Mesapët: Ilirët e Italisë?

6 Prill, 2022 Njoftime
Në kuadër të veprimtarive shkencore, Instituti i Arkeologjisë organizon më datë 12 Prill, ora 11.00, në Sallën e Albanologjisë, Pallati i Kongreseve, ligjëratën e hapur: Mesapët: Ilirët e Italisë? nga Prof. Jean-Luc LAMBOLEY, paraprirë nga një prezantim i prof. asoc. dr. Belisa Muka, drejtore e Institutit të Arkeologjisë. E më pas vijojnë diskutime.
Prof. Lamboley është profesor emeritus pranë Universitetit Lumière Lyon 2. Ai ka bashkëdrejtuar kërkimet shqiptaro-franceze në Apolloninë e Ilirisë dhe ka qenë anëtar i Shkollës franceze të Romës.
Prof. Jean-Luc Lamboley ka realizuar studimet doktorale mbi Mesapët dhe ka botuar monografinë “Recherches sur les Messapiens. IV-II siecle avant J.-C.”, Romë 1996. Studimet e tij mbi Mesapët përfshijnë një territor të gjerë që shtrihet në gjithë gadishullin e Salentos në skajin juglindor të Italisë.
 
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL