Epoka e Bronzit
Përfshin një periudhë (mijëvjeçarin e tretë e të dytë p.e.sonë), gjatë së cilës ka patur zhvillime dhe përparime të rëndësishme të shoqërisë parahistorike të cilat kanë qenë objekt kërkimi dhe studimi të departamentit të prehistorisë. Të dhënat më të rëndësishme janë përftuar nga një numër i madh varrezash tumulare (Vodhinë, Bajkaj, Dukat, Vajzë, Patos, Pazhok, Barç, Mat) me përhapje gjeografike në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe më pak nga gërmimet në vendbanimet e kësaj periudhe (Gajtan, Nezir, Maliq, Tren). Me epokën e bronzit lidhet fillimi i procesit të formimit të një popullsie të re mbi bazën e dy substrakteve, vendase dhe asaj të ardhur nga lindja në fillim të bronzit.
Epoka e Hekurit
Ka një shtrirje kohore nga shek. X-V p.e.sonë. Një vend shumë të rëndësishëm në studimin e kësaj periudhe zë kultura materiale e shpirtërore e ilirëve, formimi e konsolidimi i etnosit ilir dhe fillimi i organizimit politik të tyre në federatat e para fisnore. Studimi i kësaj periudhe është bërë e mundur nga gërmimi i shumë vendbanimeve dhe varrezave prej të cilave është zbuluar një material i shumëllojshëm për evidentimin e interpretimin e kulturës ilire në marrëdhënie me kulturat fqinje më në zë të kohës. Gërmimet sistematike për epokat e bronzit dhe hekurit nisën në vitet ‘50-të të shek. XX. Në fillim u ndërmorën një varg fushatash për hapjen e varrezave tumulare. Kështu, në vitet 1952-56 u bënë gërmime në disa tuma të luginës së mesme të lumit Mat; po në këto vite u bënë gërmime edhe në tumat e Vajzës në rrethin e Vlorës dhe në Dropullin e Sipërm në Rrethin e Gjirokastrës. Në vitet 1960-1980 u bënë gërmime në tumat e Pazhokut, në ato të Krumës, Kënetës, Çinamak në rrethin e Kukësit të Kuçit të Zi e të Barçit në rrethin e Korçës; në të Çepunës(Gjirokastër) dhe të Bajkajt rrethi në Sarandës; në tumën e Prodanit e Rehovës rrethi i Kolonjës; në tumat e Pazhokut, në tumat e Dukatit në rrethin e Vlorës; në tumat e Patosit në rrethin e Fierit; në tumat e Dedaj e ato te Shtojitnë rrethin e Shkodrës; në Piskovë dhe Rapckë në rrethin e Përmetit; në Burrel, në Kamenicë të Korçës e Lofkënd të Mallakastrës etj. Ne vitet 1961-63 u germua kalaja e Gajtanit dhe ne vitet 1961-66 u bene germime sistematike ne vendbanimin e Maliqit. Me pas germimet u shtrine dhe ne vendbanime te tjera prehistorike, si neTren te Korces; ne Kamnik te Kolonjes, ne Cakran te Fierit; ne Dunavec dhe Vashtemi te Korces; ne Burim te Peshkopise, ne Burimas te Korces, ne Benje te Permetit; neKonispol,Rajce e Rashtan te Librazhdit, ne Topjan te Peshkopise etj.