Në datat 25-26 nëntor, u zhvillua konferenca me temë: “Ligjshmëria gjatë regjimit komunist, 1944-1990”, konferencë e organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Në këtë konferencë morën pjesë edhe studiues të Akademisë së Studimeve Albanologjike të cilët u paraqitën me kumtesat e mëposhtme:
Prof. dr. Afrim Krasniqi, studiues pranë Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Baza dhe konceptet kushtetuese në vendimmarrjet mbi sistemin qeverisës. Analizë krahasimore e vitit të parë (1945) dhe të fundit (1990) të regjimit komunist”.
Dr. Hasan Bello, studiues pranë Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Marrëdhëniet juridike të komuniteteve fetare me shtetin komunist shqiptar”.
Dr. Ermela Broci, studiuese pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, paraqiti kumtesën me titull: “Muzeu ideologjik dhe farkëtimi i “njeriut të ri socialist””.