Në datat 20 dhe 21 dhjetor, u mbajt konferenca: “Perspektiva studimore mbi Kosovën”. Në këtë takim morën pjesë antropologë, sociologë, arkeologë e historianë.U fol për sfidën e të studiuarit të një shoqërie nga studiuesit vendas, u fol për specifikat e një shteti e shoqërie si Kosova si për nga ana politike ashtu dhe kulturore, u fol për shtetin, për shoqërinë, për diasporën, për rezistencën civile e kulturën politike, për muzeun, festivalin, bukën, për gjenocidin, për luftën, pronën, traumën individuale e kolektive, ligjin, për mjedisin, ekokulturën, për të shenjtën e profanen, për kujtesën e harresën, për imazhin, foton, lidhjet sociale, gjininë, raportin e pushteteve, për motivimin antropologjik.U fol për çka është botuar, e për çfarë mendohet të botohet në të ardhmen. Falënderime për të gjithë pjesëmarrësit në konferencë! Ishte vërtetë fort inspiruese.