Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Institutin e Historisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Muzeun Historik Kombëtar, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë organizuan Konferencën Ndërkombëtare Shkencore: “EMIGRACIONI POLITIK SHQIPTAR NË VITET 1944-1990”.
Studiuesit e Institutit të Historisë u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:
Akademik Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull “Vatra dhe regjimi komunist: nga partneriteti në armiqësi”.
Prof. dr. Hamit Kaba paraqiti kumtesën me titull “Emigracioni politik në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore: Raportet me “emigracionin e vjetër””.
Prof. asoc. dr. Sonila Boçi paraqiti kumtesën me titull “Qëndrimi i Italisë ndaj operacionit “Rollback””.
Prof. dr. Romeo Gurakuqi paraqiti kumtesën me titull “Blloku kombëtar independent i drejtuar nga Ernest Koliqi”.
Dr. Gjon Boriçi paraqiti kumtesën me titull “Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për të vënë nën kontroll emigracionin politik shqiptar në vitet 1945-1974”.
Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi paraqiti kumtesën me titull “Ngjarjet e korrikut 1990 dhe përpjekjet e regjimit për ta minimizuar impaktin e tyre politik”.