Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, znj. Etleva Demollari, nënshkruan gjatë ditës së sotme një “Memorandum mirëkuptimi”, nëpërmjet të cilës, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Objekti i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është institucionalizimi i marrëdhënieve për aplikimin e procedurave që thjeshtojnë bashkëpunimin e ndërsjellë të palëve, në kuadër të identifikimit, grumbullimit, administrimit të dokumenteve e të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të organeve të diktaturës komuniste, si dhe bashkëpunimi në fushën e botimeve, kulturës dhe promovimit të saj, që dëshmojnë për krimet e komunizmit në Shqipëri në periudhën që ka funksionuar ish-Sigurimi i Shtetit.