Konferenca Shkencore “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”

22 Janar, 2020 Njoftime

Në datën 21 janar 2020, në kuadër të veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, u zhvillua në Sallën Albanologjike, të Pallatit të Kongreseve, Konferenca Shkencore “100 vjet parlamentarizëm shqiptar”.

Në këtë veprimtari, morën pjesë studiues të Akademisë së Studimeve Albanologjike, ish drejtues të Kuvendit, të grupeve parlamentare dhe të qeverive të Shqipërisë, deputetë dhe ish deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues e përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të  qeverisjes vendore dhe institucioneve kushtetuese.

Studiuesit tanë u paraqitën në këtë konferencë me kumtesat e mëposhtme:

Akad. prof. dr. Beqir Meta, Drejtor i Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Sfidat e parlamentarizmit shqiptar në vitet 1920-1924”.

Akad. prof. dr. Marenglen Verli, Rektor i ASA-së, paraqiti kumtesën me titull: “Çështja e Kosovës në parlamentin shqiptar (1920-1924)”.

Prof. asoc. dr. Afrim Krasniqi, studiues pranë Institutit të Historisë, paraqiti kumtesën me titull: “Parlamenti në tranzicion, bilanci dhe problematika të aktivitetit përfaqësues”.

 

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL