STUDIMET NË
INSTITUTIN E HISTORISË

Objekti i Institutit të Historisë është studimi i historisë së popullit shqiptar brenda dhe jashtë shtetit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, workshope, konferenca që hedhin dritë mbi historinë e zhvillimeve ekonomike-shoqërore, kulturore, politike, diplomatike të Shqipërisë në shkallë ballkanike, europiane dhe më gjerë.

Departamentet

Departamenti i Historisë së Mesjetës dhe Rilindjes Kombëtare

Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza    

Përgjegjës departamenti: Prof. asoc. dr. Edmond Malaj

Departamenti zhvillon studime mbi këto tematika:

  • Trojet shqiptare dhe shtrirja etnike e shqiptarëve në Mesjetë
  • Dyndjet barbare; marrëdhëniet e ilirëve dhe të shqiptarëve me ta
  • Shqiptarët dhe sllavët
  • Shqipëria dhe bota perëndimore
  • Shqipëria në kuadrin e Perandorisë Bizantine
  • Proceset ekonomike dhe politike ndër shqiptarët në Mesjetë
  • Principatat shqiptare
  • Zhvillimi i qyteteve, i qytetërimit dhe i kulturës shqiptare në Mesjetë
  • Problemi fetar dhe diversiteti fetar i shqiptarëve
  • Tipare sociale, ekonomike, demografike të viseve shqiptare gjatë sundimit osman
  • Integrimi i shqiptarëve në Perandorinë Osmane dhe roli i tyre
  • Shqiptarët dhe Perëndimi gjatë sundimit osman
  • Zhvillimi i qyteteve dhe i kulturës shqiptare
  • Pashallëqet shqiptare
  • Problemet ekonomiko-shoqërore, politike dhe ushtarake në periudhën e Rilindjes (shek. XIX – deri më 1912)
  • Probleme të fillimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare
  • Formimi i kombit shqiptar
  • Shqiptarët dhe lëvizja e Turqve të Rinj
  • Lëvizja politike e kulturore në Shqipëri në periudhën e regjimit xhonturk (1908-1910)
  • Kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912
  • Popullsia e trojeve shqiptare gjatë Rilindjes
  • Marrëdhëniet e shqiptarëve me popujt e Ballkanit
  • Tiparet e përbashkëta dhe dallimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me lëvizjet kombëtare të vendeve ballkanike
  • Çështja shqiptare në politikën e Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ballkanike
  • Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare akademike: “Historia e Popullit shqiptar” (1959, 1965,1984, 2002)
  • Organizim i disa veprimtarive shkencore kushtuar problemeve më të rëndësishme të periudhës
  • Botim monografish, vëllimesh dokumentare e përmbledhjesh me studime dhe shumë artikujve shkencorë në organe të specializuara brenda dhe jashtë vendit për këto tematika:
  1. Formimi i popullit shqiptar
  2. Dyndjet e sllavëve dhe marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët
  3. Aspekte të statusit politik, ekonomik, shoqëror të Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Bizantine
  4. Shqiptarët përballë pushtimit bullgar dhe serb në shekujt e Mesjetës
  5. Vendosja e feudalizmit në Shqipëri dhe formimi i shteteve (principatave) feudale shqiptare
  6. Despotati i Beratit gjatë shek. XIII-XIV
  7. Lufta e Principatës së Balshajve dhe e sundimtarëve të tjerë shqiptarë kundër Venedikut në 20 vjetët e parë të shek. XV
  8. Aspekte të jetës ekonomike dhe shoqërore të fshatit shqiptar në shek. XV
  9. Fshati shqiptar në sanxhakun e Shkodrës në shek. XV-XVI
  10. Çështje të gjendjes së qyteteve të bregdetit nën sundimin venedikas në dritën e akteve të ankesave (1392-1472)
  11. Lufta e madhe antiosmane e shqiptarëve të shek. XV nën udhëheqjen e Skënderbeut
  12. Epoka e Skënderbeut dhe figura e tij
  13. Qyteti i Beratit gjatë shek. XVI-XVIII
  14. Shqipëria e Jugut gjatë sundimit osman (krahinat e sanxhakut të Vlorës gjatë shek. XV-XVII, mbështetur kryesisht në burimet osmane të kohës)
  15. Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar gjatë sundimit osman dhe përhapja e islamizmit në viset shqiptare
  16. Kryengritjet e viteve ’30 të shek. XIX
  17. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
  18. Lidhja e Pejës
  19. Çështja shqiptare në Konferencën e Londrës
  20. Pavarësia e Shqipërisë
  21. Qeveria e Vlorës

Departamenti i Historisë së Pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit shqiptar

Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza    

Përgjegjës departamenti: Prof. asoc. dr. Ledia Dushku

Departamenti zhvillon studime në këto drejtime:

  • Zhvillimet ekonomiko-shoqërore – Hapat e parë të kapitalizmit shqiptar – Rritja e borgjezisë shqiptare – Depërtimi i kapitalit të huaj dhe ndikimi i tij – Gjendja dhe problemet e fshatit – Pasojat e prapambetjes së trashëguar
  • Zhvillimet e brendshme politike
  • Organizimi i administratës shtetërore; Institucionet politike e jopolitike
  • Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare – Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë – Marrëdhëniet shqiptaro-italiane – Marrëdhëniet shqiptaro-ballkanike – Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj shtetit shqiptar – Bashkëpunimi ballkanik në rrafsh humanitar
  • Lëvizjet shoqërore në qytet dhe në fshat
  • Zhvillimi i mendimit politik-shoqëror
  • Minoritetet në Shqipëri
  • Zhvillimi kulturor i vendit, në radhë të parë i arsimit
  • Problemet fetare – Lufta për mëvetësimin e institucioneve fetare – Marrëdhëniet e tyre me shtetin – Ndikimi i qendrave të huaja mbi klerin shqiptar
  • Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare dhe akademike: Historia e Popullit Shqiptar (1965, 1984, 2007)
  • Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve akademike: Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX (në proces botimi)
  • Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve dokumentare: Shqipëria në dokumentet austro-hungareze, 1912
  • Pjesëmarrje në dhjetëra veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit (konferenca albanologjike, kongrese ballkanike, turkologjike etj.)
  • Organizimi i disa veprimtarive shkencore kushtuar problemeve më të rëndësishme të periudhës
  • Botim monografish, vëllimesh dokumentare e përmbledhjesh me studime dhe i shumë artikujve shkencorë në organe të specializuara brenda dhe jashtë vendit për këto tematika:

 

  1. Pavarësia e Shqipërisë
  2. Mbrojtja e pavarësisë
  3. Konsolidimi i shtetit shqiptar
  4. Raportet e Shqipërisë me fqinjët
  5. Shqipëria në vitet e Luftës së Parë Botërore
  6. Situata politike në Shqipëri
  7. Situata ekonomike në Shqipëri
  8. Zhvillimet social-ekonomike në Shqipëri
  9. Problemi agrar midis dy Luftërave Botërore
  10. Personalitete politike të periudhës
  11. Faktori ndërkombëtar dhe çështja shqiptare
  12. Pozita e femrës në Shqipëri midis dy Luftërave Botërore
  13. Republika shqiptare 1925-1928
  14. Monarkia shqiptare 1928-1939
  15. Politika e jashtme e Shqipërisë në etapa të ndryshme gjatë viteve 1912-1939
  16. Zhvillimet politike në Shqipëri në vitet 1913-1914
  17. Rebelimi në Shqipërinë e Mesme më 1914
  18. Rebelimi “vorioepirot” më 1914
  19. Fetë dhe institucionet fetare në Shqipëri
  20. Krijimi dhe konsolidimi i Kishës Autoqefale Shqiptare
  21. Rrymat e mendimit politik dhe shoqëror në vitet 1920-1930
  22. Politika tatimore e shtetit shqiptar
  23. Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës

Departamenti i historisë bashkëkohore

Qëllimi i tij është përgatitja dhe botimi i monografive, artikujve, përmbledhjeve dokumentare, si dhe organizimi e pjesëmarrja në veprimtari shkencore si: simpoziume, tryeza    

Përgjegjës departamenti: Prof. asoc. dr. Sonila Boçi

Pas ndryshimeve demokratike, ky departament ka rikonsideruar dhe rivlerësuar veprimtarinë e tij shkencore. Arsyet kanë qenë:

1 – Për shkak të deklasifikimit të dokumenteve të shumta arkivore për periudhën e Pasluftës II Botërore
2 – Për shkak të çlirimit të historiografisë nga presionet politike të shtetit komunist gjatë periudhës së Pasluftës II Botërore

Studimet e kohëve të fundit janë bërë mbi këtë tematikë:

  • Qëndresa e popullit shqiptar ndaj pushtuesve nazifashistë
  • Marrëdhëniet e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar me Lëvizjen Antifashiste të popujve fqinjë
  • Marrëdhëniet me Aleatët e Mëdhenj të Koalicionit Antifashist
  • Marrëdhëniet ndërmjet forcave politike shqiptare në disa nga ngjarjet kulmore të LANÇL
  • Qëndresa antikomuniste dhe lufta politike në vitet 1944-1948
  • Institucionalizimi i sistemit politik njëpartiak
  • Kufizimi dhe likuidimi i pronës në fshat me anë të Reformës Agrare
  • Zhvillimi i arsimit dhe dritëhijet e tij
  • Ideologjizimi i jetës së vendit
  • Figurat kryesore të LANÇL
  • Qëndrimi i shtetit komunist ndaj fesë
  • Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare akademike: Historia e Popullit Shqiptar (1984, 2009)
  • Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve universitare akademike: Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX (në proces botimi)
  • Bashkautorësi në përgatitjen e botimeve dokumentare: Shqipëria në dokumentet austro-hungareze 1912
  • Pjesëmarrje në shumë veprimtari shkencore brenda e jashtë vendit
  • Organizimi i disa veprimtarive shkencore kushtuar problemeve më të rëndësishme të periudhës
  • Botim monografish, vëllimesh dokumentare e përmbledhjesh me studime dhe shumë artikujsh shkencorë në revista të specializuara brenda e jashtë vendit me këtë tematikë:
  1. Prona në fshat (1956-1970)
  2. Lufta politike në Shqipëri (1944-1948)
  3. UNRRA në Shqipëri (1945-1947)
  4. LANÇL në Shqipëri
  5. Qëndrimi i shtetit shqiptar për Kosovën
  6. Marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit shqiptar në vitet e regjimit komunist
  7. Lufta politike në gjirin e PKSH (PPSH)
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL