Redaksia e revistës “Studime historike” mirëpret artikuj dhe materiale të tjera (përkthime, dokumentacion, etj) për numrin e ardhshëm të revistës. Shkrimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të revistës studime.historike@asa.edu.al
Artikujt nuk duhet të jetë më shumë se 50,000 karaktere në tërësi, përfshirë fusnotat dhe shtesat e tjera.
Artikujt duhet të dorëzohen në MS Word me font Times New Roman, madhësia 12, me hapësirë 1.5. Fusnotat duhet të jenë pa hapësirë, madhësia e shkronjave të jetë 10.
Të gjitha shkrimet (artikuj shkencorë dhe kumtesa) të ardhura në redaksi, i nënshtrohen proçesit të recensionimit të jashtëm të dyfishtë dhe anonim. Për t’u pranuar, shkrimi duhet të vlerësohet i botueshëm nga dy recensentë anonimë. Bazuar në vlerësimet e tyre, redaksia informon autorët nëse shkrimi i tyre është pranuar, është pranuar me kushte, do të rishikohet nga autori ose është refuzuar.
Artikulli që paraqitet në redaksinë e revistës Studime historike, duhet të përmbajë elementët e mëposhtëm dhe të paraqitet në këtë mënyrë:
– Emri, mbiemri dhe titulli/grada shkencore i/e autor/it/es (Times New Roman, madhësia e shkronjave 12). Emri i autor/it/es të shkruhet me shkronja kapitale. Artikulli nuk mund të shkruhet nga më shumë se tre persona.
– Emri dhe adresa e institucionit të autorit (madhësia e fontit 12)
– Adresa elektronike e autorit (madhësia e fontit 12)
– Titulli i dorëshkrimit (Times New Roman, font 14, shkronja të mëdha, bold)
– Abstrakti (deri në 1000 karaktere, madhësia e shkronjave 11), e shoqëruar deri në 10 fjalë kyçe
– Teksti duhet të jetë i shkruar në Times New Roman, madhësia e shkronjave 12. Teksti mund të përfshijë çështje dhe nënçështje, me tituj në shkrimin italik, madhësi fonti 12
– Fusnotat (Times New Roman, font 10, hapësirë e vetme) të formatuara në stilin e Çikagos
– Lista e titujve bibliografikë ose e referencave (sipas rendit alfabetik, pa burime arkivore), madhësia e shkronjave 12, e formatuar në stilin e Çikagos
– Përmbledhje në gjuhën angleze, duke përfshirë emrin e autorit, përkatësinë e plotë dhe titullin e dorëshkrimit, (madhësia e fontit 11, jo më shumë se 2.000 karaktere)
– Fjalë kyçe në gjuhën angleze (deri në 10 fjalë, me madhësi shkronjash 11)
Tabelat, grafikët, fotot dhe shtesat e tjera duhet të vendosen në një pozicion të përshtatshëm në tekst dhe të shoqërohen me një numër numerik të një figure dhe përshkrim adekuat.
Shkrimet që nuk përmbajnë këto elemente, nuk do të merren në shqyrtim.