Prof. Beqir Meta dhe Prof. Marenglen Verli, kërkues shkencorë në Institutin e Historisë, ASA, morën pjesë me referimet e tyre në Seminarin e XVI Ndërkombëtar të Albanologjisë, me temë bosht “Kultura dhe globalizimi”, të organizuar nga Universiteti i Tetovës.
Mbi 100 studiues të shkencave të gjuhësisë, të letërsisë, të historisë dhe etnokulturës, gjatë punimeve të këtij edicioni, i prezantuan kumtesat e tyre shkencore, duke sjellë edhe mendime të reja mbi këto tema, të cilat janë me interes jo vetëm për studiuesit, por edhe për publikun e gjerë.