Instituti i Historisë është koordinator dhe pjesëtar në projektin “Historia e Popullit Shqiptar”, botim akademik në katër vëllime (Tiranë 2002, 2007, 2008).
Koordinator dhe pjesëtar në projektin “Fjalori Enciklopedik Shqiptar” (Tiranë 2008, 2009).
Hartues e realizues i projektit madhor “Historia e shqiptarëve gjatë shek.XX” në tre vëllime (në proces botimi).
Organizator i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë (viti 2012) dhe bashkëpunëtor në të gjithë veprimtaritë shkencore, kulturore etj., brenda vendit dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë, të cilat u zhvilluan me këtë rast.
Organizator dhe pjesëmarrës në projektin “Enciklopedia Shqiptare” (në proces).
Organizator, koordinator dhe pjesëmarrës në dhjetëra veprimtari shkencore, konferenca, simpoziume etj., kombëtare e ndërkombëtare, për probleme të historisë shqiptare e rajonale.
Bashkëpunëtor dhe pjesëmarrës me ekspertë në shumë projekte të institucioneve të ndryshme shkencore e dikastereve të arsimit, shkencës, kulturës, financës etj.