Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli dhe Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, i përfaqësuar nga rektori, prof. dr. Roland Zisi, nënshkruan një “Marrëveshje bashkëpunimi”, nëpërmjet të cilës, të dy palët bien dakord të bashkëpunojnë për nxitjen e shkëmbimeve të shumanshme në funksion të zhvillimit institucional.
Kjo marrëveshje e nënshkruar midis dy institucioneve do të përfshijë: fushat akademike me interes të përbashkët, bazuar në parimet e barazisë dhe reciprocitetit; shkëmbimin e stafit akademik, të kërkuesve dhe të studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore-shkencore; nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore; nxitjen, mbështetjen dhe realizmin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); shkëmbimin e literaturës shkencore; hulumtimi i arkivave dhe bibliotekave të ASA nga personeli akademik dhe studentët e universitetit.