Instituti i Historisë ka botuar një numër të madh vëllimesh me dokumente austro-hungareze mbi Shqipërinë. Publikimi i dokumenteve historike ka qenë dhe mbetet një detyrë e rëndësishme për Institutin. Një prej periudhave më të rëndësishme historike është ajo e viteve 1912-1914, gjatë të cilës u shpall Pavarësia dhe u krijua shteti i ri shqiptar. Një prej burimeve më të rëndësishme dokumentare për këtë periudhë janë arkivat austro-hungareze. Instituti vijon projektin e botimeve të rregullta dokumentare që lidhen me këtë fond kërkimor. Në Arkivin e Institutit të Historisë pranë Institutit të Historisë në Akademinë e Studimeve Albanologjike, ruhet një fond i rëndësishëm i dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë (Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien).
Në funksion të studiuesve dhe personave të tjerë të interesuar, po publikojmë më poshtë përmbajtjen e vëllimeve dokumentare që lidhen me fondet austro – hungareze për Shqipërinë, 7 për vitin 1912, 7 për vitin 1914 dhe 3 për Lidhjen e Prizrenit. Për të krijuar një ide më të qartë lidhur me dokumentet, vëllimin e parë të vitit 1912 po e publikojmë të plotë. Të gjitha vëllimet gjenden në Institutin e Historisë dhe të interesuarit mund të komunikojnë direkt me Institutin në adresën ih@asa.edu.al.
Link: Vëllimi I me dokumente i plotë
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës
Link: Parathënia dhe pasqyra e lëndës