Në datën 16.12.2019, me ftesën e Arqipeshkvisë Shkodër-Pult dhe Komisionit Drejtsi dhe Paqe, në ambientet e Muzeut Dioqezan në Shkodër, dr. Paulin Pushimaj, studiues i Departamentit të Antikitetit të vonë dhe Mesjetës, Instituti i Arkeologjisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, paraqiti rezultatet e kërkimeve arkeologjike të viteve 2014-2019 të kryera në Qytetin e lashtë të Drishtit (Postribë, Shkodër).
Në këtë aktivitet, morën pjesë kërkues shkencor, përfaqsues të institucioneve shtetrore e fetare. Synimi i këtij aktiviteti ishte që përmes prezantimit të rezultateve të kërkimeve arkeologjike të sensibilizonte organet kompetente që merren me çështjet e kulturës e trashëgimisë kultutore në Shkodër, për potencialin e këtij qyteti dikur të lavdishëm si dhe domosdoshmërinë e bashkpunimit ndër institucional si mënyra e vetme për ta kthyer Drishtin në një atraksion turistik.