Në kuadër të veprimtarive kushtuar 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 22 qershor 2018, në Ulqin, u mbajt veprimtaria shkencore me temë: “Trevat shqiptare veriperëndimore në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” e organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. Fjalën përshëndetëse në emër të ASA-së e mbajti rektori, akademik Marenglen Verli.
Në këtë veprimtari akademik Marenglen Verli mbajti kumtesën me titull: “Vëmendja dhe qëndrimet e Austro-Hungarisë për trevat veriperëndimore shqiptare nga vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit deri në krijimin e shtetit shqiptar”.
Akademik Beqir Meta mbajti kumtesën me titull: “Propozimi britanik për Ulqinin dhe rezistenca shqiptare, maj –qershor 1880”.
Kurse prof. dr. Gazmend Shpuza: “Mbrojtja e Ulqinit, fati i Çamërisë dhe e ardhmja e Shqipërisë përballë koalicionit ndërkombëtar”.
Pjesëmarrësit në konferencë bënë homazhe edhe në varrin e Ymer Prizrenit, drejtuesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që ndodhet në këtë qytet.