkëmbyen mendime për shtimin e forcimin e marrëdhënieve midis Universitetit të Tetovës dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike, për shkëmbimin e produktit shkencor respektiv, si dhe për harmonizimin më të mirë të punës së përbashkët kërkimore e studimore në fushat e Albanologjisë. Drejtori Valter Memisha bëri një paraqitje të punës në Akademi dhe në Institut dhe e falënderoi rektorin e Universitetit për pritjen edhe në emër të drejtorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademikut Marenglen VERLI.

Seanca e parë e Seminarit XII iu kushtua përurimit të veprës “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, hartuar nga akademik Kolec TOPALLI, kur ai punonte pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në Qendrën e Studimeve Albanologjike (sot Akademia e Studimeve Albanologjike), Tiranë. Vepra është miratuar nga Këshilli shkencor i këtij Instituti dhe botimi mban siglën e Qendrës dhe të Institutit. Propozimi institucional, për ta përuruar atë dhe në Universitetin e Tetovës, u mirëprit nga organizatorët e Seminarit.

Fjalën e rastit, në këtë seancë përuruese, e mbajti prof. dr. Valter MEMISHA, i cili u ndal shkurt në jetën dhe veprën e akademikut Kolec TOPALLI.

Mandej për vlerat e rëndësinë e veprës referuan tre përfaqësues nga hapësirat shqipfolëse mbarëkombëtare: prof. dr. Anila OMARI, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë;

prof. dr. Begzad BALIU, Universiteti i Prishtinës 

dhe prof. dr. Berton SULEJMANI, Universiteti i Tetovës.

Rektorit të Universitetit të Tetovës, prof. dr. Vullnet ADEMIT, në emër të Akademisë së Studimeve Albanologjike iu dhurua simbolikisht nga prof. dr. Valter MEMISHA një kopje e fjalorit. Kurse nga rektori iu dhurua atij një portret i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i punuar në tunxh.

Paraqitje e veprës u vlerësua nga pjesëmarrësit e shumtë në këtë veprimtari.

Ligjërata me temë: “Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë ndërmjet saj dhe Peshkopatës së Lezhës”

3 Tetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 26 shtator u mbajt nga prof. Aleksandër Meksi ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Aleksandër Meksi mbajti ligjëratën me temë: “Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë ndërmjet saj dhe Peshkopatës së Lezhës”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata me temë: “Shqipëria “veneciane” dhe Skënderbeu”

3 Tetor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 20 shtator u mbajt nga prof. Luan Malltezi ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Luan Malltezi mbajti ligjëratën me temë: “Shqipëria “veneciane” dhe Skënderbeu”.
Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjëratëa me temë: “Skënderbeu dhe fillimet e transformimit të kështjellave mesjetare në fortesa për artileri”

2 Tetor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Skënderbeu dhe fillimet e transformimit të kështjellave mesjetare në fortesa për artileri”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Gjerak Karaiskaj, ditën e mërkurë, më datë 3 tetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Koha dhe lexueshmëria në artin bashkëkohor të imazhit lëvizës

1 Tetor, 2018 Njoftime
Seminari “Përthyerje antropologjike” rinisi takimet e tij të përmuajshme, më datë 28 shtator 2018, ora 17:00, në sallën “Auditorium”, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Studiuesja e artit bashkëkohor, Dr. Jonida Gashi, anëtare e Departamentit të Studimit të Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, prezantoi një nga akset qendrore të tezës së saj doktorale me temë: Koha dhe lexueshmëria në artin bashkëkohor të imazhit lëvizës”.
 
Në paraqitjen e saj, ajo solli në fokus përcjelljen e imazhit lëvizës te shikuesi, duke parashtruar teza të teorisë bashkëkohore.
Sipas saj, ajo që ndodh rëndom në kontekstin e muzeut apo të galerisë së artit bashkëkohor, është se aftësia e shikuesit për ta përjetuar veprën “ashtu siç duhet” nuk mund të ankorohet në akumulimin e kohës, siç ndodh në kontekstin e kinemasë.

Ndahet nga jeta prof. Çlirim Bidollari

25 Shtator, 2018 Njoftime

Me hidhërim lajmërojmë ndarjen nga jeta, me 22 shtator, të ish punonjësit të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, prof. Çlirim Bidollarit.

Çlirimi lindi në vitin 1946 në një familje me vlera e tradita nga rrethinat e Korçës. Prirjet e tij për gjuhët dhe në veçanti për gjuhën shqipe si dhe dashuria për arsimin e çuan në shkollimin profesional të mesëm pedagogjik në Normalen e njohur të Elbasanit e më pas në fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës ku mbaroi studimet për gjuhë e letërsi shqipe dhe ruse. Rezultatet e mira, njohja e disa gjuhëve të huaja dhe formimi i tij i përgjithshëm solid e kualifikuan në pedagog të rusishtes në fakultetin e Mjekësisë e më pas të stilistikës ruse në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Në Institutin e Gjuhësisë ai filloi punë në vitin 1988 si punonjës shkencor në departamentin e Historisë së gjuhës e të Onomastikës, degë studimi që u synua të përforcohet me ardhjen e tij në institut. Në fushën e Onomastikës Çlirimi punoi një kohë të gjatë, deri sa doli në pension, duke arritur rezultate të prekshme në këtë fushë pak të lëvruar të gjuhësisë. Ai përfundoi dhe botoi një fjalor patronimik të shqipes, si dhe disa studime monografike për antroponiminë e toponiminë shqiptare të botuara në revistën Studime Filologjike. Me punën sistematike e këmbëngulëse ai fitoi edhe titujt e gradat shkencore, nga doktor i shkencave deri në titullin Profesor. Çlirimi botoi një numër artikujsh e studimesh jo vetëm në revistat brenda vendit Studime Filologjike, Gjuha Jonë, Studia Albanica etj., por edhe në revista me emër të institucioneve shkencore të Europës, si Revista Italiane e Onomastikës, revista e Institutit Oriental të Napolit, revista Onoma në Belgjikë, revista e Studimeve gjuhësore e ballkanike në San Peterburg etj. Ai mbajti dhe një numër kumtesash në kongrese e konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, si në Gjermani, Spanjë, Itali, Greqi. Aftësitë e tij mësimdhënëse u provuan edhe në lektoratet e gjuhës shqipe që mbajti në Universitetin Kopernik në Torunj të Polonisë dhe në Institutin e gjuhëve dhe kulturave orientale në Paris. Çlirimi ishte anëtar i disa redaksive shkencore të revistave të Institutit dhe të revistave onomastike të disa instituteve jashtë vendit, anëtar i këshillit shkencor të institutit të gjuhësise e disa kohë sekretar shkencor i tij.

Çlirimi vuajti për disa vjet nga një sëmundje e rëndë, por kujdesi i vazhdueshëm i familjes dhe përkushtimi i veçantë sidomos i bashkëshortes Keti, ia lehtësuan vuajtjet dhe ia përmirësuan cilësinë e jetës edhe në kushtet e sëmundjes.

Me ndarjen e tij nga jeta familja humbi njeriun e dashur, babain e gjyshin e dhembshur, ne kolegët e tij të institutit të gjuhësisë humbëm jo vetëm një studiues të mirë, por edhe një mik të mirë, një njeri të kulturuar e modest e një qytetar të ndjeshëm për fatet e vendit.

Seminari “Përthyerje antropologjike”

25 Shtator, 2018 Njoftime
Seminari “Përthyerje antropologjike” rimerr takimet e tij të përmuajshme, në datë 28 shtator 2018, ora 17, salla “Auditorium”, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Studiuesja e artit bashkëkohor, Dr. Jonida Gashi, anëtare e Departamentit të Studimit të Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, prezanton një nga akset qendrore të tezës së saj doktorale.

Tema: Koha dhe lexueshmëria në artin bashkëkohor të imazhit lëvizës

Abstrakt

Koha strukturon si prodhimin ashtu edhe përcjelljen e imazhit lëvizës te shikuesi, e megjithatë ajo vepron si të thuash në distancë. Kështu pra, edhe nëse pranojmë se imazhi fotografik regjistron një moment të caktuar në kohë, kohësia e imazhit fotografik dhe ajo e imazhit lëvizës ndryshojnë rrënjësisht nga njëra-tjetra. Teoricienia e filmit Laura Mulvey, ndër të tjera, thekson se imazhi lëvizës “inkuadrohet brenda një strukture estetike e cila (pothuajse gjithmonë) ka një dinamikë kohore që i imponohet gjatë montimit”, një proces ky, që mbivendoset dhe ndrydh raportin që çdo kuadër filmik, i konsideruar në vetvete, ka me çastin e regjistrimit të tij. Gjithashtu, ndonëse imazhi lëvizës na shfaqet “i lidhur pazgjidhshmërisht me kohën” duke qenë se ai arrin t’i imponojë shikuesit kohëzgjatjen dhe ritmin e tij, kjo qëndron vetëm në kontekstin e kinemasë. Në kontekstin e muzeut apo galerisë së artit bashkëkohor, imazhi lëvizës nuk arrin t’i imponojë shikuesit as kohëzgjatjen dhe as ritmin e tij. Ka plot raste madje ku një vepër e caktuar përpiqet që ta evitojë një gjë të tillë me çdo kusht. Kështu pra, ajo që ndodh rëndom në kontekstin e muzeut apo të galerisë së artit bashkëkohor, është se aftësia e shikuesit për ta përjetuar veprën “ashtu siç duhet” nuk mund të ankorohet në akumulimin e kohës, siç ndodh në kontekstin e kinemasë. Përkundrazi, kalimi i kohës kërcënon vazhdimisht ta bëjë veprën akoma më të pazbërthyeshme. Nga ana tjetër, pikërisht pse në hapësirat e artit bashkëkohor, akumulimi i kohës dhe rrjedhja e saj, përbëjnë një element kyç në përjetimin e imazhit lëvizës, kjo sugjeron që në artin bashkëkohor të imazhit lëvizës, koha gjallon aq sa të na duket thuajse e prekshme.


Biografi
Jonida Gashi është kërkuese pranë Departamentit të Studimit të Artit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë, ku është duke punuar mbi një projekt rreth kinokronikave dhe dokumentarëve, bazuar në punimet e gjyqeve speciale (quajtur ndryshe gjyqet e popullit) që janë zhvilluar në Shqipëri gjatë periudhës komuniste. Gashi është doktoruar në Universitetin e Londrës (University of London, United Kingdom) në Shkenca Humane dhe Studime Kulturore. Në tezën e saj, ajo eksploron kohësinë komplekse dhe shpeshherë paradoksale të artit bashkëkohor të imazhit lëvizës. Në interesat e saj kërkimore përfshihen: teoria dhe kritika e artit bashkëkohor, filozofia e kohës dhe teoritë e përsëritjes, teoria e filmit dhe historia e hershme e kinemasë dhe eksperienca artistike e post-socializmit në Shqipëri. Gashi është një nga themelueset e Debatik Center of Contemporary Art (www.debatikcenter.net).

Ligjërata me temë: “Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë ndërmjet saj dhe Peshkopatës së Lezhës”

25 Shtator, 2018 Njoftime
Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Peshkopata Arbanense, Gjon Kastrioti dhe grindja për kufijtë ndërmjet saj dhe Peshkopatës së Lezhës”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Aleksandër Meksi, ditën e mërkurë, më datë 26 shtator, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Kërkime etnografike mbi kufirin

24 Shtator, 2018 Njoftime

Kufijtë janë rikthyer si shqetësim për publikun shqiptar.
Ndërmjet datave 1-8 gusht 2018, Departamenti i Etnologjisë, IAKSA, në bashkëpunim me DOKU-FEST organizoi edicionin e III-të të Laboratorit të Antropologjisë Vizuale, (L.A.V), në Prizren-Kosovë. Një grup prej 8 studentësh nga Kosova dhe Shqipëria kryen gjurmime intensive etnografike në zonën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ata u mentoruan dhe u shoqëruan në terren prej studiuesve Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj, Blerina Hankollari, Ervin Kaçiu, Mikaela Minga dhe Arsim Canolli. Temat kërkimore shqyrtuan çështje që lidheshin me impaktin e krijuar prej vendosjes së kufirit shtetëror në zona që dikur konsideroheshin si njësi etnografike unike. Pyetjet dhe vëzhgimet etnografike kërkuan të lexonin efektet që krijojnë kufijtë shtetërorë politikë dhe se si janë ridimensionuar marrëdhëniet sociale, ekonomike dhe kulturore të fshatrave në zonat e cilësuara si kufitare. 


