Konferenca shkencore “Viti Arkeologjik 2021”

13 Prill, 2022 Njoftime
Rezultatet e kërkimeve arkeologjike të kryera gjatë vitit 2021 bëhen të ditura në konferencën shkencore që organizohet nga Instituti i Arkeologjisë (ASA) ditën e premte, më 15 prill 2022, duke filluar nga ora 09:30, në Muzeun Arkeologjik.
Është një bilanc që bëjnë arkeologët shqiptarë dhe të huaj nga kërkimet që janë shtrirë në të gjitha trevat e vendit, në fushën e prehistorisë, antikitetit, antikitetit të vonë dhe mesjetës.
Bashkëngjitur gjeni programin e plotë me temat dhe pjesëmarrësit.
 
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL