Revista “Studime historike” pranon artikuj shkencorë dhe kontribute të tjera shkencore, si kumtesa, recensa dhe materiale që trajtojnë çështje të historisë. Artikujt botohen në gjuhën shqipe me një përmbledhje në gjuhën angleze. Teksti i tyre në tërësi, nuk duhet të jetë më shumë se 50,000 karaktere, përfshirë fusnotat dhe shtesat e tjera. Të gjitha dorëshkrimet e marra i nënshtrohen proçesit të recensionimit të jashtëm të dyfishtë dhe anonim.
Shkrimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të revistës studime.historike@asa.edu.al