Materiali i mbledhur u prezantua më pas prej studentëve në 3 punëtori të veçanta. Puna kërkimore në zonën kufitare është një projekt vijues edhe në vitet në vazhdim.

Ligjërata me temë: “Shqipëria “veneciane” dhe Skënderbeu”

19 Shtator, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Shqipëria “veneciane” dhe Skënderbeu”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Luan Malltezi, ditën e enjte, më datë 20 shtator, ora 17:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Skënderbeu në muzikë”

18 Shtator, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 14 shtator u mbajt nga prof. Eno Koço ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Eno Koço mbajti ligjëratën me temë: “Skënderbeu në muzikë”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata me temë: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kulturat muzikore ndërkombëtare dhe në atë mbarëkombëtare shqiptare”

18 Shtator, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 14 shtator u mbajt nga prof. Zeqirja Ballata ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Zeqirja Ballata mbajti ligjëratën me temë: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kulturat muzikore ndërkombëtare dhe në atë mbarëkombëtare shqiptare”.
Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata e prof. Dhori Qiriazi

14 Shtator, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 10 shtator u mbajt nga prof. Dhori Qiriazi ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Dhori Qiriazi mbajti ligjëratën me temë: “Që vreshti shqiptar mos mbesë qersë: Teksti, parateksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë të Th. Mitkos me historianin grek K. Paparigópulos për origjinën etnike të Gjergj Kastriotit”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjëratat e datës 14 shtator 2018

12 Shtator, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratat që do të mbahen më datë 14 shtator, në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Në orën 11:00 do të mbahet ligjërata me temë: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në kulturat muzikore ndërkombëtare dhe në atë mbarëkombëtare shqiptare”, ligjëratë e cila do të mbahet nga prof. Zeqirja Ballata.
Në orën 17:00 do të mbahet ligjërata me temë: “Skënderbeu në muzikë”, ligjëratë e cila do të mbahet nga prof. Eno Koço.

Ju mirëpresim!

Simpoziumi shkencor me temë “Tradition dans la communication et dans la culture spirituelle de l’Europe du Sud-Est (droit, économie, sciences naturelles, art, littérature, langue)”

11 Shtator, 2018 Njoftime

Me datën 6 shtator 2018 prof.as.dr.Evalda Paci mori pjesë në simpoziumin shkencor ndërkombëtar të mbajtur në Ohër në kuadrin e veprimtarive shkencore të përvitshme të A.I.E.S.E.E., me tematikë Tradition dans la communication et dans la culture spirituelle de l’Europe du Sud-Est (droit, économie, sciences naturelles, art, littérature, langue).

Në këtë simpozium shkencor Evalda Paci u paraqit me kumtesën me titull Les anciens textes albanais, témoignage d’une particulière tradition écrite littéraire(Tekstet e vjetra shqipe, dëshmi e një tradite të veçantë shkrimore dhe letrare). Në këtë kumtesë u trajtua një panoramë analitike e realizimit të veprave më të rëndësishme të letërsisë së vjetër shqipe, si përfaqësuese modelesh të veçanta tekstore dhe arritjesh në pikëpamje të përmbajtjes dhe brendisë së tyre. Autorja analizoi disa aspekte themelore kryesisht përmbajtësore që gjurmohen në të tilla vepra, duke përmendur gjithashtu dhe disa dokumente fragmentare shkrimore që i prijnë në kohë realizimit të botimeve më të plota në fushë të liturgjisë, katekezës dhe teologjisë në gjuhën shqipe, në periudhën 1555-1743. Tradita shkrimore që pasqyrohet në të tilla vepra dhe rëndësia që secila paraqet në një kontekst të historisë së letërsisë së shkruar shqipe, përbënte objektin qendror të kësaj trajtese.

Ligjërata me temë: “Që vreshti shqiptar mos mbesë qersë: Teksti, parateksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë të Th. Mitkos me historianin grek K. Paparigópulos për origjinën etnike të Gjergj Kastriotit”

10 Shtator, 2018 Njoftime, QSA

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Që vreshti shqiptar mos mbesë qersë: Teksti, parateksti dhe konteksti i një dokumenti-polemikë të Th. Mitkos me historianin grek K. Paparigópulos për origjinën etnike të Gjergj Kastriotit”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Dhori Qiriazi, ditën e hënë, më datë 10 shtator, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Ju mirëpresim!

Konferenca: “Kërkime gjuhësore”

16 Korrik, 2018 Njoftime

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë organizon konferencën e VII ndërkombëtare: “Kërkime gjuhësore”. Konferenca do të zhvillohet më datë 20 korrik 2018, ora 09:30, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

Programi i konfrencës.

Jeni të mirëpritur!

Njoftim

12 Korrik, 2018 Njoftime

Konferenca shkencore “Kërkime gjuhësore”, VII, që organizohet nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, do të mbahet me dt. 20 korrik 2018.

Simpoziumi i 51-të vjetor i ALE

9 Korrik, 2018 Njoftime

Me 28-29 qershor 2018 u zhvilluan punimet e takimit të 51 vjetor të ALE (Atlasi i Gjuhëve të Europës) në Baia Mare të Rumanisë. (Për më shumë hollësi lidhur me ALE shih: https://www.lingv.ro/index.php…)


Me ftesë të Institutit të Gjuhësisë “Iorgu Iordan – Al. Rosetti” të Akademisë së Shkencave të Rumanisë dhe të Fakutetit të Letrave të Qendrës Universitare të qytetit Baia Mare, në këtë takim morën pjesë dy anëtarë të Komitetit Kombëtar Shqiptar të ALE-së, akad. prof. dr. Gjovalin Shkurtaj dhe prof. dr. Anila Omari. Me rastin e kësaj veprimtarie Akademia e Shkencave e Shqipërisë ndërmori riorganizimin dhe përtëritjen e Komitetit Kombëtar Shqiptar duke zëvendësuar kolegët e pensionuar apo të ndarë nga jeta me dy anëtarë të rinj, prof. dr. Valter Memishën dhe prof. dr. Anila Omarin nga Akademia e Studimeve Albanologjike.


Komiteti kombëtar i ALE-së ka qenë shumë aktiv dhe bashkëpunues në vitet e kaluara, bashkëpunim që arriti nivelin më të lartë në takimin e 41 të Bordit Editorial të ALE që u mbajt në Durrës në 8-10 maj 2008 (shih më gjerëhttps://www.lingv.ro/durres%20minutes.pdf ). Për mungesë fondesh ky bashkëpunim nuk pati vijimësi që nga viti 2012 kur për herë të fundit morën pjesë dy nga anëtarët e Komitetit shqiptar, Gj. Shkurtaj e K. Topalli. Pjesëmarrja e studiuesve nga Shqipëria në ALE është me rëndësi për mbulimin me të dhënat për shqipen të hartave të këtij Atlasi.


Mbledhja e Durrësit e vitit 2008 kishte caktuar detyrë për Komitetin shqiptar përpilimin e hartës për nocionin “il danse” (“vallëzon”), detyrë që nuk ishte realizuar nga Komiteti për shkak të ndërprerjes së kontakteve me ALE-në. Në takimin e sivjetshëm, studiuesit nga Shqipëria zgjodhën të paraqesin të dhënat që ofron gjuha shqipe për ato nocione që do të referoheshin në takim nga kolegët e Komiteteve të tjera kombëtare të ngarkuar me detyrën përkatëse: 159 dent “dhëmb”, 342 abeille “bletë”, 069 siègle “thekër”, 271 l’aire “trevë, zonë etj.”, 082 plantain “gjethe delli”, 299 jars “patok”. Për secilin nga këto nocione u paraqitën të dhënat për përhapjen gjeografike-dialektore, variacionet formale dialektore, fjalëformimin, frazeologjinë dhe etimologjinë e fjalës. Gj. Shkurtaj referoi për nocionet “dhëmb” dhe “bletë”, ndërsa A. Omari për nocionet “thekër”, “trevë”, “gjethe delli” e “patok”. Prezantimi u prit me interes nga pjesëmarrësit në takim dhe u kërkua të dërgohet për botim në revistën dialektologjike të Institutit të Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave të Rumanisë.
Takimi i 51-të i ALE-së i mbylli punimet me sukses dhe organizatorët falenderuan pjesëmarrësit duke vënë në dukje nivelin e lartë të prurjeve të sivjetshme.


Veprimtaria u mbyll me vizitat mbresëlënëse në Kontenë Lapush dhe në krahinën interesante të Maramureshit ku bën pjesë qyteti Baia Mare. Me këtë rast pjesëmarrësit vlerësuan mikpritjen e mirënjohur rumune, natyrën e lulëzuar e të pastër, objektet e kultit karakteristike e të mirëmbajtura, traditat e ruajtura me zell si dhe gatimet tradicionale.

Konferenca shkencore: “Prof. dr. Kolë Ashta dhe studimet albanologjike ndër vite”

2 Korrik, 2018 Njoftime

Më datën 29 qershor 2018, prof. asoc. dr. Evalda Paci mori pjesë në konferencën shkencore: “Prof. dr. Kolë Ashta dhe studimet albanologjike ndër vite”, organizuar nga Instituti i Studimeve Albanologjike pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me rastin e 100 – vjetorit të lindjes së prof. dr. Kolë Ashtës. Prof. asoc. dr. Evalda Paci u paraqit në këtë konferencë me kumtesën me titull Kolë Ashta, gjurmues inovator i teksteve të vjetra shqipe.

Evalda Paci u përqendrua në trajtimin e kontributeve të njëpasnjëshme të profesor Kolë Ashtës në fushë të gjurmimit të teksteve të vjetra shqipe, që cekin një periudhë të konsiderueshme kohore e mbeten dëshmi e përkushtimit të rrallë të këtij studiuesi në drejtim të konsolidimit të një tradite studimesh që ka të bëjë me letërsinë e vjetër shqipe dhe autorët përfaqësues të kësaj periudhe. Në proces të gjurmimeve të veta në këtë fushë studimi, Kolë Ashta i ka kushtuar vëmendje dhe trajtimit të një konteksti specifik që ka mbështetur dhe realizimin e veprave të kësaj letërsie. Kjo prirje pasqyrohet qartë në shkrime dhe artikuj që janë botuar në revista shkencore të kohës, por dhe në trajtesat me të cilat ky studiues ka introduktuar studime me vlerë që janë përqendruar kryesisht në evidentimin dhe hulumtimin e leksikut të veprave të autorëve si Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Lekë Matranga, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Teodor Kavalioti etj.

Veçanërisht me interes paraqiten studimet mbi tekste të veçanta nga libri i Gjon Buzukut (psalme, himne, pjesë biblike), trajtesat mbi botimet dhe ribotimet e veprave të Pjetër Budit, mbi shënimet dedikatore që i prijnë Dicionarit latinisht-shqip (1635) të Frang Bardhit, studimi i thelluar e shumëdimensional i veprës Cuneus Prophetarum të Pjetër Bogdanit (1685), gjurmimet mbi zëra të veçantë nga tekstet e Akteve të Koncilit të Arbënit (1706), gjithashtu dhe nga Compendiumi doktrinar i Gjon Nikollë Kazazit (1743). Objekt i vëmendjes së profesor Kolë Ashtës kanë qenë dhe dokumentet shkrimore parabuzukiane, për të cilat gjithashtu ka realizuar kontribute me vlerë në shumë pikëpamje, të pasqyruara gjthashtu dhe në njërin prej vëllimeve që pasqyrojnë punën voluminoze të tij me leksikun historik të gjuhës shqipe.

Ligjërata me temë: “Skënderbeu dhe muzika”

29 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 26 qershor u mbajt nga prof. Ivano Cavallini ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Ivano Cavallini mbajti ligjëratën me temë: “Skënderbeu dhe muzika”.

Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Prezantimi i dorëshkrimit të panjohur të Marin Barletit

29 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 22 qershor u paraqit nga prof. Lucia Nadin dhe prof. Aurel Plasari, dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit, para specialistëve të fushës dhe mediave.
Prezantimin e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Ligjërata me temë: “Armët Shqiptare dhe ato të Skënderbeut në Venecia”

29 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 21 qershor u mbajt nga prof. Lucia Nadin dhe dr. Nicolas Baptiste ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Lucia Nadin dhe dr. Nicolas Baptiste mbajtën ligjëratën me temë: “Armët Shqiptare dhe ato të Skënderbeut në Venecia”.
Ligjëratën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:

Ligjërata me temë: “Fisnikëria shqiptare në fillimet e erës Osmane: Metamorfoza e një shtrese shoqërore”

29 Qershor, 2018 Njoftime
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 20 qershor u mbajt nga prof. dr. Ferid Duka ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. dr. Ferid Duka mbajti ligjëratën me temë: “Fisnikëria shqiptare në fillimet e erës Osmane: Metamorfoza e një shtrese shoqërore”.
Ligjëratën e plotë, mund ta ndiqni më poshtë.

Konferenca shkencore: “Studimet letrare në proces: rezultate dhe probleme IV”

29 Qershor, 2018 Njoftime

Departamenti i Studimeve letrare i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, organizoi më datë 27 qershor 2018, konferencën shkencore: “Studimet letrare në proces: rezultate dhe probleme IV”, me pjesëmarrje të anëtarëve të Departamentit dhe studentëve të shkollave doktorale.

Fjala e hapjes u mbajt nga përgjegjësja e Departamentit të Studimeve Letrare, prof. dr. Laura Smaqi.

Punimet i përshëndeti drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë prof. dr. Valter Memisha, më pas vijuan kumtesat. Prof. dr. Klara Kodra, mbajti kumtesën:“I treturi” i Mjedës dhe “I dbuemi” i Fishtës: ngjashmëri dhe dallime. 

Doktorantja Loreta Loli referoi mbiPersonazhin letrar përmes karikaturës – Rasti i novelës ‘Dr. Gjëlpëra zbulon rënjët e dramës së Mamurrasit’. Prof. dr. Laura Smaqi vijoi me kumtesën Lasgush Poradeci dhe marrëdhëniet kulturore shqiptaro-rumune.

Doktorantja Blerina Harizaj foli mbi Metrikën persiane në poezinë e Vexhi Buharasë.  Prof. asoc. dr. Evalda Paci, mbajti kumtesënLeximi i veprave të Marin Barletit, mes interpretimesh dhe rimarrjesh shumëdimensionale.

 

Dr. Rovena Vata paraqiti kumtesën Besëtytnia element mbizotërues në rrëfenjat e Kutelit. Prof. asoc. dr. Eriona Tartari, paraqiti Hipoteza dhe teza mbi Iluminizmin Evropian dhe Rilindjen kombëtare shqiptare.

Ma. Majlinda Rama kumtoi mbi Disa variacione të lirikës së shekullit XX.  Në seancën e dytë, dr. Virion Graçi mbajti kumtsën Koha psikologjike autoriale dhe koha historike në romanin shqiptar të pas viteve ’90”,

doktorant Albert Gjoka, paraqiti Prirje dhe dukuri në tregimin bashkëkohor shqiptar.

Dr. Arian Leka kumtoi mbi Lëvizjet letrare moderniste në Shqipërinë e pararaluftës dhe depoja zyrtare e realitetit imagjinar.

Doktorantja Kozeta Kita, foli mbi disa Procedime kohore në romanin ” Karpa” të M. Camajt, doktorantet Saranda Buzhala dhe Adriana Duka kumtuan respektivisht mbi Rimarrjen e mitit të Prometeut nga Kadare si edhe Ironinë komike e humorin e zi në tregimin bashkëkohor. Si kumtesat e paraqitura nga të gjithë të pranishmit, ashtu edhe diskutimet mbi to, realizuan me sukses synimin e kësaj konference: vënien në dukje si të risive që paraqesin studimet në proces, ashtu edhe të problematikave e cështjeve të diskutueshme që gjenerojnë prej tyre.

Tryeza e Rrumbullakët Ndërkombëtare: “Kërkime në fushën e Antikitetit : Bilanc dhe Perspektivë”.

26 Qershor, 2018 Njoftime
Në kuadër të veprimtarive festive që organizon Instituti i Arkeologjisë me rastin e 70 vjetorit të Arkeologjisë Shqiptare, Departamenti i Antikitetit organizoi në Sarandë, më 22 qershor 2018, Tryezën e Rrumbullakët Ndërkombëtare: “Kërkime në fushën e Antikitetit : Bilanc dhe Perspektivë”.
Kjo tyryezë hodhi dritë mbi arritjet e kërkimeve 70 vjeçare në fushën e Antikitetit: nga kolonitë dhe ndikimi i tyre në lindjen e transformimin e qendrave të banuara të territoreve përrreth, tek kërkimet në qytetin ilir; fusha të ndryshme studimore si numismatika, arkitektura e banesave të fortifikuara vila, koleksionet e skulpturave në muzetë tanë dhe çështje të historiografisë dhe intreptimit, studimi i objekteve metalike, studime antropologjike, kërkimet shumëvjeçare në rajonin e Kaonisë antike dhe disa prej rezultateve kryesore të arritura deri më tani, të dhëna arkeologjike nga gërmimet në Votonosi (Greqi), çështje të restaurimit të objekteve arkeologjike, etj.
Punimet e veprimtarisë i përshëndeti prof. dr. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, akademik Muzafer Korkuti si dhe Drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë prof. dr. Valter Memisha si përfaqësues i Senatit Akademik të ASA-së.
Gjatë konferencës referuan:
Prof. dr. Luan Përzhita, i cili paraqiti kumtesën me titull: “La recente richerca archeologica in Albania”.
Prof. dr. Shpresa Gjongecaj, e cila paraqiti kumtesën me titull: “70 anni di studi numismatici”.
Prof. dr. Dhimitër Çondi, i cili paraqiti kumtesën me titull: “Banesat e fortifikuara – vila: një aspekt i rëndësishëm në zhvillimin urbanistik të Kaonisë”.
Prof. asoc. dr. Belisa Muka, e cila paraqiti kumtesën me titull: “La città illirica alla luce di 70 anni di ricerche archeologiche”.
Prof. dr. Bashkim Lahi, i cili paraqiti kumtesën me titull: “Bashkëpunimi shqiptaro-gjerman në fushën e kërkimeve arkeologjike shqiptare”.
Prof. dr. Iris Pojani (Universiteti i Tiranës), e cila paraqiti kumtesën me titull: “Albanian museum sculpture collections: historiography, study and interpretation”.
Prof. asoc. dr. Eduard Shehi, i cili paraqiti kumtesën me titull: “The topography of Epidamne – Dyrrachion in 70 years of Albanian archaeological research”.
Prof. dr. Sonia Antonelli (Universiteti Chietti, Itali), e cila paraqiti kumtesën me titull: “Ricerche archeologiche nell’anfiteatro di Durrës: bilancio e prospettive”.
Prof. Sandro De Maria (Universiteti Bologna, Itali), i cili paraqiti kumtesën me titull: “Venti anni di collaborazione italo-albanese nelle ricerche a Phoinike”.
Prof. Giuseppe Lepore (Universiteti Bologna, Itali), i cili paraqiti kumtesën “Da Phoinike all’Occidente: rapporti commerciali e mobilità di persone in età ellenistica e romana”.
Dr. Elio Hobdari, i cili paraqiti kumtesën me titull: “La basilica medievale di Shën Jan (San Giovani) come contributo per la ricerca arceologica di Phoinike antica e tardoantica”.
Prof. Enrico Cirelli (Universiteti i Bologna, Itali), i cili paraqiti kumtesën me titull: “Chiese e insediamenti a Phoinike e nel suo territorio tra tarda antichità e medioevo”.
Prof. Enrico Giorgi (Universiteti Bologna), Prof. asoc. dr. Belisa Muka, të cilët paraqitën kumtesën me titull: “Il nuovo progetto Italo-Albanese di Ricerche Archeologiche a Butrinto”.
Dr. Thomas A. Crist, Dr. John H. Johnsen, Dr. Michael D. Washburn (College Utica, NY, USA), të cilët paraqitën kumtesën me titull: “Overview of Anthropological Studies at Butrint”.
Prof. Roberto Perna (Universiteti Macerata, Itali), Prof. dr. Luan Përzhita, të cilët paraqitën kumtesën “La storia della ricerca archeologica nella Valle del Drino”.
Prof. Roberto Perna (Universiteti Macerata), Prof. dr. Dhimitër Çondi, të cilët paraqitën kumtesën me titull: “I risultati delle nuove ricerche archeologiche nella Valle del Drino”.
Dr. Sabina Veseli, e cila paraqiti kumtesën me titull: “Metallic production in Antigonea: trakes of an atelier?”.
Dr. Jamarbër Buzo dhe Dr. Elio Hobdari, paraqitën kumtesën me titull: “Kërkimet arkeologjike të viteve të fundit në Amantia dhe problemet e menaxhimit të parkut arkeologjik”.
Dr. Ioulia Katsadima (Ephorate of Antiquities, Janinë), e cila paraqiti kumtesën me titull: “A new coin hoard from Votonosi, Epirus”.
Prof. dr. Frederik Stamati, i cili paraqiti kumtesën me titull: “Shkencat e natyrës përkrah studimit dhe konservimit të objekteve arkeologjike të periudhës së antikitetit”.
Në përfundim të punimeve, u paraqit edhe botimi më i fundit monografik i autorëve Giuseppe Lepore dhe Belisa Muka me titull: “La Necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistiche e romane, Scavi di Phoinike – Serie monografica 3”, Bononia University Press, 2018.

Ligjërata: “MONUMENTI” DI ALBANIA A VENEZIA NEL SECOLO XVI, TRA PASSATO DA CONSERVARE E IDENTITÀ DA RILANCIARE

26 Qershor, 2018 Njoftime

Në vazhdën e kolokiumeve të organizuara nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Prof. Lucia Nadin mbajti ligjëratën “MONUMENTI” DI ALBANIA A VENEZIA NEL SECOLO XVI, TRA PASSATO DA CONSERVARE E IDENTITÀ DA RILANCIARE.

Prof. Nadin prej vitesh hulumton me përkushtim të veçantë gjurmët shqiptare në Venedik duke realizuar një varg të gjatë punimesh me rëndësi në këtë fushë, disa prej tyre të përkthyer edhe në shqip, ku përmendim:

  • Venecia dhe Shqipëria. Gjurmë të lidhjeve të lashta, Venecia, Agfol, 1995;
  • Shqiptarët në Venedik. Mërgim e integrim 1479-1552, Tiranë, Shtëpia botuese “55”, 2008;
  • Shqipëria e rigjetur zbulim gjurmësh shqiptare në kulturën dhe artin e Venetos në shek. XVI, Tiranë, Onufri, 2012,
  • si dhe zbulimin më të rëndësishëm të saj Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469, Tiranë, Onufri, 2010, me vlera të jashtëzakonshme për historinë dhe kulturën kombëtare.

Ligjërata e saj përmbante momentet kryesore të hovit identitar të shqiptarëve të mërguar në Venedik mbas rënies së Shkodrës (1478), të cilët i ngritën “monument” historisë dhe identitetit të tyre kombëtar, duke filluar nga brezi i parë i të mërguarve me Marin Barletin “Rrethimi i Shkodrës”, me ngritjen e qendrës kulturore “Scuola degli Albanesi”, me pasqyrimin e simboleve dhe historive shqiptare në relievet e mureve të kësaj qendre e në pikturat e kishave të Venedikut apo me figurën e Skënderbeut në anijen e famshme të dogjëve të Venedikut, me ringjalljen përmes transkriptimit të “Statuteve të Shkodrës” të mesit të shekullit XIV, dëshmi e një të kaluare të lavdishme qytetare të Shkodrës, duke arritur deri te libri i parë shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut, për të cilin ajo ka hedhur idenë se mund të ketë qenë një famullitar nga brezi i tretë i mërgimtarëve shqiptarë në Venedik.

Këtu prof. Nadin u ndal më gjatë duke sjellë rezultatet e kërkimeve të saj të pandërprera e këmbëngulëse, duke arritur të ripohojë me siguri Venedikun si vendin e botimit të kësaj vepre dhe me shumë gjasë edhe shtypshkronjën ku u shtyp vepra, ajo e tipografit Bernardino Bindoni, që nga të gjitha rrethanat e jetës dhe veprimtarisë së këtij personazhi në ato vite, nga krahasimi i filigranave të “Mesharit” me ato të botuara nga kjo shtypshkronjë, nga disa tipe shkronjash të veçanta, nga fakti i shtypshkrimit me pak shpenzime të librit dhe të ekzistencës së një kopjeje të vetme të tij etj., rezulton më e mundshmja për shtypjen e kësaj vepre, e cila do të shërbente si një përpjekje e skajshme për ringjalljen edhe një herë, tani nëpërmjet gjuhës, të frymës tashmë të dobësuar të identitetit kombëtar të pasardhësve të mërgimtarëve të dikurshëm.

Njoftim

26 Qershor, 2018 Njoftime

Ju njoftojmë se takimet e radhës të seminarit të përhershëm “Përthyerje antropologjike” do të rimerren duke filluar nga e premtja e fundit e muajit shtator 2018. Deri atëherë, ju urojmë një verë të mbarë e të frytshme në punët tuaja!

Veprimtaria shkencore me temë: “Trevat shqiptare veriperëndimore në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”

25 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadër të veprimtarive kushtuar 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 22 qershor 2018, në Ulqin, u mbajt veprimtaria shkencore me temë: “Trevat shqiptare veriperëndimore në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” e organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Fjalën përshëndetëse në emër të ASA-së e mbajti rektori,  akademik Marenglen Verli.

Në këtë veprimtari akademik Marenglen Verli mbajti kumtesën me titull: “Vëmendja dhe qëndrimet e Austro-Hungarisë për trevat veriperëndimore shqiptare nga vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në krijimin e shtetit shqiptar”.

Akademik Beqir Meta mbajti kumtesën me titull: “Propozimi britanik për Ulqinin dhe rezistenca shqiptare, maj –qershor 1880”.

Kurse prof. dr. Gazmend Shpuza: “Mbrojtja e Ulqinit, fati i Çamërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë përballë koalicionit ndërkombëtar”.

Pjesëmarrësit në konferencë bënë homazhe edhe në varrin e Ymer Prizrenit, drejtuesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që ndodhet në këtë qytet.

Konferenca shkencore me temë: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe epoka e tij”

25 Qershor, 2018 Njoftime

Në datat 20-21 qershor 2018, u zhvillua në Prishtinë konferenca shkencore me temë: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe epoka e tij”, e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Në këtë konferencë referuan edhe studiues të ASA-së.  Ndër referuesit përmendim:

Prof. dr. Pëllumb Xhufi, studiues pranë Institutit të Historisë,  i cili paraqiti kumtesën me titull: “Atlet i Krishtit, apo fatos i lirisë”.

Prof. asoc. dr. Evalda Paci, studiuese pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, e cila paraqiti kumtesën me titull: “Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, frymëzuese modelesh rrëfimtarie dhe shkrimtarie”.

Prof. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, i cili paraqiti kumtesën e titull: “Etnografia për Skënderbeun: Një analizë antropologjike për Heroin Kombëtar”.

Prof. dr. Miaser Dibra, studiuese pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, e cila paraqiti kumtesën me titull: “Kujtesa sociale për Skënderbeun, model artistik për konceptimin e luftëtarit në këngët  epike të shek. XIX”.

Prof. dr. Agron Xhagolli, i cili paraqiti kumtesën me titull: “Kënga historike shqiptare dhe Skëndërbeu”.

Fjalën përshëndetëse në emër të ASA-së e mbajti rektori, akademik Marenglen Verli.

Konferenca shkencore me temë: “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe epoka e tij”

25 Qershor, 2018 Njoftime
Prof. asoc. dr. Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, mori pjesë në konferencën shkencore me temë: “Gjergj Kastrioti, Skënderbeu dhe epoka e tij”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Ai prezantoi aty kumtesën me titull: “Etnografia për Skënderbeun: Një analizë antropologjike për Heroin Kombëtar”.
Në këtë kumtesë u parashtrua projekti institucional Antropologjia e Heroit, duke u ndalur tek aksi kërkimor individual, që është shqyrtimi i vendit që zë Skënderbeu në kozmologjitë sinkretike përkundrejt kozmologjive historiografike. Mbetet për t’u parë se si njeriu gjendet sot në mes këtyre dy situatave, pra asaj sinkretike dhe asaj historiografike. Një gjë e tillë kërkohet të realizohet duke pasur në vëmendje rolin e dhënë kësaj figure për domethënien kolektive mbi veten dhe tjetrin, të drejtën, drejtësinë dhe gjerësisht origjinën apo origjinat e imagjinuara të së drejtës (kanunore). Duke synuar një analizë kritike, procesi shqyrtues do të duhet të kalojë nëpër një ndërndeshje mes rrafsheve diskursive me ato empirike. Të proceduarit në këtë mënyrë, implikon nevojën për marrjen në shqyrtim të politikave të dijes, njohjen me teknika të mbledhjes së të dhënave (etnografike, folklorike, historike), statusin dhe hierarkinë e këtyre të dhënave pasqyruar në tekst, hierarkizmi dhe interpretimi i këtyre fakteve. Në një rrafsh më të gjerë teorik, rrahja e një teme të tillë rreket të risjellë në debat teorinë antropologjike mbi shoqërinë bashkëkohore, raportin e antropologjisë me kulturën e shkruar (p.sh. me historinë), imagjinatën ose kujtesën kolektive, dhe të drejtën.

Kolokiumi me temë: “”Monumenti” di Albania a Venezia nel secolo XVI, tra passato da conservare e identità da rilanciare. Una ricerca ancora aperta”

22 Qershor, 2018 Njoftime
Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë organizon ditën e hënë, datë 25 qershor 2018, ora 12:30, në Sallën e Librit Akademik, pranë Akademisë së Shkencave kolokiumin, me temë: “”Monumenti” di Albania a Venezia nel secolo XVI, tra passato da conservare e identità da rilanciare. Una ricerca ancora aperta”.
Ky kolokium do të mbahet nga prof. Lucia Nadin.
Jeni të ftuar të merrni pjesë!

Ligjërata me temë: “Skënderbeu dhe muzika”

22 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Skënderbeu dhe muzika”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Ivano Cavallini, nga Universiteti i Palermos, ditën e martë, më datë 26 qershor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Workshopi me temë: “Kick OFF Albania, Projekti HEFA”

21 Qershor, 2018 Njoftime

Me datë 20 qershor 2018,  në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Instituti i Arkeologjisë (pranë ASA-së) dhe Universiteti i Urbinos (Itali), organizuan workshopin me temë: “Kick OFF Albania, Projekti HEFA”, me pjesëmarrjen e  personaliteteve shkencore, politike dhe diplomatike. Qëllimi i këtij workshopi ishte prezantimi i projektit për rikonstruksionin e laboratorit të restaurimit, të Institutit të Arkeologjisë si dhe trajnimin e specialistëve për restaurimin, konservimin dhe menaxhimin e objekteve arkeologjike.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Ambasadori i Italisë në Tiranë, z. Alberto Cutillo, vlerësoi bashkëpunimin në fushën e arkeologjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke e konsideruar atë si një urë lidhëse për kulturën e këtyre dy vendeve. Po ashtu,  përshëndeti edhe drejtori i Institut të Arkeologjisë, prof. dr. Luan Përzhita, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë që ka rikonstruksioni i laboratorit të restaurimit në të cilin do të trajtohen objektet metalike, ku një pjesë e tyre aktualisht janë në një situatë jo të mirë. Dr. Pietro Ivanoch D’Aleo, koordinatori i projektit, foli në mënyrë më të detajuar lidhur me këtë projekt dhe dy fazat në të cilat ai do të kalojë. Faza e parë ka të bëjë me rikonstruksionin e ambientit, ku do të ngrihet  laboratori i restaurimit, ndërsa faza e dytë me specializimin e punonjësve restaurues.

Në këtë workshop morën pjesë gjithashtu dhe shumë studiues nga Universiteti i Urbinos, përfaqësuesi i Bankës Intesa Sanpaolo Albania,  z. Silvio Pedrazzi etj.

 

Konferenca shkencore: “Studimet letrare në proces: rezultate dhe probleme IV”

20 Qershor, 2018 Njoftime

Deparatamenti i Letërsisë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, organizon konferencën shkencore: “Studimet letrare në proces: rezultate dhe probleme IV”. Konferenca do të zhvillohet më datë 27 qershor 2018, ora 09:30, pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit.

Jeni të mirëpritur!

Ligjërata me temë: “Shqipëria dhe shqiptarët në burimet Bizantine (shek. XV)”

19 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 13 qershor u mbajt nga prof. Peter Schreiner ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Peter Schreiner mbajti ligjëratën me temë: “Shqipëria dhe shqiptarët në burimet Bizantine (shek. XV)”.
Ligjëratën e plotë të mbajtur nga prof. Peter Schreiner mund ta ndiqni më poshtë.

Workshopi me temë: “Kick off. Projekti HEFA Albania”

19 Qershor, 2018 Njoftime

Instituti Arkeologjisë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane organizojnë Workshopin me temë: “Kick off. Projekti HEFA Albania”.

Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 20 qershor 2018, ora 09:30, në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar.

Ligjërata me temë: “Armët Shqiptare dhe ato të Skënderbeut në Venecia”

19 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Armët Shqiptare dhe ato të Skënderbeut në Venecia”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. Lucia Nadin me korelator dr. Nicolas Baptiste, ditën e enjte, më datë 21 qershor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në historiografinë dhe letërsinë greke”

18 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 12 qershor u mbajt nga prof. Titos Jochalas ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Titos Jochalas mbajti ligjëratën me temë: “Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në historiografinë dhe letërsinë greke”.
Ligjëratën e plotë të mbajtur nga prof. Titos Jochalas mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata me temë: “Fisnikëria shqiptare në fillimet e erës Osmane: Metamorfoza e një shtrese shoqërore”

18 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Fisnikëria shqiptare në fillimet e erës Osmane: Metamorfoza e një shtrese shoqërore”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga prof. dr. Ferid Duka, nga Universiteti Europian i Tiranës, ditën e mërkurë, më datë 20 qershor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Takimi në Prizren me ministrin Bytyqi dhe ministren Nikolla

18 Qershor, 2018 Njoftime

Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik Marenglen Verli, drejtori i Institutit të Historisë akademik Beqir Meta, prof. dr. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, morën pjesë në një takim të organizuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, zoti Shyqyri Bytyqi me drejtuesit e instituteve albanologjike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Takimi u organizua në Prizren, me qëllimin intensifikimin e bashkëpunimit dhe harmonizimin e aktivitetit të këtyre institucioneve të rëndësishme shkencore dhe akademike.

Gjatë këtij takimi u diskutua për hartimin e një axhende të përbashkët, e cila do t’u paraqitet qeverive respektive.

Midis Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Institutit Albanologjik të Prishtinës u nënshkrua gjithashtu një marrëveshje kuadër bashkëpunimi. Në zbatim të kësaj marrëveshje, palët shkëmbyen botimet e realizuara vitet e fundit, me qëllim pasurimin e bibliotekave respektive.

Ligjërata me temë: “Beteja në emër të Skënderbeut: Metamorfoza letrare e Gjergj Kastriotit”

14 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 11 qershor u mbajt nga prof. David Lucking ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. David Lucking mbajti ligjëratën me temë: “Beteja në emër të Skënderbeut: Metamorfoza letrare e Gjergj Kastriotit”.
Ligjëratën e plotë të mbajtur nga prof. David Lucking mund ta ndiqni më poshtë.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare: “Kërkime në fushën e Antikitetit: Bilanc dhe Perspektivë”

14 Qershor, 2018 Njoftime

Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë, në kuadrin e 70 – vjetorit të Shkollës Arkeologjike Shqiptare ka planifikuar një serë aktivitetesh të cilat do të zhvillohen përgjatë periudhës qershor – dhjetor 2018. Këto aktivitete janë planifikuar, që të zhvillohen në qytetet e Sarandës, Korçës dhe Tiranës.
Në kuadër të këtyre veprimtarive, Departamenti i Antikitetit, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare: “Kërkime në fushën e Antikitetit: Bilanc dhe Perspektivë”.
Kjo konferencë synon që të hedhë dritë mbi arritjet e kërkimeve 70 – vjeçare në fushën e Antikitetit: kolonitë dhe ndikimi i tyre në lindjen e transformimin e qendrave të banuara dhe territoreve përreth, kërkimet në qytetin Ilir, fusha të ndryshme studimore si numizmatika, epigrafia, arkitektura domestike, studimi i objekteve metalike, etj.
Konferenca do t’i zhvillojë punimet më 22 qershor 2018 në qytetin e Sarandës.

 

Ligjërata me temë: “Kurora e Aragonës në Mesdhe: precedentë dhe pasoja të migrimit arbëresh në Italinë jugore”.

14 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 6 qershor u mbajt nga prof. Pietro Corrao ligjërata e radhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Pietro Corrao mbajti ligjëratën me temë: “Kurora e Aragonës në Mesdhe: precedentë dhe pasoja të migrimit arbëresh në Italinë jugore”.
Ligjëratën e plotë të mbajtur nga prof. Pietro Corrao mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata me temë: “Skënderbeu, miti themelues i identitetit arbëresh”

13 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 31 maj u mbajt nga prof. Francesco Altimari ligjërata e rradhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Francesco Altimari mbajti ligjëratën me temë: “Skënderbeu, miti themelues i identitetit arbëresh”.
Ligjëratën e plotë të mbajtur nga Prof. Francesco Altimari mund ta ndiqni më poshtë.

Ligjërata me temë: “Mërgimi arbëresh në Itali sipas burimeve arkivore italiane (shek. XIV-XVIII)”

13 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 31 maj u mbajt nga Prof. Matteo Mandala ligjërata e rradhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. Matteo Mandala mbajti ligjëratën me temë: “Mërgimi arbëresh në Itali sipas burimeve arkivore italiane (shek. XIV-XVIII)”.
Ligjëratën e plotë të mbajtur nga prof. Matteo Mandala mund ta ndiqni më poshtë.

Leksioni i hapur me titull: “Engaged urbanism: situated and experimental methodologies for fairer cities”

13 Qershor, 2018 Njoftime

Mori udhë Punëtoria Cities Methodologies, me leksionin Engaged Urbanism: experimental methodologies for fairer cities nga Ger Duijzings 


Cities Methodologiies është pjesë e Laboratorit të Antropologjisë Urbane pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë. Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga PERFOM. Takimi u organizua pranë Akademisë së Shkencave, salla “Aleks Buda”. Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtori i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, prof. as. dr. Nebi Bardhoshi.

 Në emër të PERFOM përshëndeti znj. Blerina Fani. 

Ndërsa, i gjithë takimi u moderua nga dr. Olsi Lelaj, shefi i Departamentit të Etnologjisë – IAKSA. Programi Cities Methodologies vijon për gjatë gjithë javës. 

Më poshtë fjala e plotë e mbajtur nga prof. Ger Duijzings.

 

Ligjërata me temë: “Shqipëria dhe shqiptarët në burimet Bizantine (shek. XV)”

11 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Shqipëria dhe shqiptarët në burimet Bizantine (shek. XV)”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Peter Schreiner, nga Universiteti i Këlnit, ditën e mërkurë, më datë 13 qershor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Ju mirëpresim!

Lidhja Shqiptare e Prizrenit

11 Qershor, 2018 Njoftime

Ditën e dielë, më datë 10 qershor 2018, në sallën e Kuvendit Komunal në Prizren, u zhvillua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare kushtuar 140 – vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila bëri bashkë studiues nga Instituti i Historisë së Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, të cilët prezantuan punimet e tyre.


Akademik Marenglen Verli, përshëndeti në cilësinë e rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, hapjen e konferencës dhe më pas paraqiti kumtesën me titull: “Çështja shqiptare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe qëndrimet e Austro-Hungarisë dhe Italisë”.


Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë paraqiti kumtesën me titull: “Profili i nacionalizmit shqiptar në foshnjërinë e tij: shqiptarët në betejat për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë (dhjetor 1879-1880)”.


Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj paraqiti kumtesën me titull: “Situata social-kulturore dhe politike gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit”.

Dr. Sali Kadria paraqiti kumtesën me titull: “Mbrojtja e Plavës dhe Gucisë – Kalimi i Lidhjes së Prizrenit nga diskursi politik në qëndresën e armatosur”.

Dr. Ardian Muhaj paraqiti kumtesën me titull: “Rilindje mes dhimbjesh. Dobësimi dhe defaktorizimi i shqiptarëve në Ballkan nga Pashallëqet autonomiste tek Lidhja e Prizrenit”.

Dr. Eduart Caka paraqiti kumtesën me titull: “Lidhja e Prizrenit dhe formësimi i identitetit shqiptar brenda Perandorisë Osmane”.

Dr. Paulin Marku paraqiti kumtesën me titull: “Politika e Italisë ndaj çështjes shqiptare që prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në pavarësinë e Shqipërisë”.

Fjalën e mbylljes së kësaj konference e mbajti Akademik Beqir Meta.

 

Ligjërata me temë: “Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në historiografinë dhe letërsinë greke”

8 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në historiografinë dhe letërsinë greke”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Titos Jochalas, nga Akademia e Athinës, ditën e martë, më datë 12 qershor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Beteja në emër të Skënderbeut: Metamorfoza letrare e Gjergj Kastriotit”

8 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Beteja në emër të Skënderbeut: Metamorfoza letrare e Gjergj Kastriotit”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. David Lucking, nga Universiteti i Salentos, ditën e hënë, më datë 11 qershor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

Ju mirëpresim!

Leksioni i hapur me titull: “Engaged urbanism: situated and experimental methodologies for fairer cities”

7 Qershor, 2018 Njoftime
Laboratori i Antropologjisë Urbane në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit sjell projektin “Metodologjitë e qyteteve: dija antropologjike në dialog”, konceptuar nga Departamenti i Etnologjisë pranë këtij instituti, me mbështetjen e PERFORM Albania- Performing and Responsive Social Sciences.
Ky projekt fillon me leksionin e hapur të Prof. Ger Duijzings nga Universiteti i Regensburgut me titull: “Engaged urbanism: situated and experimental methodologies for fairer cities”. Leksioni do të mbahet në gjuhën angleze, në datën 12 qershor 2018, ora 18:00, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Jeni të mirëpritur!

“Shkolla verore 2018 – Komunizmi dhe Trashëgimia Komuniste në Shqipëri”

7 Qershor, 2018 Njoftime

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë dhe Akademinë e Studimeve Albanologjike hapin thirrje për aplikim për edicionin e dytë të “Shkollës Verore 2018 “Komunizmi dhe Trashëgimia Komuniste në Shqipëri”, që do të zhvillohet nga data 9-13 Korrik 2018, në mjediset e Fakultetit të Historisë, në Tiranë.

Në këtë shkollë verore pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë rreth temave si:

  • Struktura e Komunizmit dhe sistemeve totalitare
  • Krahasime të rregjimeve komuniste në rajon
  • Persekutimi dhe propaganda
  • Trashëgimia komuniste
  • Diskursi publik për të kaluarën komuniste në Shqipëri
  • Periudha komuniste në kurrikulat e historisë në Shqipëri
  • Kujtesa kolektive për komunizmin në Shqipëri
  • Nostalgjia përkundrejt harresës së komunizmit
  • Vendet e kujtesës
  • Arti, arkitektura dhe Kultura gjatë rregjimit komunist
  • Mitet e identitetit kombëtar gjatë komunizmit
  • Hapja e dosjeve të ish-Shërbimit Sekret Policor (Sigurimi)
  • Pajtimi

Profili i pjesëmarrësve

Jemi në pritje të aplikimeve tuaja nëse ju:

  • Jeni duke ndjekur studimet bachelor, master apo doktoraturë në një nga këto fusha studimi: histori, antropologji, etnologji, gazetari, drejtësi, shkenca politike, shkenca sociale, arkitekturë, letërsi, arte;
  • Jeni aktivë dhe të përfshirë në komunitetin tuaj në çështje që kanë të bëjnë më të kaluarën komuniste;
  • Flisni shqip;

Shënim: 

  • Nuk ofrohet akomodim për pjesëmarrjen në shkollën verore.
  • Në procesin e përzgjedhjes do të zbatohet kriteri i balancës gjinore dhe gjeografike.
  • Kandidatët nga komunitetet e vogla dhe jashtë qendrave urbane inkurajohen të aplikojnë

Procedurat e aplikimit dhe afatetTë gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online, duke plotësuar formularin përmes linkut të mëposhtëm.

https://www.fhf.edu.al/apliko-ne-shkollen-verore-komunizmi-dhe-trashegimia-komuniste-ne-shqiperi/

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 20 Qershor, ora 23:59, koha e Europës Qëndrore.

Ligjërata me temë: “Kurora e Aragonës në Mesdhe: precedentë dhe pasoja të migrimit arbëresh në Italinë jugore”

4 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Kurora e Aragonës në Mesdhe: precedentë dhe pasoja të migrimit arbëresh në Italinë jugore”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Pietro Corrao, nga Universiteti i Palermos, ditën e mërkurë, më datë 6 qershor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Traditë dhe risi në mendimin dhe veprimin politik të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”

4 Qershor, 2018 Njoftime

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në datë 28 maj u mbajt nga prof. dr. Pëllumb Xhufi ligjërata e rradhës në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Prof. dr. Pëllumb Xhufi mbajti ligjëratën me temë: “Traditë dhe risi në mendimin dhe veprimin politik të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Tema kishte në fokus dy interpretime që i janë bërë Gjegj Kastriotit-Skënderbeut dhe epokës së tij, nga historianët Eduart Gjiko dhe Oliver Schmitt.
Ligjëratën e plotë të mbajtur nga prof. dr. Pëllumb Xhufi mund ta ndiqni më poshtë.

 

Konferenca me temë: “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”

1 Qershor, 2018 Njoftime

Në Kolegjin “ILIRIA” në Prishtinë, u realizua Konferenca Shkencore Ndërkombëtare rreth kërkimit shkencor dhe inovacionit, e cila bëri bashkë studiues të shquar të fushave të ndryshme, nga bota, rajoni e vendi, të cilët prezantuan punimet e tyre. Pjesëmarrësit diskutuan për kërkimin shkencor në arsimin e lartë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në vende të ndryshme të botës.

Konferenca me temën “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar” trajtoi rrjedhat bashkëkohore të organizimit të kërkimit shkencor sipas Kartës Evropiane të Kërkuesve Shkencorë dhe të programeve të tjera strategjike.

Akademik Marenglen Verli, përshëndeti në cilësinë e rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike hapjen e konferencës dhe më pas paraqiti kumtesën me titull “Kërkimi shkencor në fushën e albanologjisë në Institutet shkencore dhe Universitetet e Shqipërisë – Një analizë krahasuese”.

Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë paraqiti kumtesën me titull: “Reformat e viteve 2007 dhe 2015 në arsimin e lartë në kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe impakti i tyre në studimet albanologjike”. Kumtesat u pritën me interes dhe do të botohen në aktet e kësaj konference.

Midis ASA-së dhe Kolegjit “Iliria”, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi, në fushën e studimeve Master dhe Doktoraturë, në organizimin e veprimtarive shkencore, në realizimin e projekteve të përbashkëta botuese, në shkëmbimin e literaturës etj.

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Pikësimi në gjuhën shqipe”

31 Maj, 2018 Njoftime

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi më 30 maj 2018 në mjediset e Akademisë së Shkencave, Konferencën ndërkombëtare “Pikësimi në gjuhën shqipe”. Punimet u zhvilluan në tri seanca, në të cilat u mbajtën kumtesa të larmishme dhe me interes shkencor nga studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, të departamenteve të shqipes në universitetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, studiues arbëresh dhe studiues të gjuhës shqipe nga Maqedonia e Kosova. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zunë dhe profesorët e gjuhës shqipe, ish-punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, Tiranë.

Në konferencë u theksua se dy botimet e Rregullave të pikësimit në gjuhën shqipe (1981 dhe 2002) ishin një arritje e kohës dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përdorimin e njësuar të shenjave të pikësimit në tekstet e shkruara të llojeve të ndryshme. Por nga kumtuesit u shpreh qartë se tashmë është nevoja për një botim të ri të këtyre rregullave, madje duke e zgjeruar në një udhëzues të stilit për shkrimin e shqipes.

I rëndësishëm ishte dhe përshkrimi i kuadrit historik të evolucionit të sistemit të pikësimit në përgjithësi dhe të shqipes në veçanti

Në konferencë u sollën disa trajtime teorike për funksionet e pikësimit, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet sipas të cilave hartohen dhe rregullat e pikësimit, si dhe për njësitë që duhen përfshirë në shenjat e pikësimit: a duhet zgjeruar numri i tyre, ndikuar sidomos dhe nga evolucioni i shkrimit digjital dhe si do të grupohen ato sipas karakterit formal e funksional?

Një grup tjetër kumtesash sollën një panoramë të gjendjes së përdorimit të shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe në tekste të llojeve të ndryshme: në ligjërimin letrar dhe atë të specializuar, administrativ dhe shkencor. Nuk munguan dhe të dhëna konkrete për përdorimin e pikësimit në shkrime të ndryshme të nxënësve dhe studentëve, krahasuar këto dhe me gjuhë të tjera, si dhe trajtime të pikësimit në tekstet shkollore parauniversitare, për të cilat u sollën propozime konkrete për një didaktikë të re të pikësimit që respekton evolucionin e kompetencave gjuhësore të përdoruesit.

Konferenca u mbyll me diskutime të ndryshme, në të cilat u la e hapur përgjigjja për parimin e pikësimit në gjuhën shqipe: është intonacionor? Sintaksor? Intonacionor dhe sintaksor? Apo duhet pasur parasysh prirja bashkëkohore për një rregullsi të drejtuar nga ligje të karakterit tekstual?

Për këtë dhe çështje të tjera që u diskutuan, u arrit në përfundimin se në të ardhmen, krahas studimeve teorike për funksionin e pikësimit, duhen kryer studime mbi tekste konkrete sipas disa boshteve: diastratik, diafazik dhe diamezik, punë kjo që do të kurorëzohet me një botim të ri të rregullave të pikësimit.

Ligjërata me temë: “Skënderbeu, miti themelues i identitetit arbëresh”

29 Maj, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Skënderbeu, miti themelues i identitetit arbëresh”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Francesco Altimari, ditën e mërkurë, më datë 31 maj 2018, ora 17:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Mërgimi arbëresh në Itali sipas burimeve arkivore italiane (shek. XIV-XVIII)”

29 Maj, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Mërgimi arbëresh në Itali sipas burimeve arkivore italiane (shek. XIV-XVIII)”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Matteo Mandala, ditën e enjte, më datë 31 maj 2018, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Ligjërata me temë: “Marrëdhëniet diplomatike mes Himarës dhe Mbretërisë së Napolit në shek. XVI: Ambasada dhe Ambasadorë”

28 Maj, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Marrëdhëniet diplomatike mes Himarës dhe Mbretërisë së Napolit në shek. XVI: Ambasada dhe Ambasadorë”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Jose Manuel Floristan Imizcoz, ditën e mërkurë, më datë 30 maj 2018, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Seminari “Përthyerje antropologjike”

28 Maj, 2018 Njoftime

Në datën 25 maj u zhvillua seminari “Përthyerje antropologjike”, në takimin e tij të përmuajshëm në ambientet e Bibliotekës Kombëtare.


Dr. Edmir Ballgjati, muzikolog pranë Departamentit të Folklorit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, analizoi fenomenin muzikor të ahengut shkodran nga një perspektivë antropologjike.


Në këtë trajtesë, ai parashtroi një lexim të këtij repertori, lexim i cili ndoqi dy linja themelore: ahengun shkodran si fenomen kulturor, dhe nga ana tjetër ahengun si objekt studimor, specifikisht, si nocion dhe objekt ligjërimor në kuadrin e studimeve të disiplinës së etnomuzikologjisë dhe veçanërisht në kuadrin e diskutimeve identitare ndër elitat shqiptare.

Ndryshe nga çfarë është pretenduar herë pas here, se këngët e ahengut nuk rrodhën drejtpërdrejt nga kontekste historike e sociologjike, argumentohet se ato e pasqyrojnë një kontekst të tillë në shumë nivele, duke filluar me atë më të dukshmin, ekologjinë e këngës, deri në aspekte të tjera më të thella, më pak të dukshme, siç janë ato të gjinisë, pushtetit, botëkuptimit, etj. Në këtë kuadër u shqyrtua edhe trajtimi specifik që mori repertori në kuadrin e politikave kulturore të periudhës socialiste, si pjesë e atij procesi që çoi nga ‘ahengu’ tek ‘muzika popullore’.

Më poshtë fjala e plotë e mbajtur nga dr. Edmir Ballgjati.

Ligjërata me temë: “Traditë e risi në idenë dhe në aksionin politik të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”

25 Maj, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Traditë e risi në idenë dhe në aksionin politik të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. dr. Pëllumb Xhufi, ditën e hënë, më datë 28 maj 2018, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Nekrologji

24 Maj, 2018 Njoftime

Ndërron jetë gjuhëtari Kolec Topalli (1938-2018).

Ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare akademik Kolec Topalli, gjuhëtar i njohur, profesor, Mësues i Popullit.
Lindi në Shkodër ku kreu edhe shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta në ILP të Shkodrës dhe i përfundoi në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1964). Ka punuar si mësues në rrethet Kukës, Lezhë, Gramsh e Krujë. Sekretar i përgjithshëm i Presidentit të Republikës (1992–1997), punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë (1997–2005), këshilltar në ambasadën e Shqipërisë në Romë (2006), koordinator shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike (2007-2014). Gjatë viteve të shërbimit në arsim u mor me studime gjuhësore dhe përgatiti dy disertacione (1986, 1991).
Ka trajtuar kryesisht probleme të fonetikës e gramatikës historike dhe të etimologjisë së shqipes. Ka botuar më shumë se 250 tituj me rreth 10.000 faqe: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Ka marrë pjesë me kumtesa në 120 konferenca shkencore kombëtare e 58 ndërkombëtare dhe ka ligjëruar për historinë e gjuhës shqipe në universitete e qendra shkencore brenda e jashtë vendit.

Pedagog i fonetikës historike në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës; anëtar i komisionit për gjuhën shqipe në institucionin ndërkombëtar të ALE-së (Atlas Linguarium Europae). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe më 2012 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është autor i shumë monografive.
Në fushën e fonetikës historike ka botuar:
“Theksi në gjuhën shqipe” (1995),
“Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe” (1996),
“Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes” (1998),
“Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe” (2000),
“Sonantet e gjuhës shqipe” (2001),
“Mbylltoret e gjuhës shqipe” (2002),
“Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe” (2003),
“Dukuritë fonetike të sistemit bashkëtingëllor të gjuhës shqipe” (2004),
“Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2005), (nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”),
“Ricerche sulla storia dell’accento in albanese” (“Kërkime mbi historinë e theksit në shqipe”), (Kozencë, 2007).
Në fushën e gramatikës historike ka botuar monografitë:
“Evolucioni historik i përemrave të shqipes” (2008),
“Nyjat e shqipes” (2009), Sistemi rasor i emrave të shqipes” (2009),
“Sistemi foljor i gjuhës shqipe” (2010),
“Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (2011), (nderuar me çmimin e revistës “Kult” 2012”, si vepra shkencore më e mirë e vitit),
“Fjalori Etimologjik të Gjuhës shqipe” (2017) (fitues i Çmimit “Çabej”, Edicioni II, si vepra më e mirë shkencore e vitit 2017 në fushën albanologjike).
Senati Akademik i Qendrës së Studimeve Albanologjike i ka dhënë titullin “Profesor Nderi i Studimeve Shqiptare”. Presidenti i Republikës e ka nderuar me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.
Me vdekjen e tij Akademia e Shkencave humbi një shkencëtar me veprimtari të gjatë dhe cilësore, një prej drejtuesve që kanë lënë gjurmë progresi në institucionet ku kanë punuar, një koleg e mik të nderuar; bota shkencore humbi një dijetar me përvojë dhe një njeri të suksesit shkencor; familja dhe të afërmit njeriun e dashur.

Homazhet në nderim të akademik Kolec Topalli do të mbahen në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00. Pas homazheve, kortezhi mortor, do të udhëtojë drejt qytetit të tij të lindjes, Shkodrës.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve e kolegëve dhe botës akademike shqiptare.

Kongresi i 19 – të Ndërkombëtar i Arkeologjisë Klasike me temë: “Archaeology and Economy in the Ancient World”

24 Maj, 2018 Njoftime

Duke filluar nga data 21-26 maj 2018, po mbahet në Bon të Gjermanisë, Kongresi i 19 – të Ndërkombëtar i Arkeologjisë Klasike me temë: “Archaeology and Economy in the Ancient World”.

Në këtë kongres morën pjesë studiues nga Instituti i Arkeologjisë, të cilët gjatë seancës së sotme, me temë: “From Hellenistic to Roman times: trade relations, cultural exchanges and funerary practices in the Southern Illyria” paraqitën këto kumtesa: Bashkim Lahi paraqiti kumtesën me titull: “Handelsbeziehungen und Lebensmittelimporte in Apollonia während des 3. Jh. v. Chr. bis zum 3 Jh. n. Chr. Die aus den Transportamphoren gezogenen Erkenntnisse”; Shpresa Gjongecaj, paraqiti kumtesën me titull: “La réforme monétaire d’Apollonia d’Illyrie au premier siècle av. J.-C.”; Luan Përzhita paraqiti kumtesën me titull: “ Some aspects on the cultural development of the western Dardania”; Altin Skënderaj paraqiti kumtesën me titull: “ Un aperçu sur l’architecture domestique d’Illyrie méridionale à l’époque romaine”; Belisa Muka paraqiti kumtesën me titull: “Archaeology of Death”: Hellenistic and Roman Necropolis at Phoinike”.

Njoftim

24 Maj, 2018 Njoftime

Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, studiues i gjuhës në Institutin e Gjuhës e Letërsisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00.

Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Akademia e Studimeve Albanologjike i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, komunitetit akademik, miqve dhe kolegëve brenda dhe jashtë vendit.

Ligjërata me temë: “Gjergj Kastrioti – variacione letrare për Heroin Kombëtar”

23 Maj, 2018 Njoftime
Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Gjergj Kastrioti – variacione letrare për Heroin Kombëtar”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Sabri Hamiti, ditën e premte, më datë 25 maj 2018, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Seminari “Përthyerje antropologjike”

21 Maj, 2018 Njoftime

Seminari “Përthyerje antropologjike”, rimerr takimet e tij të përmuajshme, të premten e fundit të muajit, datë 25 maj.

Ky takim shënon dyvjetorin e këtij seminari, të themeluar në 27 maj 2016.

Dr. Edmir Ballgjati, muzikolog pranë Departamentit të Folklorit në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve, do të analizojë fenomenin muzikor të ahengut shkodran nga një perspektivë antropologjike.

Abstrakt 

Ahengu shkodran është një repertor mjaft i veçantë në pikëpamje të organizimit dhe veçorive të veta muzikore. Nuk është rastësi që, në tërësinë e muzikës tradicionale shqiptare, ai është mbase repertori urban më i diskutuar në këndvështrimin muzikologjik. Por krejt e kundërta ka ndodhur me interpretimin e tij në një kontekst më të gjerë kulturor, domethënë, në kuadrin e një këndvështrimi të përgjithshëm antropologjik. Në këtë trajtesë, do të parashtrohet pikërisht një lexim i tillë i këtij repertori, lexim i cili do të ndjekë dy linja themelore: ahengun shkodran si fenomen kulturor, që do të thotë: roli, përdorimet dhe funksionet e tij në tërësinë e shoqërisë dhe kulturës ku gjalloi, dhe nga ana tjetër ahengun si objekt studimor, specifikisht, si nocion dhe objekt ligjërimor në kuadrin e studimeve të disiplinës së etnomuzikologjisë dhe veçanërisht në kuadrin e diskutimeve identitare ndër elitat shqiptare. Ndryshe nga çfarë është pretenduar herë pas here, se këngët e ahengut nuk rrodhën drejtpërdrejt nga kontekste historike e sociologjike, argumentohet se ato e pasqyrojnë një kontekst të tillë në shumë nivele, duke filluar me atë më të dukshmin, ekologjinë e këngës, deri në aspekte të tjera më të thella, më pak të dukshme, siç janë ato të gjinisë, pushtetit, botëkuptimit, etj. Në këtë kuadër do të shqyrtohet edhe trajtimi specifik që mori repertori në kuadrin e politikave kulturore të periudhës socialiste, si pjesë e atij procesi që çoi nga ‘ahengu’ tek ‘muzika popullore.’

Si gjithnjë hyrja e lirë për të gjithë. Jeni të mirëseardhur!

Ligjërata me temë: “Skënderbeu, Kalorësi i Shqipërisë”

18 Maj, 2018 Njoftime

Në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori, ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën me temë: “Skënderbeu, Kalorësi i Shqipërisë”. Kjo ligjëratë do të mbahet nga Prof. Ivan Pederin, ditën e hënë, më datë 21 maj 2018, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Ju mirëpresim!

Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Pikësimi në gjuhën shqipe”

15 Maj, 2018 Njoftime

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare: “Pikësimi në gjuhën shqipe”. Konferenca do të zhvillohet më datë 30 maj 2018, ora 09:00, në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Programi i konferencës

Jeni të mirëpritur!

Konferenca shkencore me temë: “Çështje të leksikografisë, leksikologjisë, stilistikës, filologjisë dhe të shqipes standarde në veprën e prof. dr. Xhevat Lloshit”

14 Maj, 2018 Njoftime

Në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së prof. dr. Xhevat Lloshit, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare organizuan të premten, më datë 11 Maj, konferencën shkencore me temë: “Çështje të leksikografisë, leksikologjisë, stilistikës, filologjisë dhe të shqipes standarde në veprën e prof. dr. Xhevat Lloshit”, me pjesëmarrjen e akademikëve, studiuesve dhe gjuhëtarëve nga Tirana dhe Prishtina.

Nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike morën pjesë: Prof. dr. Valter Memisha i cili paraqiti kumtesën me temë: “Kontributi i prof. dr. Xhevat Lloshit në terminografi”; prof. dr. Anila Omari e cila paraqiti kumtesën me temë: “Veçori dialektore të gjuhës së përkthimit të Ungjillit sipas Mateut nga Vangjel Meksi, 1820”; prof. dr. Artur Lamaj i cili paraqiti kumtesën me titull: “Vështrime të prof. Xhevat Lloshit për ligjërimin poetik” dhe prof. dr. Tomorr Plangarica i cili paraqiti kumtesën me titull: “Koncepte dhe kahje teorike të pranishme në një dije të mirëpërvijuar (mbi kontributet e prof. dr. Xh. Lloshit në studimin e kontributeve stilistike të shqipes)”.

Nëpërmjet kumtesave të tyre studiuesit paraqitën kontributin e jashtëzakonshëm, që prof. dr. Xhavit Lloshi ka dhënë në kulturën studimore shqiptare si dhe në fushën e leksikografisë, leksikologjisë, stilistikës, përkthimit, etj.

Konferenca Shkencore me temë: “Kontribute të historiografisë vendase dhe të huaj mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”

14 Maj, 2018 Njoftime

Më datë 11 Maj, prof. asoc. dr. Edmond Malaj mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “Kontribute të historiografisë vendase dhe të huaj mbi figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, të organizuar nga Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Prof. asoc. dr. Edmond Malaj paraqiti kumtesën me titull: “Monografia “Skanderbeg” e Julius Piskos, një studim i vjetër por i panjohur mirë për historiografinë shqiptare”. Studiuesit nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Austria analizuan figurën shumë – përmasore të Heroit tonë Kombëtar, për rëndësinë e jashtëzakonshme të tij në historinë kombëtare të shqiptarëve, por edhe si mbrojtës i qytetërimit evropian.

Gjatë fjalës së tij, prof. asoc. dr. Edmond Malaj theksoi se:

Julius Pisko ka qenë zëvendëskonsull i Konsullatës së Përgjithshme Austrohungareze në Janinë dhe përveç Studimit mbi Historinë e Skënderbeut ai ka hartuar edhe një libër mbi gramatikën shqipe të dialektit të veriut me titull “Doracak i shkurtër i gjuhës shqipe veriore” (Kurzgefasstes Handbuch der Nordalbanesischen Sprache 1896).

Monografia e Julius Piskos mban vitin e botimit 1894 dhe titulli i saj është i thjeshtë “Skënderbeu. Një studim historik.” (Skanderbeg. Eine historische Studie). Ajo vlerësohet nga Noli si biografia e parë e detajuar dhe shkencore për Skënderbeun, e shkruar nga historianët gjermanofonë. Në studimin e tij mbi Skënderbeun Pisko iu referua qoftë studimeve dhe veprave që ishin shkruar deri në atë kohë, qoftë burimeve arkivore, që kishte në dispozicion. Në fund të veprës, atij ju duk e rëndësishme që të vendoste edhe dy shtojca të cilat përbëhen nga disa dokumente të rëndësishme, ndonjë letër e Skënderbeut dhe pjesë nga studime të ndryshme që kanë një rëndësi të veçantë për historinë e Skënderbeut.

Këto fragmente dhe materiale dokumentare janë në gjuhën latine dhe italiane mesjetare dhe përbëjnë edhe sot akoma material të çmueshëm qoftë për historinë e Skënderbeut, qoftë për atë mesjetare. Edhe pse kjo monografi është mjaft e vlerësuar, ajo është pothuajse krejt e panjohur për lexuesin dhe studiuesin shqipfolës, pasi është botuar në vitin e largët 1894 dhe gjendet me vështirësi. Këtyre vështirësive u shtohet edhe ajo gjuhësore, pasi gjuha gjermane që përdor Pisko kërkon një nivel të lartë njohjeje nga lexuesi i huaj. Në kumtesën time do të përpiqem që të nxjerr në pah vlerat e kësaj vepre, por edhe disa nga mangësitë e saj.

Thirrje për prezantime për Konferencën shkencore: “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”

11 Maj, 2018 Njoftime

Ndër problematikat e marrёdhёnieve sё shoqёrisё shqiptare me tё shkuarёn komuniste, diskursi mbi pjesёn represive tё regjimit duket se ёshtё komponenti mё i vёshtirё. Opinioni publik tregon një lloj refuzimi për t’u pёrfshirë nё debate mbi dhunën shumëplanëshe që ushtronte regjimi ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe familjeve të tyre, mbi sistemin e burgjeve dhe atё tё internim/dëbimeve, mbi vuajtjet e njerëzve në këto burgje dhe kampe dhe keqtrajtimet e shumta që ata vuajtën në to.

Puna e detyrueshme është përdorur gjerësisht në Shqipërinë komuniste, menjëherë pas vendosjes së regjimit. Pranë institucioneve të vuajtjes së dënimit (burgjeve) filluan të funksiononin kampet e punës për të burgosurit. Kampet e punës ishin vende ku dënimi kryhej duke bërë punë të detyruar si bonifikim, ndërtime veprash publike, nxjerrje mineralesh, bujqësi etj. Ato ndërtoheshin shpeshherë pranë vendit ku të burgosurit duhet të punonin. Kampet e tilla kanë qenë të përkohshme (të ndërtuara me çadra apo barake, të rrethuar nga tela me gjemba dhe rreptësisht të kontrolluara nga ushtarë të armatosur), ndërsa në raste të tjera ishin të vendosura në formë të përhershme, sidomos afër minierave. Kampet e para të punës për të burgosurit ishin ato të Jubës, afër Durrësit (1946); ai i Maliqit afër Korçës (1946); Bedenit dhe Lekajt afër Kavajës (1948), Valshuk, Berat (1948) e shumë të tjerë. Puna e detyruar aplikohej edhe në vendet e internimit gjatë periudhës 1945-1953. Të gjithë të internuarit pavarësisht nëse ishin burra, gra, të moshuar apo fëmijë jetonin në vende të rrethuara me tela me gjemba dhe detyroheshin të punonin në punë tejet të rënda. Kampe të tilla pune për të internuarit kishte në Tiranë, Tepelenë, Cërrik etj.

Kampet e punës për të burgosurit ishin fenomeni më i dhimbshëm i regjmit komunist. Një raport i Departamentit të Shtetit drejtuar Kombeve të Bashkuara në vitin 1955 shprehet me nota shqetësuese për përdorimin e punës së detyrueshme në burgjet dhe kampet e internimit në Shqipëri. Sipas tij, “puna e detyrushme përdoret në masë në Shqipëri që kur regjimi i sotmë komunist erdhi në fuqi në Nëndor 1944. Janë botuar një numur ligjesh dhe vendimesh të cilat legalizojnë punën me përdhunë, dhe Kodi Penal i ri Shqiptar që u adoptua në Maj 1952, bazuar në Kodin Penal Sovjetik bën parashikime me mjeshtëri për “punë korrektonjëse” dhe internime qytetarësh në kampe koncentrimi dhe pune. Edhe fëmijët që kanë mbërritur moshën 12 vjeç janë të përgjegjshëm kundrejt masave për në kampet “me punë korektonjëse” t’akuzuar për krime kundër shtetit”.

Gjatë 28 viteve që pasuan rënien e regjimit komunist në Shqipëri, komuniteti i studiuesve nuk ka qenë shumë i fokusuar në këto çështje delikate. Në Shqipëri mungojnë studime serioze mbi punën e detyruar dhe sistemin e internim-dëbimeve; nuk janë ndërtuan ende vende të kujtesës mbi regjimin komunist; nuk janë zhvilluar aktivitete të mirëfillta shkencore mbi këto problematike dhe, vetëm së fundi, po bëhet një punë sistematike për mbledhjen e dëshmive dhe kujtimeve të personave që kanë vuajtur në burgjet dhe kampet e internimit.

Tё bindur se vetёm duke iu qasur me guxim, objektivitet shkencor dhe empathi tё shkuarёs, i shёrbejmё emancipimit tё shoqёrisё shqiptare.

Autoriteti për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ju ftojnë të paraqesni propozimet për prezantime për konferencën “Tё mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”, e cila do të mbahet më 31 tetor 2018 në Tiranë. Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar “, në mbështetje të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Projekti mbështetet nga UNDP Shqipëri dhe Qeveria e Italisë.

 Konferenca pёrqendrohet nё kёto tematika kryesore:

  1. Analizë mbi totalitarizmin dhe aplikimin e tij në Evropën Lindore dhe Shqipëri
  2. Raporti i historisё dhe kujtesёs pёr tё shkuarёn komuniste nё Shqipёri.
  3. Njё vёshtrim krahasimor ndёrmjet komunizmit shqiptar dhe atij nё vendet e tjera tё Evropёs Qendrore dhe Lindore.
  4. Figura e “armikut tё popullit” nё botёkuptimin komunist shqiptar.
  5. Faji individual, ndёshkimi kolektiv: analizё mbi sistemin e internim/dёbimeve nё Shqipёri.
  6. Tipologjia e kampeve dhe zonave tё internimit.
  7. Jeta e pёrditshme dhe raportet njerёzore nё kampet dhe nё zonat e internimit.
  8. Kampet e rrethuara me tela me gjemba; Berati, Kruja, Tepelena, Porto-Palermo etj.
  9. Reflektim mbi arsyet e pёrdorimit tё punёs sё detyruar nё burgje, kampet dhe zonat e internimit nё Shqipёri.
  10. Të huajt në kampet shqiptare: robërit e luftës, ushtarët grekë, italinët, etj. .
  11. Statistika nga produkti i përftuar për shoqërinë shqiptare nga përdorimi i punës së detyruar
  12. Kujtesa kolektive mbi kampet e internim/dёbimeve dhe tё shkuarёn komuniste nё Shqipёri.

Abstraktet duhet të përbajnë 250-300 fjalë dhe të paraqiten jo më vonë se data 7 qershor 2018 në adresën:

konferenca1@autoritetidosjeve.gov.al

Pjesëmarrësit do të njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 30 qershor 2018.

Komiteti Organizativ:

Akademik Beqir Meta (ASA)

Dr. Marenglen Kasmi (AIDSSH)

Dr. Adriana Topi (AIDSSH)

Prof. Asoc. Dr. Sonila Boçi (ASA)

Dr. Çelo Hoxha (ISKPK)

Kolokiumi me temë: “Plasticity in Native Speech Across the Lifespan”

10 Maj, 2018 Njoftime

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë organizoi më datë 9 maj, në mjediset e Bibliotekës së Arkeologjisë kolokiumin me temë: “Plasticity in Native Speech Across the Lifespan”.

Ky kolokium u mbajt nga Dr. Esther de Leeuw, përgjegjëse e Laboratorit të Fonetikës, Departamenti i Linguistikës, pranë Universitetit Queen Mary, Londër.

Ligjërata  me temë: “ “Skënderbe udhëheqës fshatar”? Apo “Skënderbe aristokrat”? Për një kritikë të vulgarizimit të materializmit historik në historiografi”

10 Maj, 2018 Njoftime

Filloi me prof. dr. Aurel Plasarin cikli i ligjëratave madhore të organizuara në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes së tij, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori.

Ciklin e ligjëratave madhore e njoftoi të filluar prof. dr. Pëllum Xhufi, kryetar i Komitetit shkencor të Konferencës, i cili paraqiti edhe një kalendar të ligjëratave përgjatë muajve maj-qershor dhe shtator-tetor. Një paraqitje të ligjëruesit e bëri akademik prof. dr. Marenglen Verli, rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Me ligjëratën e tij “‘Skënderbe udhëheqës fshatar’? Apo ‘Skënderbe aristokrat’?” prof dr. Aurel Plasari ndërmori një sprovë kritike të vulgarizimit të materializmit historik në historiografi. Ajo u prit me mjaft interes prej një audience të përzgjedhur studimore-akademike, si dhe u pasua me pyetje prej saj dhe përgjigje nga ana e ligjëruesit.

Cikli i ligjëratave madhore në kuadrin e Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut organizohet nga Komiteti i saj shkencor dhe Komisioni organizativ, që përfaqëson Akademinë e Studimeve Albanologjike (Tiranë), Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Universitetin e Tiranës, së bashku me Sekretariatin teknik të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Këtu mund të ndiqni ligjëratën e mbajtur nga prof. dr. Aurel Plasari.

Konferenca shkencore “Komiteti ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ dhe koha e tij”

3 Maj, 2018 Njoftime

Instituti i Historisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë “Ali Hadri” Prishtinë dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup, organizuan më datë 2 maj 2018, në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, Konferencën shkencore “Komiteti ‘Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ dhe koha e tij”.

Akademik Marenglen Verli, drejtor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në fjalën e hapjes së konferencës, përshëndeti të pranishmit si dhe i uroi suksese punimeve të saj.

Moderatorë të panelit të parë të konferencës ishin: Marenglen Verli, Ledia Dushku dhe Sabit Syla.

Marenglen Verli mbajti kumtesën me titull: “Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” – refleksione”.

Sabit Syla paraqiti kumtesën “Trajtimi i Lëvizjes Çlirimtare (Kaçake) dhe i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në historiografinë shqiptare”.

Ledia Dushku u parqit me kumtesën “Konteksti historik i krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Gazmend Shpuza paraqiti kumtesën “Sali Nivica, anëtari lab i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Qerim Lita prezantoi kumtesën “Burimet policore jugosllave rreth veprimtarisë së Lëvizjes Kaçake, 1919-1922”.

Lush Culaj u paraqit me kumtesën “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe Paqja e Versajës”.

Ibrahim Gashi mbajti kumtesën “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në dritën e burimeve diplomatike serbe 1918-1928”.

Halim Purellku paraqiti kumtesën “Aksionet e armatosura të çetave guerile/ kaçake në trevat lindore shqiptare (1919-1925)”.

Në panelin e dytë të Konferencës, moderatorë ishin: Beqir Meta dhe Fatmira Rama.

Sali Kadria paraqiti kumtesën “Zhvillimet brenda nacionalizmit shqiptar në vitet 1920-1921”.

Beqir Meta mbajti kumtesën “Implikimet ndërkombëtare të veprimtarisë së Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në vitet 1921-1924”.

Albana Mema u paraqit me kumtesën “Marrëdhëniet mes Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qeverive shqiptare gjatë viteve 1921-1924”.

Fatmira Musaj prezantoi kumtesën “Raportet e Ahmet Zogut dhe Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në vitet 1924-1925”.

Fatmira Rama u paraqit me kumtesën “Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe revista “Federata Ballkanike” në vitet 1925-1930”.

Liman Rushiti paraqiti trajtesën “Organizimi i Krahut Politik të Luftës Nacionalçlirimtare kaçake nga ana e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”.

Skënder Lutfiu paraqiti kumtesën “Ndikimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”.

Në fund të konferencës, nga të pranishmit u kalua në pyetje dhe diskutime. Pjesëmarrësit vlerësuan konferencën si dhe shprehën mendime për thellimin e kërkimit shkencor për këtë temë si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet studiesve nga të gjitha trevat etnike shqiptare.

Cikël seminaresh nga Prof. Dr. Luan Përzhita

3 Maj, 2018 Njoftime, QSA

Prof. Dr. Luan Përzhita, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë do të mbajë në universitetin e qytetit të Pescaras (Itali) një cikël leksionesh për studentët e Kursit trevjeçar në Trashëgimi Kulturore dhe atyre të Masterit Shkencor në Trashëgimi Arkeologjike dhe Historiko-Artistike. Më poshtë do të gjeni temat, datat dhe oraret e këtyre leksioneve.

 

Tryeza e rrumbullakët me temë: “Kultet e Adriatikut (shek. III para Kr.- shek.VII pas Kr.)”

30 Prill, 2018 Njoftime, QSA

Instituti i Arkeologjisë, në bashkëpunim me Shkollën franceze të Romës dhe Universitetin Bordeaux III – Montaigne, Francë, organizuan në datat 26-27-28 prill 2018, tryezën e rrumbullakët me temë: “Kultet e Adriatikut (shek. III para Kr.- shek.VII pas Kr.)”. Tryeza e rrumbullakët u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”, sheshi “Liria”, Durrës.

Kjo tryezë u përshëndet nga Z. Vangjush Dako, Kryetar i Bashkisë së Durrësit;

Akademik Marenglen Verli, Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike;

Z. Nicolas Laubry, Drejtori i Antikitetit në Shkollën Franceze të Romës;

Prof. Luan Përzhita, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë

dhe nga Prof. Francis Tassaux nga Universiteti i Bordeaux III – Montaigne.

Gjatë seancës së parë, të drejtuar nga Z. Nicolas Laubry, me tematikë “Vendet e kultit dhe dinamika territoriale në Adriatik gjatë epokave para-romake dhe romake” referuan kumtesat e tyre: Maria Luisa Marchi, nga Universiteti i Foggias paraqiti kumtesën me titull: “Dinamika e ekspansionit romak në Italinë jugore dhe vendet e kultit; midis vazhdimësisë dhe mosvazhdimësisë”; Maria Cristina Manchini & Olivia Menozzi, nga Universiteti i Chietit, paraqitën kumtesën me titull: “Sanktuarët dhe dhe kultet në zonën e Adriatikut të mesëm gjatë epokës romake, problematikat territoriale, transformimet dhe format e kultit perandorak”; Roberto Perna dhe Sofia Cingolani, Universiteti i Macerata, paraqitën kumtesën me titull: “Sanktuarët dhe vendet e kultit në periudhën romake në rajonet V dhe VI të Adriatikut (rasti i Pollentia-Urbs Salvia); Eduard Shehi, studiues shkencor pranë Instituti i Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “Tempujt ekstra-urbanë apo zonat kufitare? Rasti i Durrësit”.

Gjatë seancës së dytë dhe asaj të tretë, të drejtuara përkatësisht nga Znj. Jana Jorvat dhe Z. Gaetano Bencic, me tematikë, “Figura hyjnore dhe forma të kultit në Adriatik në kohën para-romake dhe romake” prezantuan kumtesat e tyre Marjeta Sasel-Kos, studiuese shkencore pranë Institutit të Arkeologjisë të Ljubjanës, paraqiti kumtesën me titull: “Hyjni para-romake në Adriatikun veripëndimor: vazhdimësia, transformimi dhe identifikimi; Albana Meta, studiuese shkencore pranë Institutit të Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “Hyjnitë dhe kultet në monedhat e qyteteve të Ilirisë jugore”; Neritan Ceka, paraqiti kumtesën me titull: “Hyjnitë dhe kultet në Bylis”; Daniela Rigato, nga Universiteti i Bologna-s, paraqiti kumtesën me titull: “Mbishkrimet e shenjta të pronarëve të fermave në zonën e Adriatikut”; Shpresa Gjongecaj, studiuese shkencore pranë Institutit të Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “Prania e monedhave në hapësirën që i dedikohet hyjnisë”, Sabina Veseli- Instituti i Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “Dëshmia e kulteve orientale në plastikën prej bronzi nga Shqipëria”; Altin Skënderaj studiues shkencor pranë Institutit të Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “Disa reflektime mbi praninë e perëndisë Bès në kontekstin domestik të Apollonisë”; Belisa Muka studiuese shkencore pranë Institutit të Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “Çifti i banketorëve prej terrakote: midis praktikave të kushtimit dhe devocionit popullor në sanktuarin e ashtuquajtur “Bonjakët” të Apollonisë”.

Gjatë seancës së katërt, të drejtuar nga Znj. Sonia Antonelli, me tematikë :“Çfarë shndërrimesh përgjatë Antikitetit të Vonë? Organizimi territorial i kultit të krishterë në Adriatik”: Alberto Andreoli, nga Universiteti i Ferraras, paraqiti kumtesën me titull: “Organizimi i kultit të krishterë në Ravenë dhe në prapatokën e saj midis shekujve IV dhe VII”; Giovanni Mastronuzzi, nga Universiteti i Salentos, paraqiti kumtesën me titull: “Origjina e krishtërimit në jug të Puglia-s: martiriumi i Vaste-s”; Sonia Antonelli & Maria Carla Somma, nga Universiteti i Chietit, paraqiti kumtesën me titull: “Ndërtesat e kultit midis Picenumit jugor dhe Samniumit (shek. IV-VII): Sistemet e të dhënave për një rindërtim të peizazheve të krishtera”; Morana Causeviç Bully, Sebastien Bully, Universiteti i Besançon, paraqiti kumtesën me titull: “Për një rilexim të organizimit territorial të dioqezave ishullore paleokristiane të Osor dhe Kërk (arqipelagu i Kvarner, Kroaci) në dritën e hulumtimeve të reja arkeologjike në sitet Martinscica dhe Mirine”; Afrim Hoti paraqiti kumtesën me titull: “Aspektet e liturgjisë së krishterë në krahinën Epirus Nova.

Gjatë seancës së pestë, të drejtuar nga Z. Gëzim Hoxha, me tematikë “Çfarë shndërrimesh përgjatë Antikitetit të Vonë? Kulti i shenjtorëve”: Gaetano Bencic, muzeu i Porec, paraqiti kumtesën me titull: “Përhapja e kulteve me origjinë bizantine në Istria”; Pascale Chevalier- Clermont Ferrand, paraqiti kumtesën me titull: “Kulti i disa martirëve dalmatë në shekujt e VI-të dhe VII-të”; Gëzim Hoxha, studiues shkencore pranë Institutit të Arkeologjisë, paraqiti kumtesën me titull: “Një ampulë e Shën Menas-it nga Shkodra si dëshmi e itinerarit të pelegrinazhit përgjatë bregut lindor të Adriatikut”.

Në fund pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët vizituan Amfiteatrin e Durrësit dhe qytetin e lashtë të Apollonisë.

Vendime senati

25 Prill, 2018 Vendime
  1. Vendim nr. 70 datë 03.04.2018
  2. Vendim nr. 71 datë 03.04.2018

Konferenca shkencore me temë: “STUDIMET LETRARE NË PROCES: TEZA, PROJEKTE, IDE DHE REZULTATE”, IV

24 Prill, 2018 Njoftime, QSA

Shkolla doktorale e Studimeve Letrare, pranë ASA-së, ka institucionalizuar konferencën e përvitshme në fushën e studimeve dhe të kërkimeve shkencore në letërsi.

Konferenca shkencore me temë: “STUDIMET LETRARE NË PROCES: TEZA, PROJEKTE, IDE DHE REZULTATE”, IV, ashtu si në vitet e shkuara do të jetë vendi ku studiuesit dhe studentët e shkollave doktorale mund të paraqesin arritje të studimeve të tyre në proces. Konferenca do të zhvillohet në muajin qershor (nga data 25-29).

Ftesa zyrtare për pjesëmarrje, së pari, u drejtohet personave që janë në procesin e përgatitjes së doktoraturës në fushën e studimeve letrare, jo vetëm pranë shkollës sonë, por edhe atyre që ndjekin këtë nivel shkolle në universitetet e tjera në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, sidomos atyre të trojeve shqiptare.

Gjithashtu, ftesa është e hapur edhe për gjithë personelin akademiko-shkencor në këto institucione. Afati i fundit për aplikim është dt. 15 maj. Mandej komisioni organizator i Konferencës do të bëjë shqyrtimet e nevojshme dhe grupimet tematike të kumtimeve.

Konferenca do të jetë njëditore.

Temat, me një abstrakt të shkurtër rreth gjysmë faqe, duhet të dorëzohen në adresën elektronike: angelique2005al@yahoo.com

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL