Ditët e Albanologjisë, edicioni X, 2019

18 Dhjetor, 2019 Njoftime

Në datën 23 dhjetor 2019, ora 9.30, në sallën “Aleks Buda”, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, do të zhvillohet veprimtaria jonë e përvitshme “Ditët e Albanologjisë, edicioni X”. Gjatë kësaj veprimtarie do të bëhet prezantimi i punës vjetore të realizuar nga Instituti i Historisë, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë si edhe Qendra e Botimeve Enciklopedike. Kjo veprimtari shoqërohet me prezantimin e botimeve të realizuara përgjatë vitit 2019. Në përfundim të këtyre veprimtarive do të bëhet prezantimi i fituesve të “Çmimit të Albanologjisë”, për katër titujt më të vlerësuar, nga botimet e viteve 2017-2019.
Bashkëngjitur gjeni programin e këtij aktiviteti.
Ju mirëpresim!

 

 

2024 © Institutet dhe qendrat e Albanologjisë. TË GJITHA TË DREJTAT TË REZERVUARA. POWERED BY WEBART.AL