Gërmime arkeologjike në vendbanimin e Neolitit të Hershëm në Pogradec

21 Tetor, 2021 Njoftime

Në kuadër të projekteve të Departamentit të Prehistorisë, të Institutit të Arkeologjisë, gjatë muajit tetor 2021, u kryen gërmime arkeologjike në vendbanimin e Neolitit të Hershëm në periferinë lindore të qytetit të Pogradecit, nën drejtimin e arkeologes Dr. Edlira Andoni.

Gërmimet arkeologjike të financuara nga Akademia e Studimeve Albanologjike, kishin si qëllim: përcaktimin më të ngushtë të kronologjisë së vendbanimit, të kuptojnë natyrën e tij, aspekte të arkitekturës së banesave, si dhe studimin e florës dhe faunës nëpërmjet analizave arkeobotanike dhe të kockave të kafshëve. 

Rezultatet e deritanishme po ofrojnë të dhëna mjaft interesante rreth arkitekturës së banesave, të ndërtuara me baltë të pjekur.

Studimi i qeramikës, i veglave të punës prej guri dhe materialeve të tjera, do të pasqyrojnë më tej aktivitetet e përditshme dhe veprimtarinë prodhuese të komuniteteve të para bujqësore që kanë jetuar në këtë vendbanim rreth 5900 vjet para Kr.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL