Në datën 26 qershor 2020, Akademia e Studimeve Albanologjike nënshkroi Memorandumin e bashkëpunimit me Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) pranë Ministrisë së Shtetit për Diasporën. Në këtë marrëveshje parashikohet bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes reciprok, sikurse edhe në ato të mëparshmet të lidhura me institucione studimore dhe të arsimit të lartë duke reflektuar dhe specifikat e rastit.
Nënshkrimi i këtij memorandumi u krye nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, akademik prof. dr. Marenglen Verli, dhe drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, prof. dr. Diana Kastrati.