Ora: 10:00
Data: E enjte, 2 mars 2023
Vendi: Instituti Albanologjik – Prishtinë
Në përkujtim të Kuvendit të Lezhës (2 mars 1444), Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë organizon një tryezë shkencore ku prezantohen botimet mbi Gjergj Kastrioti – Skënderbeun. Instituti i Historisë, Tiranë, sjell kontributin e tij në këtë takim me një numër të konsiderueshëm studimesh, monografish, përmbledhjesh me dokumente dhe përkthime të veprave nga studiues të huaj, që janë realizuar mbi figurën, aktivitetin dhe trashëgiminë historike të heroit kombëtar.