Dr. Sali Kadria, kërkues shkencor në Institutin e Historisë në ASA, mori pjesë në Simpoziumin e IV Ndërkombëtar Shkencor të Studimeve Turkologjike, i organizuar nga Universiteti i Van-it, Turqi. Dr. Sali Kadria referoi me temën: “Aspekte të marrëdhënieve shqiptaro-turke gjatë viteve 1928-1932 mbështetur në dokumente arkivore britanike”.
Në këtë veprimtari shkencore morën pjesë mbi 180 studiues nga vende të ndryshme, që u përkisnin fushave të historisë, gjuhësisë, letërsisë dhe etnokulturës. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi, studiuesit prezantuan kumtesa me interes, duke sjellë mendime të reja shkencore.