Që prej vitit 1982 punon si arkeolog në fushën e Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës në Institutin Arkeologjisë, Tiranë. Ka kryer disa studime dhe kërkime jashtë Shqipërisë si në Francë, Itali, Greqi etj.
Kontributet e deritanishme dhe interesat e tij shkencore janë të përqendruara në temat mbi periudhën e Antikitetit të Vonë në Provincën Dardane dhe atë të Epirit të Vjetër.
Ka lëvruar tema të tilla që lidhen me situatën e ndryshimeve dhe transformimeve urbane të provincave, procesin e kristianizimit, fortifikimet si dhe ka kontribuuar për njohjen e tyre në shtypin ndërkombetar.
Ka kryer 70 ekspedita arkeologjike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Ka drejtuar gërmimet arkeologjike për periudhën antike të vonë në Shqipërinë Verilindore (vitet 1983-1991; 1999-2005). Gjatë viteve 1994-2007 është Bashkëdrejtues i Projektit të përbashkët shqiptaro-britanik në Diapor (Butrint). Gjatë viteve 2000-2008 ka drejtuar projektin “Kërkime Arkeologjike në Kosovë”, ndërsa në vitin 2008 ka drejtuar Projektin e Kalasë së Tetovës në Maqedoni. Po ashtu është drejtues i projektit Via Lissus-Naissus në Antikitetin e Vonë (Lezhë – Nish).
Ka botuar 12 monografi: me tematike nga kërkimet paleobizantine në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë.
Ka shkruar mbi 65 artikuj në revista shkencore të botuara në Shqipëri, SHBA, Britani e Madhe, Francë, Itali dhe Kosovë. Ka marrë pjesë në mbi 55 simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare.
Aktualisht është: