Më 26 tetor, në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, në ambientet e “Galerisë së Qendrës për Kulturë” Ulqin, u bë promovimi i disa librave, pjesë e kolanës kushtuar heroit dhe epokës së tij. Aktiviteti u organizua nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Gjatë këtij promovimi Akademia e Studimeve Albanologjike, prezantoi katër nga botimet e saj më të fundit. Botimet e prezantuara ishin:
- Aleks Buda, Studime për Skënderbeun (Studies about Skanderbeg), ASA, Tiranë 2018.
- Regjistri i Sanxhakut të Arvanidit i vitit 1431 (The Registry of the Arvanid Sandzak), ASA, Tiranë 2018.
- Konstantin Jireçek, Nga Shkodra gjer në Vlorë (studime mesjetare) (From Shkodra to Vlora (medieval studies)), ASA, Tiranë 2018.
- Pranvera Bogdani, Balshajt (The Balshaj), ASA, Tiranë 2018.
Aktiviteti u përshëndet gjithashtu nga Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike akad. prof. dr. Marenglen Verli.