Harriman Institute, si organ i Universitetit amerikan të Kolumbias, është një prej qendrave studimore më prestigjioze ndërkombëtare, i cili organizon takime dhe forume të përhershme akademike mbi çështjë që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe aktualitetin e hapësirës euro-lindore, Euroazisë dhe Rusisë.
Së fundmi, nën moderimin e Prof. Elidor Mëhilli, pedagog i asociuar në Hunter College (City University of New York), e njëkohësisht pjesëtar i bordit shkencor të revistës sonë “Studime historike”, Harriman Institute ka mbajtur një tavolinë virtuale me titull “The Power of Microhistory: Swamp, Sugar, Communism, Environment”. Pjesëmarrës dhe bashkëdiskutues kanë qenë dy kolegët tanë të Instituti i Historisë – IH / Albanian Institute of History, Dr. Artan Hoxhës dhe Dr. Edon Qesarit. Në qendër të bisedës ka qenë vëllimi i fundit studimor i Dr. Hoxhës, me titull “Sugarland: The Transformation of the ountryside in Communist Albania”, botuar nga CEU University Press në fillim të këtij viti.
Libri, i cili është pritur me shumë interes nga qarqet universitare dhe akademike ndërkombëtare të përshkushtuara ndaj studimeve historike, ka qenë njëkohësisht shkas për diskutime të tjera mes kolegëve tanë, në lidhje me metodologjitë kërkimore, prirjet e reja në shkrimin e historisë, e në përgjithësi për qasje studimore dhe risi të tjera intelektuale mbi historinë bashkëkohore sociale, ekonomike dhe kulturore.
Ju ftojmë ta ndiqni regjistrimin e bisedës në këtë link:
Në lidhje me librin e Dr. Artan Hoxhës, për më tepër, klikoni këtu: