Instituti i Historisë në Tiranë dhe ai në Prishtinë nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit 2022-2026. Dy institutet janë qendrat kryesore të studimeve historike në Shqipëri dhe Kosovë. Në prioritetet e bashkëpunimit bëjnë pjesë disa projekte madhore, përfshirë Historia e Shqipërisë dhe e Kosovës, ashtu edhe organizimi i konferencave shkencore ndërkombëtare, shkëmbimet midis studiuesve dhe akesi i plotë në arkivat shkencore, jetësimi i projekteve dypalëshe në monografi, vëllime dokumentare, etj, nxitja e komunikimit me studiues të huaj që merren me historinë shqiptare, rritja e cilësisë shkencore në revistat “Studime historike” dhe “Kosova” përmes sistemit peer review, mbështetja e kualifikimit shkencor të studiuesve të rinj, etj.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes drejtuesit aktualë të dy instituteve, Prof. Afrim Krasniqi dhe Prof. Teuta Shala vlerësuan pozitivisht përvojën e bilancin bashkëpunimit të deritanishëm, duke e parë atë si modeli reference për institucionet kërkimore të dy vendeve, si dhe u dakordësuan rreth kalendarit në vijim të aktiviteteve të përbashkëta. Pjesë e takimit ishin edhe Profesore Asistente, Mrika Limani (IAH), si dhe profesorët Ledia Dushku e Hamit Kaba (IH).