Ligjërata “Shteti dhe gjendja e dijes etnologjike në Shqipëri” (The State of/and ethnological knowledge in Albania)

12 Dhjetor, 2019 Njoftime

Në Vjenë, me datën 27.11.2019, në AKADEMINË E SHKENCAVE TË AUSTRISË, Instituti i kërkimeve të Historisë Moderne dhe Bashkëkohore, u mbajt ligjërata “Shteti dhe gjendja e dijes etnologjike në Shqipëri” (The State of/and ethnological knowledge in Albania), nga Nebi Bardhoshi dhe Olsi Lelaj, studiues të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Kjo ligjeratë ishte pjesë e kalendarit të ligjeratave “Kërkime Balkanike në Akademinë e Shkencave të Austrisë” (BALKANFORSCHUNG AN DER ÖAW).
Në këtë ligjetarë morën pjesë studiues dhe studentë të fushës së etnologjisë, antropologjisë dhe historisë bashkohore të Balkanit. Në fjalën e tyre, studiuesit Bardhoshi dhe Lelaj, u ndalën gjatë në zhvillimin e dijes etnologjike shqiptare gjatë dhe pas rënies së komunizmit. Më pas diskutimi u përqëndrua mbi botimin e tyre më të fundit “Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë (2018)”.

Ndërmjet shëmbujve dhe analizvs teoriko-kritike të historisë së zhvillimit të dijes etnologjike shqiptare gjatë komunizmit, Bardhoshi dhe Lelaj, ndanë me të pranishmit shqetësimin për kushtin e zhvillimit të dijes sociale dhe humane në situata kur shteti merr përsipër “bërjen e njeriut, shoqërisë e kulturës” varësisht kahut ideologjik apo teknikave të pushtetit të përdorura. Duke reflektuar mbi të “tashmen”, analiza e ligjëruesve ndaloi te zhvillimi i dijes etnologjike, raporti me shtetin dhe kushtin e pasigurisë të krijuar nga politikat neo-liberale në arsimin universitar dhe kërkimin shkencor.

 

 

 

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL