Prof. dr. Hamit Kaba, studiues në Akademinë e Studimeve Albanologjike, mbajti dje, më 4 korrik 2022, në Muzeun Historik Kombëtar, leksionin e hapur “100 vjet marrëdhënie shqiptaro-amerikane (1922-2022)”. Në fillim të shekullit të kaluar miqësia me SHBA-të u bë garancia e shtetformimit të Shqipërisë, ndërsa në fillim të këtij shekulli edhe për pavarësinë e Kosovës. Një pasqyrim të këtij prezantimi e gjeni në kronikën televizive nga Report Tv.