Konferenca shkencore ndërkombëtare: “L’Archeologia della morte in Illiria e in Epiro: contesti, ritualità ‘e immagini tra eta’ ellenistica e romana”

11 Dhjetor, 2019 Njoftime

Në datat 16-18 dhjetor 2019, Departamenti i Antikitetit, Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës organizojnë konferencën shkencore ndërkombëtare: “L’Archeologia della morte in Illiria e in Epiro: contesti, ritualità ‘e immagini tra eta’ ellenistica e romana”.
Kjo konferencë, që do të mbledhë studiues nga Shqipëria, Italia, Greqia, Britania e Madhe, Franca synon të hedhë dritë mbi rezultatet më të fundit rreth kërkimeve në fushën e Arkeologjisë së Vdekjes në Iliri dhe Epir, gjatë periudhës së Antikitet.


Kjo konferencë do t’i zhvillojë punimet në sallën Aleks Buda të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL