“Një histori e përmbledhur e Shqipërisë” (A Concise History of Albania) është libri më i fundit i profesorëve Bernd Fischer dhe Oliver J. Schmitt. Instituti i Historisë në ASA zhvilloi sot një tryezë diskutimi mbi librin dhe problematikat e historisë së Shqipërisë, qasjet historike dhe sfidat profesionale. Pjesëmarrës ishin studiues nga Instituti i Historisë si dhe bashkëpunëtorët të Institutit dhe kërkues nga institucione të tjera kërkimore. Diskutimi u zhvillua me prezencën e dy autorëve, Fischer dhe Schmitt, të cilët iu përgjigjen edhe pyetjeve, komenteve dhe vlerësimeve të kolegëve nga Shqipëria. I ftuar për të bërë një vlerësim për librin dhe tezat e tij ishte edhe gazetari i njohur Fatos Lubonja, botues i revistës “Përpjekja”. Drejtori i IH, Afrim Krasniqi, theksoi interesin profesional të Institutit për tu identifikuar si qendër kryesore e debatit profesional mbi historinë dhe për promovimin e botimeve cilësore historike edhe nga autorë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Botimi i ri paraqet disa risi, përfshirë struktura, fokusimi më shumë tek elementët dhe debatet thelbësore të historisë sesa tek kronologjia, pasurimi me qasje krahasuese me vendet e tjera, sjellja në vëmendje e disa tezave të reja, si dhe përfshirja në studim edhe e periudhës aktuale të zhvillimeve në Shqipëri dhe rreth Shqipërisë. Botimi është realizuar nga shqip nga Teona Artini në Kosovë dhe në anglisht nga Cambridge University Press.