“Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri gjatë shekullit të 20të”, konferencë e organizuar nga Instituti i Historisë dhe e mbështetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila mblodhi studiuesit më të njohur të historisë nga SHBA dhe Shqipëria, prof. Janusz Bugajski, prof. Bernd Fischer, prof. Elidor Mëhilli. Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj, priti në takim përfaqësuesit e Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi e Beqir Meta, si dhe studiuesit shqiptarë dhe të huaj, pjesëmarrës në konferencë. Një bisedë e hapur, informale dhe interesante (jo vetëm) për historinë. Takimi konfirmon vlerësimin e Presidentit të Republikës për Institutin e Historisë.