Botime periodike

8 Nëntor, 2016 Të pa-kategorizuara
  1. Studime filologjike. Revistë shkencore që boton studime gjuhësore dhe historiko-letrare, tekste të vjetra, recensione veprash shkencore etj. Çdo punim ka një rezyme në frëngjisht ose anglisht. Numri i parë i Studime filologjike ka dalë më 1964 si vazhdim i pjesës filologjike të Buletinit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria e shkencave shoqërore. Kryeredaktor i revistës është prof. dr. Valter Memisha. 
  2. Gjuha Jonë. Revistë shkencore që boton artikuj e studime për kulturën e gjuhës, për probleme të normës gjuhësore dhe të përdorimeve publike të shqipes standarde. Numri i parë i kësaj reviste ka dalë në vitin 1981. Kryeredaktor i revistës është prof. Emil Lafe. Në vitin 2008, kur IGjL-ja kalon në varësi të QSA-së, ndërpritet dhe botimi i këtij periodiku shkencor për arsye të mungesës së kapaciteteve të nevojshme shkencore. IGjL ka botuar dhe seri e përmbledhje studimesh si: “Dialektologjia shqiptare”, “Çështje të gramatikës së shqipes së sotme”, “Studime për leksikun dhe për formimin e fjalëve në gjuhën shqipe”, “Studime për letërsinë shqiptare”, përmbledhjen “Studime filologjike dhe pedagogjike për nder të prof. dr. Aleksandër Xhuvanit” (1980), si dhe vëllime të studiuesve të veçantë.
2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL