Në kuadër të projektit Studime dhe Studiues të Departamentit të Etnologjisë, më datë 16. 10. 2018, prof. dr. Afërdita Onuzi, mbajti ligjëratën e dytë me fokus fondet etnografike, që ndodhen në arkivat shkencorë të IAKSA-së.
Në këtë ligjëratë, prof. dr. Afërdita Onuzi foli për teknikën dhe teknologjinë e punimit të tekstileve popullore dhe veçoritë e tyre krahinore, duke u ndalur specifikisht në mjeshtërinë e punimit të qilimave. Ajo bëri një panoramë të përgjithshme të kësaj mjeshtërie dhe solli në vëmendje motivet më të përdorura në endjen e tyre në të gjitha krahinat e Shqipërisë.