Analiza vjetore 2023

4 Janar, 2024 Njoftime

Viti 2023 ka qenë një vit i vështirë për aktivitetin shkencor dhe institucional të Institutit të Historisë. Në maj 2023 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin 338/2023 për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e instituteve pranë Akademisë së Shkencave.

Vendimi nuk pati impakt në kalendarin vjetor shkencor dhe as në punën kërkimore individuale të studiuesve të IH, por në klimën e përgjithshme të aktivitetit, zhvendosjen e vëmendjes publike tek debati mbi impaktin e mbylljes së ASA dhe shqetësimet mbi lirinë akademike dhe ardhmërinë e instituteve. Deri në analizën vjetore të Institutit të Historisë, zhvilluar më 26 dhjetor 2023, ende nuk ishte miratuar VKM përkatëse, e cila do të duhej të ligjërojë institutet si njësi kërkimore afatgjatë, në kuadrin e legjislacionit rregullator të Akademisë së Shkencave.

Bashkëngjitur gjeni të plotë raportin vjetor të Institutit të Historisë.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL