Njoftime

“Aranitët në Librazhd”

12 Nëntor, 2018 Njoftime

Në datën 10 nëntor 2018, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u organizua, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”, Librazhd, konferenca shkencore me temë: “Aranitët në Librazhd”.


Konferenca u organizua si rezultat i bashkëpunimit ndër institucional midis Bashkisë Librazhd, Akademisë së Studimeve Albanologjike, si dhe Shoqatës Çermenika 2017, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Librazhd, z. Kastriot Gurra.
Konferencën e përshëndeti rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik Marenglen Verli.

Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:

Prof. dr. Pëllumb XHUFI (Instituti i Historisë) paraqiti kumtesën me titull: “ARANITI DHE SKËNDERBEU: NGA ZOTËRIMI TE SHTETI”;

Prof. dr. Adem BUNGURI (Instituti i Arkeologjisë) paraqiti kumtesën me titull: “TË DHËNA ARKEOLOGJIKE MBI DISA FORTIFIKIME TË SKËNDERBEUT NË RAJONIN E DIBRËS”;

Prof. asoc. dr. Edmond MALAJ (Instituti i Historisë) paraqiti kumtesën me titull: “KRUSHQITË E ARANITËVE ME FAMILJET E TJERA FISNIKE SHQIPTARE DHE TË HUAJA”;

Në përfundim të konferencës u bë promovimi i disa librave, pjesë e kolanës kushtuar heroit dhe epokës së tij, që po botohet me këtë rast. Gjatë këtij promovimi Akademia e Studimeve Albanologjike prezantoi katër nga botimet e saj më të fundit. Botimet e prezantuara janë:

  • Aleks Buda, Studime për Skënderbeun, ASA, Tiranë, 2018.

  • Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431, ASA, Tiranë, 2018.

  • Konstantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë (studime mesjetare), ASA, Tiranë, 2018.

  • Pranvera Bogdani, Balshajt, ASA, Tiranë, 2018.

Konferenca Ndërkombëtare Albanologjike

2 Nëntor, 2018 Njoftime

U zhvillua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve dita e dytë e Sesionit Përmbyllës të Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori.
Të pranishëm ishin figura të njohura të fushës akademike, studiues vendas e të huaj si dhe studentë të cilët kanë shfaqur interes të madh për këtë konferencë.

Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
– Prof. asoc. dr. Edmond Malaj (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Dy monografi të panjohura gjermane të gjysmës së parë të shekullit XIX mbi figurën e Skënderbeut”.


– Dr. Ardian Muhaj (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Ekonomia e trojeve shqiptare në shekullin e Skënderbeut dhe kriza ekonomike europiane e Mesjetës së vonë”.

– Prof. dr. Gëzim Hoxha (Instituti i Arkeologjisë), paraqiti kumtesën me titull: “Të dhëna të reja arkeologjike mbi parahistorinë e vendvarrimit të Skënderbeut”.


– Prof. dr. Adem Bunguri Instituti i Arkeologjisë), paraqiti kumtesën me titull: “Të dhëna të reja arkeologjike mbi disa fortifikime të Skënderbeut në rajonin e Dibrës”.


– Prof. asoc. dr. Ledia Dushku (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe perceptimi për turqit osmanë në diskursin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës”.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990”

1 Nëntor, 2018 Njoftime

Në datat 29-31 tetor 2018, zhvilloi punimet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me titull: “Tё mohuar nga regjimi: Burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.”
Kjo konferencë u organizua nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë.


Ceremoninë e hapjes së konferencës e përshëndetën: znj. Gentiana Sula- Kryetare e AIDSSH, akademik prof. dr. Beqir Meta – Instituti i Historisë, znj. Vasilika Hysi, Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Brian Williams – UN Resident eprezentat and UNDP Resident eprezentative in Albania, znj. Raffaella Campanati – Sekretare e Përgjithshme e Ambasadës Italiane, z. Bernd Borchardt – Head of OSCE Presence in Albania, dr. Çelo Hoxha – Zv. Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, znj. Klaudia Zerva – Program Coordinator – KAS, z. Bilal Kola – Drejtor i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë dhe z. Dorian Koçi – Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
Studiuesit e Akademisë së Studimeve Albanologjike u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
– Prof. dr. Hamit Kaba (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Komunizmi shqiptar: ngjashmëri dhe veçori me vendet e tjera komuniste të Europës Lindore e Qendrore 1944-1948.


– Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Trajtimi i të kaluarës në raport krahasues: Shqipëria dhe Europa lindore”.


– Akad. prof. dr. Beqir Meta (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Vështrim analitik mbi sistemin e burgjeve, internimeve dhe përdorimin e punës së detyruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri”.


– Prof. dr. Ana Lalaj (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Montimi i (pu)shtetit të pasluftës si mjet dhune, 1944-1953”.


– Dr. Gjon Boriçi (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Pohimi nga Byroja Politike e PPSH të dhunës ndaj të burgosurve dhe të internuarve nga organet e Sigurimit të Shtetit deri në vitin 1953”.


– Prof. asoc. dr. Sonila Boçi (Instituti i Historisë), paraqiti kumtesën me titull: “Vizatimi i “fytyrës së armikut të popullit” nga regjimi komunist”.


– Prof. asoc. dr. Merita Sauku Bruci (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) në bashkëautorësi me Alma Liço Mirakaj, paraqiti kumtesën me titull: “Internim/dëbimet familjare në zonën e Dumresë 1968-1991: dëshmi dhe refleksione”.
Kjo konferencë projektoi njëherazi historinë dhe kujtesën, si dy aspekte të rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi jetën e shqiptarëve nën regjimin totalitar të PKSH/PPSH. Gjithashtu ajo hodhi dritë mbi kalvarin e gjatë të vuajtjeve që shoqëruan atë pjesë jo të vogël të shqiptarëve, të cilët pa asnjë provë shpalleshin fajtorë dhe sa hap e mbyll sytë ktheheshin në “armiq të popullit”.

Emisioni “Dosja K”

31 Tetor, 2018 Njoftime

Më datë 30 tetor 2018, dr. Gjon Boriçi studiues pranë Institutit të Historisë mori pjesë në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi, ku u diskutua mbi histori të manipuluara, të fshehura apo të lëna në heshtje, histori qëndrese dhe mbijetese.
Rrëfime dhe hulumtime, që zbulojnë dimensionet më të gjera të ngjarjeve kyçe të komunizmit, ngjarje që shënjuan të djeshmen, ndikojnë në të sotmen dhe vënë ende në pikëpyetje të nesërmen e shqiptarëve.

Promovimi i botimeve më të fundit të Akademisë së Studimeve Albanologjike

29 Tetor, 2018 Njoftime

Më 26 tetor,  në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, në ambientet e “Galerisë së Qendrës për Kulturë” Ulqin, u bë promovimi i disa librave,  pjesë e kolanës kushtuar heroit dhe epokës së tij. Aktiviteti u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Gjatë këtij promovimi Akademia e Studimeve Albanologjike, prezantoi katër nga botimet e saj më të fundit. Botimet e prezantuara ishin:

  • Aleks Buda, Studime për Skënderbeun (Studies about Skanderbeg), ASA, Tiranë 2018.
  • Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431 (The Registry of the Arvanid Sandzak), ASA, Tiranë 2018.
  • Konstantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë (studime mesjetare) (From Shkodra to Vlora (medieval studies)), ASA, Tiranë 2018.
  • Pranvera Bogdani, Balshajt (The Balshaj), ASA, Tiranë 2018.

Aktiviteti u përshëndet gjithashtu nga Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike akad. prof. dr. Marenglen Verli.

Prezantimi i botimit: “Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit – Dokumente historike (1945-1968)”

29 Tetor, 2018 Njoftime

Instituti i Historisë dhe Fondacioni Konrad Adenauer prezantuan botimin më të ri, “Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit – Dokumente historike (1945-1968)”. Ky botim u përgatit nga studiuesit e akademik Beqir Meta, prof. as. dr. Afrim Krasniqi dhe dr. Hasan Bello.

Ai ka një vlerë të veçantë për disa arsye: sepse për herë të parë problematika vjen në formë të tillë dokumentare e historike, shumica e dokumenteve dalin për herë të parë në publik dhe ballafaqimi i kurbës së indoktrinimit na lejon të analizojmë ndikimet ideologjike sipas aleancave politike të kohës, por edhe sepse Shqipëria e pas 28 viteve ka nevojë jetike të përballet me dokumente, dialog e kurajë profesionale, me të kaluarën e saj.

Në hyrjen e botimit theksohet se “në dokumentet e periudhës 1945-1948 dominuese janë përpjekjet për të imituar dhe përfshirë në procesin e formësimit kulturor e politik shqiptar të formave, metodave dhe qëndrimeve politike e kulturore jugosllave. Midis viteve 1948-1960 peshë specifike kryesore patën përpjekjet për imponimin në çdo sektor politik, shtetëror e shoqëror të modeleve propagandistike sovjetike staliniste. Këto modele vijojnë edhe më pas, duke u gërshetuar me përvojën dhe frymëzimin e Revolucionit Kulturor Kinez. Të gjitha institucionet kulturore dhe arsimore në vend, ishin objekt i presionit për formatimin uniformë ideologjik të shoqërisë shqiptare në të gjitha shtresat e saj. Shteti imponoi nga lart ndarjen nga tradita, trashëgimia, kultura e letërsia e periudhave të mëparshme, duke imponuar censurimin, sekuestrimin e veprave historike, denigrimin e emrave të mëdhenj të kulturës dhe detyrimin për zhvillimin e letërsisë dhe arteve mbi bazën ideologjike të metodikës së realizmit socialist”.

Më poshtë fragment nga promovimi i librit.

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “I Castriota-Scanderbeg e i Granai-Castriota (Le immigrazioni levantine in Terra d’Otranto. Vicende e condizione sociale”

26 Tetor, 2018 Njoftime

Në datat 19 dhe 20 tetor 2018, u mbajt në Copertino (Itali) Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: “I Castriota-Scanderbeg e i Granai-Castriota (Le immigrazioni levantine in Terra d’Otranto. Vicende e condizione sociale”.

Në këtë konferencë mori pjesë prof. dr. Pëllumb Xhufi, studiues pranë Institutit të Historisë (ASA),  i cili paraqiti kumtesën me titull: “I FLUSSI MIGRATORI DELL’ALBANIA MERIDIONALE E MOREA VERSO TERRA D’OTRANTO NEL ‘500 E ‘600”.

Intervista e dhënë nga prof. dr. Pëllumb Xhufi për RAI

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990

26 Tetor, 2018 Njoftime

Autoriteti për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, organizojnë në datat 29-31 tetor 2018, Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.
Konferenca është e para në llojin e saj në Shqipëri dhe në të marrin pjesë studiues vendas dhe te huaj. Ceremonia e hapjes së konferencës do të mbahet ditën e hënë, me datë 29 tetor, ora 17.00, ndërsa në datat 30 dhe 31 tetor konferenca do t’i zhvillojë punimet duke filluar nga ora 8.00. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar.

FTESA

PROGRAMI

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore: “Të mohuar nga regjimi”

23 Tetor, 2018 Njoftime

Autoriteti për informim mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Institutin e Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, organizojnë në datat 29-31 tetor 2018, Konferencën Ndërkombëtare Shkencore: “Të mohuar nga regjimi”: burgjet, sistemi i internim-dёbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990.

Konferenca është e para në llojin e saj në Shqipëri dhe në të marrin pjesë studiues vendas dhe te huaj. Ceremonia e hapjes së konferencës do të mbahet ditën e hënë, me datë 29 tetor, ora 17.00, ndërsa në datat 30 dhe 31 tetor konferenca do t’i zhvillojë punimet duke filluar nga ora 8.00. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar.

Veprimtaria shkencore me temë: “Trevat shqiptare veriperëndimore në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”

25 Qershor, 2018 Njoftime

Në kuadër të veprimtarive kushtuar 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 22 qershor 2018, në Ulqin, u mbajt veprimtaria shkencore me temë: “Trevat shqiptare veriperëndimore në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” e organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Fjalën përshëndetëse në emër të ASA-së e mbajti rektori,  akademik Marenglen Verli.

Në këtë veprimtari akademik Marenglen Verli mbajti kumtesën me titull: “Vëmendja dhe qëndrimet e Austro-Hungarisë për trevat veriperëndimore shqiptare nga vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në krijimin e shtetit shqiptar”.

Akademik Beqir Meta mbajti kumtesën me titull: “Propozimi britanik për Ulqinin dhe rezistenca shqiptare, maj –qershor 1880”.

Kurse prof. dr. Gazmend Shpuza: “Mbrojtja e Ulqinit, fati i Çamërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë përballë koalicionit ndërkombëtar”.

Pjesëmarrësit në konferencë bënë homazhe edhe në varrin e Ymer Prizrenit, drejtuesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që ndodhet në këtë qytet.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL